Profili i kandidatit demokrat për Tiranën, Basha

MasteR

I'm offline
Basha%20fushata-3_2.JPG


Lulzim Basha lindi më 12 qershor 1974 në kryeqytetin shqiptar, ndërsa sot është i përfshirë në garën për të udhëhequr Tiranën si qytetari i parë i saj.

Përmbledhtas në Enciklopedinë në internet, Uikipedia, Lulzim Basha prezantohet si jurist dhe politikan shqiptar, ministër i suksesshëm i këtij vendi për shkak të ndërtimit të rrugës së kombit Durrës-Kukës, dhe aktivitetit të tij në diplomacinë shqiptare me produkte konkrete:
Shqipëria anëtare e NATO-s, shqiptaret udhëtim pa viza në Bashkimin Evropian.

Basha do të kryente studimet në universitetin e Utrehtit në Holandë, duke u specializuar në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare.

Karriera e tij profesionale nisi në maj të 1998-ës, ndërsa deri në 1999-ën ishte pjesë e skuadrës së hetimit të krimeve të luftës nga forcat serbe në Kosove: Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Në vitet 2000- 2001 u emërua Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK.

Deri në vitin 2002, Basha ishte zv/shef i kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë UNMIK.

Dhe nga nëntori i këtij viti deri në 2005-ën ai ishte Këshilltar Special për Tranzicionin, përgjegjës për përgatitjen e ministrisë së ardhshme të Drejtësisë në Kosovë.

Karriera politike e Lulzim Bashës në Shqipëri nis në vitin 2005.

Ai iu bashkua Partisë Demokratike të udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha në janar të 2005-ës, dhe brenda pranverës së këtij viti u përfshi në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike me zgjedhjen anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë.

Afrimi i Bashës me selinë blu u bë në kuadër të krijimit të Komitetit të Orientimit të Politikave, një ekip ekspertesh i thirrur nga demokratët 8 vjet në opozitë, ekip që përcaktoi fitoren e Partisë Demokratike më 3 korrik 2005, nën sloganet “Koha për ndryshim” dhe “Me duar të pastra” .

Lulzim Basha u bë koordinatori i KOP-it, komisionet e të cilit shpallën 17 projekt- platforma qeverisëse për Partinë Demokratike.

Basha ishte edhe zëdhënës i fushatës elektorale, për t’u përfshirë pas zgjedhjeve të 3 korrikut në radhët e 140 deputeteve ne Kuvendin shqiptar, në legjislaturën e tij të XVII-të.

Në shtator të atij viti, Lulzim Basha, do të merrte besimin e kryeministrit të ri të vendit, Sali Berisha për drejtimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit e Telekomunikacionit.

Ai konkretizoi në mënyrë optimale, pavarësisht akuzave, premtimin kryesor të demokrateve për infrastrukturën e vendit, atë që sot quhet rruga e Kombit, kryevepra e infrastrukturore e vendit me tunelin e Kalimashit rreth 6 kilometra të gjatë.

Në maj të 2007-ës, Basha merr postin e ministrit të Jashtëm. Vetëm pas pak ditësh, ai do të takohej me Sekretaren e Shtetit, Kondoleza Rise, një takim që i pararendi vizitës historike të presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë, i cili dha dy mesazhet e rëndësishme për shqiptarët, pavarësinë e Kosovës, dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në krye të ministrisë së Jashtme, Basha qëndroi deri në 2009-ën, kur dhe u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbajtën Partinë Demokratike në pushtet dhe Bashën deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur kësaj here në qarkun e Elbasanit.

Në shtator të 2009-ës, Lulzim Basha, në kabinetin “Berisha 2” merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ndërsa vijoi punën e nisur si shef diplomacie për përmbushjen e kushteve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, ngushtësisht i lidhur me Ministrinë e Brendshme, punë e mbyllur suksesshëm, teksa më 15 dhjetor të 2010-ës qytetarët e prekën vetë realitetin, duke lëvizur me një pasaportë biometrike në vendet e hapësirës Shengen, larg radhëve të ambasadave.

Por përgjatë gjithë vitit, të gjithë kishin filluar të shinin tek Lulzim Basha, rivalin e vetëm të Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që presidenti Topi i dekretoi më 8 maj të 2011.

Ndonëse zyrtarizimi vonoi deri në afate që ligji përcakton, disa herë kryeministri Berisha, e konfirmoi atë përmes batutave.

Madje fakt i kryer ishte bërë dhe për ambasadorët në Tiranë, teksa Bashën e komentonin pa druajtje si garues për Tiranën.

Pritshmëria e të gjithëve zyrtarizohet.

Basha dorëhiqet nga posti i ministrit të Brendshëm dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke u përqendruar në një fushatë qytetare, me një bosht kryesor, se për të dhe koalicionin qeverisës qytetarët janë të parët, e në rastin e Bashës, Tirana është e para.

Larg retorikës politike, ai shpalli ofertën e tij për Tiranën dhe atë se kush është Edi Rama për Lulzim Bashën.


JETثSHKRIMI, KARRIERA

Datëlindja

12. 06. 1974, Tiranë

Arsimi

Utreht, Holande - E Drejta Europiane e Ndërkombëtare

Karriera profesionale

1998 – 1999 - Pjesë e skuadrës së hetimit të krimeve të luftës të ish- Jugosllavisë, në Tribunalin Ndërkombëtar, Hagë

2000- 2001 - Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë të UNMIK

2001 - 2002 - Zv. shef i Kabinetit të drejtorit, Departamenti i Drejtësisë, UNMIK.

2002 – 2005 - Këshilltar Special për Tranzicionin, përgatiti Ministrinë e ardhshme të Drejtësisë në Kosovë

Janar 2005 - Basha nis karrierën politike

Themelohet Komiteti i Orientimit te Politikave, pranë PD/ Lulzim Basha, anëtar, koordinator i KOP-it

Pranverë 2005 - Anëtar i Këshillit Kombëtar, anëtar kryesie

Zgjedhjet 2005 - Zëdhënës i fushatës zgjedhore

Korrik 2005 - Deputet i Kuvendit, legjislatura e VII-të

Shtator 2005 - Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

Maj 2007 - Ministër i Punëve të Jashtme

Qershor 2009 - Deputet i qarkut të Elbasanit

Shtator 2009 - Ministër i Brendshëm

Prill 2011 - Kandidat i Aleancës për Qytetarin, për Bashkinë e Tiranës

8 Maj 2011 …..

abc news
 
Back
Top