Kresha
A pretty face can never trick me
Defilimi i nxënësve nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës, koncertet, fishekzjarrët dhe një mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës, është përmbajtja e programit të festimit të Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Aktivitetet për shënimin e njëvjetorit të pavarësisë do të fillojnë më datën 17 shkurt në orën 11:00 me një mbledhje solemne të Kuvendit të Republikës, ku do t'i adresohen Kuvendit dhe qytetarëve, presidenti, kryeministri, edhe kryeparlamentari.
Po këtë ditë do të mbahet një defilim për nxënësit dhe për të gjithë qytetarët, që është titulluar "Ecja në pavarësi".
Në orën 18:00 do të jetë koncerti i Filarmonisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në orën 21:00 do të jetë një koncert madhështor në Prishtinë, por edhe në qytete tjera të Kosovës.
Në orën 22:00 është paraparë ndezja e fishekzjarrëve në Prishtinë, por edhe në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës.
Gjithë ky organizim do të bëhet nën protokollin e shtetit dhe një komisioni ndërministror të cilin e përbëjnë zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, ministrat Enver Hoxha, Valton Beqiri, Ahmet Shala.
Për mbulimin e këtyre aktiviteteve Qeveria e Kosovës të shtunën ka ndarë një shumë prej 150 mijë euro. /Telegrafi/