Procesverbali i njësisë 5 mbërrin në kqz, nuk është firmosur nga pd

WxP

Staf në FV.AL
Sot rreth orës 16:10 minuta pas kërkesave të shumta ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve procesverbali i njësisë bashkiake nr. 5. Tabela për kreun e Bashkisë është firmosur vetëm nga komisionerët e PS dhe nuk ka konsensusin e PD-së. Lajmi u raportua nga Gazetari i NEWS 24 Spartak Koka, i cili deklaroi se procesverbali është dorëzuar në KQZ nga

Kryetari i KZAZ 49 dhe nënkryetari i saj. “Tabela sapo është protokolluar dhe do jetë objekt debatesh në mbledhjen e KQZ. Në këtë mbledhje është parashikuar edhe vizuta e Ambasadorit Amerikan Aleksandër Arvizu”, tha gazetari i NEWS24.


BalkanWEb
 

Attachments

  • 43198_1.jpg
    43198_1.jpg
    31.9 KB · Shikime: 45
Pe: Procesverbali i njësisë 5 mbërrin në kqz, nuk është firmosur nga pd

Njësia 5 në KQZ, pa firmën e PD-së

Që prej orës 10:00 të ditës së djeshme anëtaret e KZAZ-së numër 49 kanë patur një sërë mosmarrëveshjes që kishin të bënin me firmosjen e tabeles përmbledhese të procesverbaleve që kanë dalë pas numërimit të votave për kryetar bashkie.

Kater anëtaret qe kane shumicen nga Partia Demokratike kane kundershtuar firmosjen e tabeles pasi sipas tyre ne nje proces verbal ka lapsuse ne drejtshkrim. Gjate paradites se sotme situata ishte e pandryshuar duke bllokuar procesin e numerimit te kutive per minibashkine.

Mosmarrveshjet per tabelen perfundimtare do te mberrijne ne KQZ, bashkangjitur me nje procesverba,l ku jane shenuar te gjitha verejtjet e shumices ne kete KZAZ.

Zonja Blerina Gjylameti shpjegon se në këtë moment, cështja kalon në kompetencat e KQZ-së dhe komisionerët thjesht përcjellin dokumentacionin, duke i lënë Komisionit Qendor, të deklarohet për miratimin ose jo të tabelave përmbledhëse.

Top-Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top