Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Problemet shëndetësore që shkakton buka

buka.jpg
Një nga çështjet që është vënë sërish në qendër të vëmendjes e që na prek të gjithëve, është ekzistenca e trupave të huaj në bukë. Sipas specialistëve, në rast se realisht ekzistojnë elementë të ngurtë në bukë dhe ne i kunsumojmë, ato mund të sjellin dëme në organizmin tonë.

Specialistja gastrohepatologe pranë spitalit “Nënë Tereza”, Vigjilenca Demiraj, na shpjegon më shumë mbi problemet që shkaktohen: “Në bukë qëllon që të gjejmë prani fijesh ose telash që janë problem për aparatin tretës. Mund të rrezikohet edhe jeta.”

Ushqimi dhe procesi i të ngrënit është marrja e energjisë dhe vitaminave nga produkte të ndryshme natyrore dhe industriale në trupin e njeriut. Drejtuesja e Qendrës së Kërkimeve të Ushqimit, Eranda Mane na informon më shumë rreth vlerave ushqyese dhe të domosdoshme të bukës: “Karbohidratet, proteinat dhe lëndët azotike gjenden tek buka.”

Ndërkohë që një pjesë e furrave të bukës vazhdojnë ende t’i shesin produktet e tyre me qese plastike, mjekësia konstaton një tjetër problem.

Vigjilenca Demiraj shpjegon: “Qeset plastike të bukës prodhohen nga nënproduktet e naftës, pra kanë në përbërje të tyre kimikate. Këto kimikate instalohen brenda bukës dhe indirekt ne marrim këto lëndë duke përkeqësuar shëndetin tonë.”

Pedagogia Mane na tregon se cilët mund të jenë disa nga përbërësit e dëmshëm për shëndetin e sesi mund të dallojmë cilësinë e bukës dhe të sigurohemi për produktin që konsumojmë: “Dëm shkaktojnë ngjyruesit artificialë. Buka e freskët ndihet nga aroma.”

Produktet e skaduara janë një tjetër çështje shumë e ndjeshme për konsumatorin. Pedagogia Demiraj na sjell një rast personal e na tregon për dëmet që shkaktohen në organizëm: “Prpduktet e skaduara krijojnë myk në organizëm.”

Por ja se çfarë mund të bëjmë kur gjendemi para një fakti të tillë: “Në qoftë se konsumojmë një ushqim të skaduar, duhet të pijmë ujë të ngrohtë dhe të provokojmë të vjella në mënyrë që të bëjmë autolavazh të stomakut.”/TCH
 
Titulli: Problemet shëndetësore që shkakton buka

Buka ne Shqiperi ne vend qe te shitet e gatshme, e presin feta feta, s'e kuptoj perse? Ashtu thahet. Nejse...
 
Titulli: Problemet shëndetësore që shkakton buka

Buka ne Shqiperi ne vend qe te shitet e gatshme, e presin feta feta, s'e kuptoj perse? Ashtu thahet. Nejse...

Gjithandej ka buke qe shitet feta-feta, eshte me kollaj per te perdorur nqs sje ne shtepi psh.
Por normalisht, cdo dyqan buke ofron disa lloje buke, ska mundesi te shitet vetem buke feta.

Buka, eshte ushqim teper kalorik, e i konsumuar ne sasi sjell deme.
Nqs nuk mund te keni nje tavoline pa buke, limitohuni tek 2 feta ( e aq me mire nqs eshte buke e zeze apo me drithera! Po e di qe eshte shume e shishme buka e bardh, e bute e sapo nxjere nga furi....por s'eshte per perdita, hajeni njehere ne vit per qejf)>
 
E di Sweetzzina, doja te thoja se nese e pret buken feta feta, asaj i iken shija dhe thahet shpejt. Jo vetem kaq, asaj nuk i dihet, sa kohe ka qe e kane pjekur(nxjerre nga furra) ka mundesi te kete aty 1 jave, ose dite te tera, prandaj. E paprere e ruan shijen. Sigurisht qe ka njerez ose familje, te cilat kohen e kane te kufizuar, dhe nuk u del koha te presin buken feta feta....
Ajo qe ti the, ashtu eshte, kur konsumohet shume te sjell deme.
 
Titulli: Problemet shëndetësore që shkakton buka

Mua me pelqen sh buka ne Shqiperi, sidomos ajo e gatuar nga mami im e ngrohte e ngrohte.
 
Titulli: Problemet shëndetësore që shkakton buka

Ne Kosove ka ndodhe kane gjetur edhe zhylet ne buke !
 
Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back