Pro të gjithëve/ Me SHBA-të, Kinën apo Rusinë? Shqiptarët çudisin me përgjigjet e tyre
Gazetari Thimi Samarxhiu ka publikuar sot në emisionin “Zona Zero” në Top News, një sondazh interesant të Gallup.
Gallup, institucioni më prestigjoz për sondazhet në botë, ka zhvilluar një sondazh të fundit. Këto janë të dhënat lidhur me pyetjen “Si i gjykoni politikat ndërkombëtare të këtyre të Superfuqive?”, “A janë ato politika stabiliteti apo destabiliteti në botë?”.
Të dhënat janë surprizuese pasi në 5 vendet e para që pohojnë që politikat e SHBA-së janë për stabilitet, është Shqipëria e dyta me 72% të të anketuarve që kanë thënë “Po, është politikë stabilizuese”.
Por 86% e shqiptarëve kanë thënë që politikat e jashtme të Rusisë, po ashtu sjellin stabilitet. Por 79% e shqiptarëve kanë qenë dakort që edhe politikat e Kinës, sjellin stabilitet. Dhe gjithashtu 82% e shqiptarëve, kanë thënë që edhe politikat e Bashkimit Europian sjellin stabilitet.
Pra, shqiptarët janë pro të gjithëve, edhe pse nga të dhënat e Gallup janë pyetur 501 persona. Nga ky përfundim dalin të dhëna surprizuese që tregon se shqiptarët janë pro të gjithëve.
g.shqip