
ثshtë e ditur se personat të cilët janë në dializë duhet të kenë kujdes në konsumimin e fosfateve dhe kaliumit.
Produkteve të mishit të papërpunuara termikisht, shpesh u shtohen aditivë të cilët përmbajnë sasi të madhe të fosforit dhe kaliumit.
Meqenëse këto elemente janë të rrezikshme për personat të cilët kanë probleme me veshka, autorët e një studimi të publikuar në revistën “Clinical Journal of the American Society Nephrology” rekomandojnë që pacientët që kanë problem me veshkat duhet të largojnë tërësisht nga ushqimi i tyre produktet e paziera të mishit.
*telegrafi*