Projekt per njohjen e feve ne Gjermani

redi-

Anëtar i Respektuar
Një e pesta e popullsisë në Gjermani ka prejardhje të huaj. Të rinjtë shpesh kanë kontakte me moshatarët e tyre të cilët kanë fe tjetër. Një projekt do t'u sjellë pranë nxënësve të Berlinit fetë e botës.

Gjermania është bërë shtet multi-kulturor dhe kjo me kënaqësi do të dëshmohet edhe në statistika: më shumë së një e pesta e popullsisë ka prejardhje të huaj. Sidomos në qytete, të rinjtë kanë kontakte shpesh me moshatarët e tjerë, në shtëpitë e të cilëve jetohet një kulturë ose fe tjetër.

Që të mos mbeten të huaj për njëri-tjetrin, por të njihen mirë, Fondacioni Herbert-Quandt ka inicuar në shkolla një konkurs për projekte ndërfetare për krishterimin, islamin dhe hebraizmin.

Në një skenë Laszlo 12 vjeçar shpjegon se si është ndërtuar një kishë gotike. Për këtë prezantim ai ka veshur një këmishë të gjatë deri në gju dhe ka vënë në kokë një kapele shajaku. Para djalit shtat-hollë qëndrojnë ulur rreth 100 dëgjues në sallën e një kishe të Berlinit. Disa të rritur, por para së gjithash nxënës, marrin pjesë në konkursin që po zhvillohet aktualisht “Trilogu i kulturave“.

Laszlo është në klasën e gjashtë në një shkollë protestante në qendër të Berlinit. Një ndihmesë për këtë konkurs të shkollës së tij janë vizitat në kishat, xhamitë dhe sinagogat. Laszlo zbret nga skena.

“Unë kam veshur një kostum nga mesjeta siç kanë mbajtur në atë kohë. Unë do të thoja ndoshta një kostum mjeshtri ndërtimi, me qëllim që vizitorëve t'ua sjellim sa më afër mjedisin e asaj kohe”, thotë Laszlo.

Kjo e gjitha ka sukses, mendon Laszlo, edhe pse të rriturit njëherë habiten kur shohin ekspertët e rinj. Anselmi nga klasa e pestë, ishte pothuajse i veshur me stilin barok - me një jelek të trashë dhe me një kapele me tre cepa kthyer përpjetë në kokë. Së shpejti ai mund të udhëheqë vizitorët në një xhami ose sinagogë.

“Unë nuk di shumë për këto, por unë besoj se ne do të hyjmë edhe në role të tilla, si lutës të Zotit ose diçka të ngjashme si kjo dhe pastaj ne do t'u tregojmë më shumë vizitorëve në kishë."

“Trialog do të thotë një komunikim më i mirë mes hebraizmit, krishterimit dhe islamit. Projekti tani është në raundin e pestë. Ne kemi pasur rreth 70 shkolla deri tani në këtë garë, afro 20.000 nxënës dhe kemi investuar nga fondacioni rreth një milion euro nëpër shkolla."

اmimi këtë vit do të ketë vlerën prej 60.000 eurosh. Aktualisht, shkollat në Berlin dhe në landin e Hesenit që marrin pjesë në këtë konkurs, marrin 3.500 euro si fillim. Për një konkurs mbarëkombëtar, fondacioni është shumë i vogël, thotë Lِffler. Shkollat duhet të kujdesen mirë dhe duhet të kenë parasysh faktin që projektet e trialogut të kenë edhe një të ardhme.

“Ne themi se kjo duhet të jetë e rëndësishme në çdo shkollë, lagje, provincë, që ideja e projektit dhe koncepti pedagogjik të jenë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, sepse atëherë kjo ka edhe garancinë e qëndrueshmërisë. Ne duam që kjo ide të ndikojë gjatë viteve dhe ky projekt i trialogut të zërë vend në profilin e shkollave" - shpjegon Lِffler.

Edhe Jakobi 14 vjeçar merr pjesë në projekt. Gjimnazisti largon flokët e gjatë biondë nga fytyra dhe buzëqesh me guxim. Ai e sheh projektin si një konkurrent për herë të parë.

Klasa e tij i krahason ritualet e rritjes me hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, ku pjekuria fetare e djemve dhe vajzave deri në kungim është në moshën 12 dhe 13 vjeç. Informacionet nxënësit i sigurojnë nga burimet e para.

“Ne kemi zhvilluar koncepte, madje edhe me mësuesit tanë se çfarë opsionesh të ndryshme mund te këtë, si për shembull dikush të bisedojë me një rabin, me një pastor ose drejtues të ndryshëm nga institucionet e krishtera dhe të bisedohet rreth asaj se çfarë do të thotë moshë madhore dhe po ashtu të njohin drejtpërdrejt fetë", shpjegon Jakobi.

Deri në tetor të këtij viti nxënësit kanë ende kohë që t'i japin dorën e fundit projekteve të tyre që pastaj juria të vendosë për fituesit. /DW/
 
Back
Top