Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

Universi është drejt fundit. Ky fund është i pashmangshëm dhe s’ka asgjë që dora e njeriut mund të bëjë për ta parandaluar.

Deri këtu thuajse i gjithë komuniteti i shkencëtarëve të bie dakort. Ajo që ndan në disa grupe është koha kur dhe si do të mbërrijë ky fund.


1427300352universitfundpike.jpg


Për disa ky proces nuk ka nisur ende, për të tjerë procesi ka nisur dhe fundi i asaj që njohim e shohim është më afër nga sa mendohej.

Një studim i ri thotë se përshpejtimi i përhapjes së universit dhe rritja e pranisë së asaj që njihet si “materia e zezë” (forcë misterioze që tregon se si përhapet e zgjerohet universi, që askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë është në të vërtetë) tregojnë që brenda dhjetra miliardë vitesh, galaksitë do fillojnë të përplasen me njëra-tjetrën.

Pikërisht ky do të jetë edhe fillimi i fundit të pashmangshëm. Për një njeri dhjetra miliarde vite janë shumë, shumë më shumë, por për ‘kohëmatësin’ kozmik kjo periudhë cilësohet si relativisht e shkurtër.



Teoria e hedhur është vepër e një studimi të një grupi shkencëtarësh britanikë dhe amerikanë. Studimi është publikuar në “phys.org” dhe grupi i shkencëtarëve thotë se po përpiqet të sigurojë më shumë të dhëna për të dalë me një datë më të saktë për fundin e universit.

Askush nuk e di me siguri se si do të mbërrijë ky fund. Tri janë teoritë kryesore; përthithja e madhe, ngrica e madhe dhe shkërrmoqja e madhe.

E para thotë se në fund graviteti do të jetë aq i fortë sa universi do të ndalojë përhapjen e tij dhe do nisë procesi i anasjelltë; përthithja që do të shoqërohet me përplasje galaksish, yjesh e planetesh.

Teoria e dytë thotë se materiet nuk do të shpërbëhen, por përhapja me shpejtësi e universit do të rrisë radiacionin duke i dhënë fund jetës.

Teoria e tretë shkon në kah të kundërt me teorinë e parë. Sipas kësaj teorie, që ka edhe mbështetësit më të mëdhenj, kur përhapja e universit të jetë më e fortë se forca e gravitetit, atëherë galaksitë, yjet dhe planetet do të humbasin ekuilibrat që i mbajnë duke përfunduar në një kaos të vërtetë.
t.chanel
 
Titulli: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

Sa here do dalin keto me keto teori
 
Titulli: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

cdo muaj-vit do dali nje teori per shkaterrimin e universit por shyqyr zotit asgje ska ndodhur dhe ishalla mos ndotht :)
 
Titulli: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

rendesi ka qe nja 10 a me shume breza pas nesh do jetojne...me pas tymi le ti dali
 
Titulli: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

E kujt i plasi? ne do krijojm univers me vete! pff
 
Titulli: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

Nje gje heret ne femijeri me pat futur besimin ne Zot, kur pata degjuar se cdo gje e ka shkaterrimin, dhe pastaj mendoja ne vete: Nese nje gje shkaterrohet, ateher perse eshte krijuar?
 
Titulli: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

Nje gje heret ne femijeri me pat futur besimin ne Zot, kur pata degjuar se cdo gje e ka shkaterrimin, dhe pastaj mendoja ne vete: Nese nje gje shkaterrohet, ateher perse eshte krijuar?

Gdo fillim ka nje fund
Jeta ka vdekjen
Dita ka naten
Gjithcka ka nje arsyje krijimi e mbarimi...
 
Pe: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

Gjithmonë kam qenë kurreshtar ta shoh "hiçin" :hapy:!
 
Titulli: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

Paskemi kohe.
 
Titulli: Procesi i shkatërrimit të Universit ka nisur

Gdo fillim ka nje fund
Jeta ka vdekjen
Dita ka naten
Gjithcka ka nje arsyje krijimi e mbarimi...

Po ashtu eshte, porse thuhet ne Kuran: Nuk i krijova njerezit dhe xhinet për tjeter vetem se te me adhurojnë. Dhe ketu mendoj, se vertet ne jemi krijesa te Dikujt nga vullneti i Tij te krijuara ku duhet te nenshtrohemi dhe te jemi falenderues, jo te sillemi si rendprishes, pasi cdo gje tretet dhe kthehet perseri tek Zoti. Pra ne jemi per nje kohe te caktuar ne tokë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back