Prizreni pa alternativë

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Sipas një hulumtimi të KDI’së, votuesit në Prizren duket se s’kanë për kë të votojnë. Të papërcaktuar janë 65 %, ndërsa Eqrem Kryeziu del më i votuari për kryetar komune, por vetëm më 13. 1 %. Në Therandë, Blerim Kuçi i AAK’së prin, ndonëse numri i votuesve të papërcaktuar është i lartë. Por, në nivel partish, në tërë rajonin e Prizrenit prin PDK.

Një anketë e realizuar e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), e nxjerrë të dielën, ka dhënë indikacione se qytetarët e Prizrenit e donë Nënkryetarin e Parë të LDK’së, Eqrem Kyeziu, për prefekt të qytetit.

Sipas anketës, qytetarët do të votonin Eqrem Kryeziun e LDK’së me 13.1 për qind, Ramadan Mujën nga PDK me 6.9 për qind, Zafir Berishën 5.2 për qind, të tjerët 8.2 për qind, asnjërin 1.4 për qind, ndërsa të papërcaktuar 65 për qind.

“Ndërsa, si parti politike, në Prizren do të votonin PDK’në me 33.4, LDK 19.3, AAK 5.5, AKR 4.5, ORA 3.4, LDD 1.4, KDTP 1.0, etj”, thuhet në rezultatet e anketës.

KDI ka thënë se anketimi është kryer gjatë periudhës 1 deri më 5 qershor 2009 dhe se mostra e përdorur për këtë anketim kanë qenë 1068 respondentë.
Po sipas rezultateve, në Komunën e Suharekës, 34.8 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të votonin kandidatin e AAK’së Blerim Kuçi, Sali Asllanajn e LDK’së 4.5, Rexhep Kuçin e LDK-së 2.5, të papërcaktuar 49.8, për asnjërin kandidat 7.5, të tjerë 0.9.

“Sa i përket subjekteve politike, në Suharekë, 37.3 % do të votonin për AAK-në, për LDK-në 17.4, për PDK 10.0, LDD dhe AKR me nga 2.5, PSD 1.0 dhe LPK dhe ORA me nga 0.5%”.

Në Malishevë, për Jonuz Kastratin do të votonin 3 për qind, për Isni Kilaj 1.5, Gani Krasniqin 0.5 për qind, të papërcaktuar janë shprehur 78.8 për qind, për asnjërin 15.2, ndërsa 1 për qind kanë thënë se do të votonin për të tjerët.

“Në nivel partiak, PDK prin me 35.9 %, LDK 16.7, AAK 2.5, ORA 2.5, AKR 1.5, nuk do të votojnë 15.2 dhe 24.7 ende nuk e dinë se për kë do të votonin”.
Ndërkohë, në Rahovec, për Qazim Qeskun do të votonin 3.2 për qind, Nahit Elshanin 1.1 për qind, 84.1 të papërcaktuar, të tjerët 12.6 dhe 11.6 për qind nuk do të votojnë për asnjërin nga këta kandidatë.

“Në nivel partiak, për LDK-në janë shprehur 32.8 për qind, PDK 19.6 për qind, AAK 15.3 për qind, etj”, thuhet në një njoftim të KDI’së.

Sipas anketës, në Dragash, 3.7 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të votonin për Halim Shemsedinin, me nga 0.5 për qind kanë thënë se do të votonin Bedri Halimin dhe Lulzim Rifajn, ndërsa 74.2 për qind janë shprehur të papërcaktuar.

“Në nivelin partiak, 30.0 % janë shprehur për LDK-në, 16.8 për PDK, 11.6 për AAK-në, etj”.

Anketa është kryer në komunat e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Dragashit dhe Malishevës.

Në nivel rajonal, nëse zgjedhjet do të mbaheshin në kohën e realizimit të anketës, 24.1 do të votonin për PDK, 22.8 për LDK, 13.8 për AAK, 3.1 për LDD, 2.8 për AKR, 2.1 për ORA, 0.7 për Vakat, 0.2 për Ballin Kombëtar, etj.

Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së, ka thënë se ky hulumtim do të shërbejë që qytetarëve t’u ofrohen programe më të mira.

“Ky hulumtim do t’u shërbej partive politike në orientimin e programeve dhe politikave lokale të tyre bazuar në kërkesat e qytetarëve”, ka thënë ai.
Qytetarët janë shprehur të pakënaqur me menaxhimin e buxhetit komunal, përfaqësimin e interesave të qytetarëve nga këshilltarët komunalë, zhvillimin ekonomik dhe papunësinë.

gazetaexpress
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top