Projekti për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Në Gjirokastër pritet të ndërtohet një një aeroport i ri civil. Për ndërtimin e tij janë hartuar dy projekte ndërsa specialistët thonë se i ka të gjitha parametrat për t’u riaktivizuar. Aeroporti i Gjirokastrës ndodhet në një distancë prej më pak se 1 km nga ana lindore e qytetit dhe shumë afër rrugës nacionale.

Projekti i terminalit të aeroportit të Gjirokastrës kohë më parë është prezantuar nga arkitekti, i diplomuar në Universitetin e Padovës.

Sipas ATSH, projekti vlerëson mundësinë e rifillimit të fluturimeve të rregullta në aeroportin 80 vjeçar të Gjirokastrës, veçanërisht çarterave turistikë, fluturimeve të emergjencave civile etj. Aeroporti i Gjirokastres shtrihet në fushën e këtij qyteti, në një distancë 0.8 km nga ana lindore e qytetit dhe 0.5 km nga rruga kombëtare, në një lartësi 190 m mbi nivelin e detit.

Ai përfshin një sipërfaqe komplekse, rreth 124.000 metra katror, 96.000 metra katror prej së cilës e zë pista e fluturimit, 18.000 metra katror sheshi i rakordimit dhe 10.000 metra katror zona e shërbimit. /albeu.com/

105010.jpg


105011.jpg


105012.jpg


105013.jpg
 
Pe: Projekti për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës

ehh,

boll u lodhen lazarsit me gomer duke ça malet. me behet qefi , qe qeveria mendon per transportimin e marianes. bokur ;D
 
Back
Top