Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prodhohet ekzemplari i 1.500.000-të i Fiat Panda

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Grupacioni FIAT me krenari ka njoftuar se fabrika në Poloni ka prodhuar Fiat Panda-n e 1.500.000-të, që është rekord i kompanisë italiane.

Numri rekord i Fiat Panda me motor 1.3 Multijet dhe me eksterier të veçantë “emotion” i është dorëzuar një klienti të veçantë italian.

Në përgjithësi, prodhimi i këtij modeli të Fiatit daton që nga viti 2003, me ç’rast me kalimin e viteve ka fituar disa çmime duke përfshirë edhe çmimin për automjetin e vitit në Evropë, në vitin 2004.

Për suksesin e Panda-s polake flet edhe fakti se 93.3% e automjeteve janë porositur në 74 vende të ndryshme.

Për të përkujtuar, në ofertën e Panda-s janë tre tipa motorësh benzinë (1.1 me 54 KF, 1.2 me 60 KF dhe 1.4 me 100 KF) dhe një motor me naftë (1.3 Multijet me 70 KF).
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 6 37.5%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 6.3%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 18.8%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 37.5%
Back
Top