Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Proces i rregullt zgjedhor – raportohen disa parregullsi dhe incidente

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Proces i rregullt zgjedhor – raportohen disa parregullsi dhe incidente
Koalicionin e OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka paraqitur të gjeturat e para nga terreni, bazuar në raportet e vëzhguesve të Demokracisë në Veprim. Bazuar në të dhënat deri në orën 10:00, në përgjithësi, procesi i votimit është zhvilluar i rregullt, me përjashtim të disa rasteve të caktuara të parregullsive dhe incidenteve.

Deri në orën 10:00, janë paraqitur disa parregullsi: Në Prizren, Sreckë dhe Novosellë, ka pasur vonesa në procesin e fillimit të votimeve. Në Malishevë, fshati Temeqinë, procesi i votimit ka filluar me vonesë. Vonesa ka pasur edhe në fshatin Novak të Prizrenit.

Po ashtu, kanë ndodhur disa raste ku kanë munguar materialet. Në Fshatin Sreckë të Prizrenit, ka munguar fillimisht vula, në Mitrovicë ka munguar lampa, në Podujevë-Pollatë ka munguar kapaku i kutisë, me ç’rast ka pasur improvizim të kapakut.

Një element i përgjithshëm në tërë Kosovën, është mungesa e listave të kandidatëve nëpër kabina. Në disa raste ka pasur edhe disa incidente të vogla.

Në fshatin Brod të Shtërpces, ka pasur disa tensione, me ç’rast Policia ka qëndruar brenda vendvotimeve. Policia brenda vendvotimeve, kjo për shkak të tensioneve, ka qëndruar edhe në Tusus të Prizrenit dhe në Prishtinë.

Në fshatin e Ri, në Malishevë, ka pasur një rast ku kryesuesi i një vendvotimi ka shtyrë votuesit të votojnë numrin 30 – PDK. Në Mitrovicë, në qendrën e votimit në shkollën Ismail Qemali, ka pasur raste të votimeve familjare.

Në disa raste, në komuna të ndryshme, si Mitrovicë, Pejë e Rahovec, ka pasur ndërrim të vendvotimeve, ku më pas ka shkaktuar rritje të numrit të votuesve me kusht. Në disa raste në Rahovec kanë munguar zarfet e vegjël për votim me kusht. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back