Programi i “Check-up” duhet të marrë fund, është një humbje e madhe parash publike

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Shiko fotografinë 1791878

Nga Dr.Joao Costa*

Emri im është Joao Costa, ekspert i shëndetit publik dhe ekonomist i shëndetësisë me doktoraturë në Shkollën e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër. Kam rreth 40 vite eksperiencë punë në sistemin e shëndetit publik, fillimisht në vendim tim të lindjes Brazil dhe më pas në rreth 20 vende në të cilat kam punuar si konsulent, këshilltar ose menaxher projektesh për 17 vitet e fundit.

Kam jetuar dhe punuar kohët e fundit në Shqipëri për 2 vite e gjysëm si menaxher i një projekti shëndetësor dhe ndihem i detyruar për të përcjellë një mesazh që unë e konsideroj të rëndësishëm për sistemin shëndetësor të këtij vendi. Ky mesazh nuk ka asnjë lloj pikëpamje politike apo prirje të çdo lloji dhe nuk ka qëllim të sulmojë reputacionin apo kompetencat e askujt.

Kontriubuti që po përpiqem të sjell është një përpjekje e sinqertë për t‘i ofruar këtij vendi këshillat më të mira teknike bazuar në vëzhgimet e mia direkte ndaj funksionimit të sistemit dhe eksperiencave personale. Unë jam përgjegjësi i vetëm për opinionet e shprehura në këtë artikull dhe asnjë institucion apo individ nuk mund të quhet përgjegjës për asnjë nga pikëpamjet e shprehura në këtë artikull. Duke thënë këtë e konsideroj veten plotësisht përgjegjës për idetë e shprehura.

Ndoshta nuk është e nevojshme të shpjegoj se çfarë është programi i checkup (“Si-Je”) pasi programi është shumë i njohur në Shqipëri. Kështu që nuk do të hyj në shpjegime të detajuara të programit. Me pak fjalë mjafton të themi se checkup është një program i implementuar nga një kompani private e cila ka fituar koncesionin për të themeluar në secilën qendër të kujdesit shëndetësor një dhomë ku mblidhen kampionë gjaku dhe bëhen teste shëndeti për të rritur nga mosha 35 deri 70 vjeç.

Individët që i përkasin kësaj grupmoshe kanë të drejtën e një checkup-i në vit. Rezultatet ju bëhen të ditur mjekëve të familjes që janë të specializuar të kurojnë ata të cilët mund të kenë nevojë për trajtim. Në dukje programi po i sjell përfitime popullatës. Megjithatë duke parë më nga afër si është implementuar programi dhe se çfarë mund të bëhej ndryshe mund të kuptosh qartë se programi i checkup është një humbje e madhe parash publike dhe dobëson sistemin shëndetësor.

Ky është shpjegimi im se përse ky është një rast i tillë në 11 pikat e mëposhtme, të cilat japin mjaftueshëm arsye pse ky program duhet të marrë fund.

⇒Programi shfuqizon dhe demoralizon profesionistët shëndetësorë. Shpesh këta profesionistë punojnë në kushte shumë të këqija, ndërsa vendet e vetme të pranueshme të punës në qendrat shëndetësore që janë përmirësuar. janë të dedikuara ekskluzivisht për këtë program. Profesionistët ndihen të nënvlerësuar. Prandaj shumë prej tyre kërkojnë mundësi për tu larguar nga shërbimi publik ose nga vendi.

⇒Pajisjet, si elektrokardiogrami (ECG), për shembull, gjenden në dhomën tjetër pranë dhomës së konsultës të mjekëve. Pjesa më e madhe e kohës pajisjet nuk përdoren. Përkundër kësaj, mjekët nuk mund t’i përdorin kur kanë nevojë – pajisjet në dhomën e kontrollit mund të përdoren vetëm një herë në vit për të njëjtin pacient. Gjithashtu mund të përdoren vetëm për grupmoshat e targetuara (35 deri 70), pa marrë parasysh nëse një pacient më i ri ose i moshuar mund të ketë nevojë të ekzaminohet. Kjo ka sërish efekt shfuqizues për profesionistët.

⇒Ndonjëherë, mjekët mund të kenë nevojë të ndjekin gjendjen e pacientëve të cilët kanë kryer checkup. Për këtë, mjeku mund të ketë nevojë të kryejë teste shtesë perveç testeve të zakonshme për të pasur nën kontroll reagimin e pacientit ndaj trajtimit dhe mënyrën se si po përmirësohet gjendja shëndetësore e asaj apo atij. Sidoqoftë, pacientët kanë të drejtë t’i kryejnë kontrollet e vëna në dispozicion për checkup vetëm një herë në vit. Prandaj, mjekët nuk mund të përdorin shërbimet laboratorike dhe pajisjet e kontrollit megjithëse pacientët kanë shumë nevojë për to. Kjo do të thotë që checkup-i nuk është bërë në bazë të nevojave të pacientëve, por në bazë të rregullave të programit, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me nevojat e pacientëve. Kjo nuk është e përshtatshme, pasi pacientëve nuk u ofrohet akses më shumë se njëherë në vit.

⇒Individët e shëndetshëm nuk kanë nevojë për kontrolle të rregullta. ثshtë qesharake të ofrosh dhe të paguash për kontrollet vjetore të individëve nën 50 vjeç ose më të vjetër. Në mungesë të simptomave, këta individë mund të kontrollohen një herë në intervale 5, 7 ose 10 vjeçare, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë. Ofrimi i testeve vjetore për këtë popullsi është një humbje masive parash.

⇒Efekti i kombinuar i harxhimit të burimeve për ata që nuk kanë nevojë të kontrollohen dhe mohimi i shërbimeve të vazhdueshme për ata që kanë nevojë për to më shumë se një herë në vit është skandaloz. Kjo është në kontradiktë me të gjithë parimet e shëndetit publik. Duke bërë një analogji me shpërndarjen e pasurisë, kjo do të korrespondonte me marrjen e parave nga të varfërit për t’ua dhënë të pasurve. Me fjalë të tjera, programi megjithëse nuk siguron trajtimin e të sëmurëve ofron kontrolle të panevojshmë për personat që nuk kanë nevojë. Kjo është tërësisht e pajustifikueshme. Do të ishte më mirë që kontrolli të mos ekzistonte fare. Në vend të kësaj, pacientët me simptoma ose faktorë rreziku mund të testoheshin dhe mbaheshin nën kontroll pavarësisht grupmoshës së cilës i përkisnin dhe të kyrenin kontrolle sa herë që mjekët e gjykonin të përshtatshme. Në një sistem shëndetësor funksional, gjykimi i mjekut duhet të ishte dera e vetme për kryerjen e ekzaminimeve.

⇒Mënyra se si kontraktori paguhet në koncesion është gjithashtu e papranueshme. Kontraktuesi nuk duhet të paguhet për shërbime që nuk ofron. Ky i fundit duhet të paguhet në bazë të numrit të pritshëm të pacientëve që mendohet të kenë nevojë për kontroll megjithatë pavarësisht këtij supozimi ai paguhet shumë më shumë se për shërbimet që ofron. Kjo është padyshim një biznes shumë i keq për fondet publike. ثshtë vënë re se kërkesa për këtë shërbim ka ardhur githnjë e në ulje. Kjo gjë sjell fitime të shumta për kontraktorin e checkup dhe detyrimisht humbje masive të fondeve publike.

⇒Nëse përdorimi i kontrollit arrin vetëm 25% deri në 30% të popullatës së synuar, siç duket, atëherë kjo dëshmon se programi nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell përfitime të mjaftueshme për të justifikuar vazhdimësinë e tij. Njerëzit nuk kanë nevojë për të. Dhe është e drejtë të thuhet se individët që janë më të rinj se 50 vjeç nuk kanë nevojë për kontroll mjekësor, vetëm nëse kanë simptoma ose faktorë rreziku (obeziteti për shembull). Shkurtimisht, ky nuk është një program që mund të justifikohet bazuar në nevojat e njerëzve dhe shfrytëzimit të tij nga njerëzit.

⇒Pacientët të cilët janë diagnostifikuar nga kontrolli mund të ishin diagnostifikuar po njësoj nga një shërbim normal i kujdesit shëndetësor, nëse qendrat shëndetësore do të ishin të pajisura siç duhet me paisjet e nevojshme. Implementimi i një programi kontrolli në vend të një programi për forcimin e qendrave aktuale të shëndetit dhe kompetencave klinike të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor ka dobësuar dukshëm sistemin shëndetësor. Sistemi shëndetësor mund të ishte bërë më i fuqishëm me ndërhyrjet në përmirësimin e kapaciteteve në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor, duke arritur më shumë me më pak kosto.

⇒Një sistem i shëndetit publik duhet të merret me identifikimin e personave të sëmurë si dhe trajtimin e tyre në mënyrë adekuate. Një rregull bazë në kryerjen e sondazheve të sëmundjeve ose programeve të kontrolleve mjeksore është ofrimi i garancisë që çdo person i diagnostifikuar me nje sëmundje duhet detyrimisht t’i ofrohet mjekimi i nevojshëm. Nëse kjo nuk garantohet të tilla kontrolle duhet të shmangen. Nëse mjekët nuk mund të ndjekin pacientët e zbuluar nga kontrolli (siç shpjegohet në pikën 3 më lart), programi nuk po ndihmon në ndërtimin e një sistemi efektiv të kujdesit shëndetësor parësor. Sistemi shëndetësor duhet të sigurojë trajtim për të gjithë pacientët tashmë të diagnostifikuar, si dhe kushtet e duhura për kurim. Duke mos e garantuar këtë, programi i kontrollit në të vërtetë dobëson sistemin shëndetësor.

⇒Të dhënat e grumbulluara deri tani nga programi i kontrollit nuk duhet të mbeten në duart e individëve që nuk janë kompetent për të analizuar të dhënat dhe për të nxjerrjë prej tyre informacionet përkatëse të shëndetit publik, të cilat pastaj mund të përdoren si dëshmi për politikat shëndetësore dhe formulimin e programeve. Ku është harta e sëmundjeve të identifikuara nga kontrolli? Kush po punon për këtë? Kush po analizon shpërndarjen e sëmundjeve? Të dhënat duhet të jenë me Institutin e Shëndetit Publik për studime epidemiologjike (duke ruajtur konfidencialitetin). Informacioni i mbledhur deri tani është një turp për sistemin shëndetësor.

⇒Shkurtimisht, një program i tillë si checkup, i paraqitur si politika shëndetësore e vendit, mund të jetë objekt i kritikave të ashpra në ndonjë forum të shëndetit publik në botë. Shqipëria nuk ka nevojë dhe nuk e meriton këtë program. Ka qenë një gabim i madh planifikimi dhe implementimi i këtij programi që nuk merr parasysh nevojat shëndetësore të popullatës; një program që nuk respekton rolin e pazëvendësueshëm të mjekëve, atyre që duhet të jenë plotësisht të autorizuar për të pasur akses në pajisjet diagnostifikuese dhe ato të trajtimit. Në sistemin shëndetësor, ekzaminimet dhe testet laboratorike duhet të përdoren ekskluzivisht sipas gjykimit të profesionistëve të shëndetësisë; detyrimet kontraktuale me kontraktorët jashtë sistemit shëndetësor nuk duhet të anashkalojnë privilegjet e profesionistëve të shëndetit dhe pacientëve të tyre.

Unë besoj se këto pika paraqesin shpjegimin se pse ky program duhet të marrë fund.

Shqipëroi: Flavja Kenga

*Ish menaxher i një projekti shëndetësor në Shqipëri

*Titulli është i redaksisë së Citizens Channel. Për të lexuar artikullin në versionin anglisht klikoni mbi titullin origjinal: Why the checkup program is not good for Albania
 
Dje mos u gabofsha lexova nga Legally qe kish probleme me ceshtjen e mjeksise.....
Ne Londer me thote mikja ime nese sje rast urgjent , ne shtet e ke me planifikim qe varion nga 1 -2 muaj pritje. Sepse ne privat ta masin koken me pe.
Me pak fjale kudo njesoj......
Check up sipas kesaj zonjes mumd te jete jo 100% efikas per faktin se i eshte dhene nje personi te vetem si nenkotraktor , por sigurisht qe eshte teper i nevojshem.
 
Spitalet E Shqiperise te tmerrojne... nuk me besohet gjendja e mjeruar e tyre bashke me mjeket ujqer.

Kjo puna e check up eshte si puna e atij autobuzit elektrik . Loool
 
Beni check up se me mire te parandalosh sesa te trajtosh...nuk e ul vdekshmerine por te pakten zgjat mbijetesen.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top