Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Privatësia në internet baraz me Zero
këto janë të dhënat tuaja që i posedojnë Facebook dhe Google
vetëm shikoni informacionet që Facebook dhe Google i posedon, pa e ditur ju fare!
Google e din saktësisht ku keni qenë
Google e ruan lokacionin tuaj çdo herë që e keni telefonin ndezur.
Google din për çdo gjë çfarë keni kërkuar në internet – si dhe çfarë keni fshirë
Google e ruan historinë e kërkimit në të gjitha pajisjet tuaja. Kjo do të thotë se, edhe nëse e keni fshirë historinë në një pajisje, ato të dhëna janë të ruajtura në pajisjet tjera.
Google ka një profil reklamimi për ju
Google krijon një profil reklamimi bazuar në ifnromacionet tuaja, duke përfshirë vendbanimin, gjininë, moshën, hobit, karrierën, interesat, statusin martesor, moshën dhe të ardhurat.
Google e din për të gjitha aplikacionet që i përdorni
Google i ruan informacionet për çdo aplikacion dhe ‘Extension’ që e përdorni. Ata e dinë kur i përdorni ato aplikacione, ku i përdorni, dhe përse i përdorni. Kjo do të thotë se Google e din me kë flisni në Facebook, me cilat shtete flisni dhe në çfarë ore flini.
Google e posedon tërë historinë tuaj në YouTube
Google e ruan tërë historinë tuaj që e keni në YouTube, prandaj me shumë mundësi ata e dinë se a do të bëheni prind së shpejti, a jeni demokrat, konservativ, a jeni mysliman, a jeni në depresion, a vuani nga ndonjë sëmundje, etj.
Të dhënat që Google ka për ju mund t’i mbushin miliona dokumente të Word-it
Google e ofron një mundësi për t’i shkarkuar të dhënat që i ka të ruajtura për ju. Një gazetar i ‘The Guardian’ ka kërkuar t’i shkarkojë ato të dhëna dhe madhësia e fajlit ka qenë 5.5GB – që është përafërsisht 3 milionë dokumente të Word-it.
Ato të dhëna kanë përfshirë e-mailet, kontaktet, të gjitha informacionet e lartcekura, bizneset nga të cilat keni blerë, muzikën që e keni dëgjuar, ueb sajtet që i keni krijuar, faqet që i keni shpërndarë, sa hapa keni ecur në ditë, etj.
Edhe Facebook ka shumë, madje shumë të dhëna tuajat
Edhe Facebook e ofron opsionin e njëjtë për t’i shkarkuar informacionet që i ka për ju. Varësisht nga individi, edhe Facebook mund t’i ruajë miliona dokumente Word për ju. Kjo përfshin çdo mesazh që e keni dërguar ndonjëherë ose keni pranuar, çdo foto/video që e keni dërguar/pranuar, të gjitha kontaktet në telefonin tuaj, si dhe të gjitha mesazhet me audio.
Facebook ruan edhe gjëra tjera më private – duke përfshirë lokacionin e kyçjes, etj.
Facebook i ruan edhe të dhënat që mendon se mund t’ju interesojnë juve bazuar në atë që e keni pëlqyer ose në atë për çfarë po flasin miqtë tuaj. Ndoshta pak e çuditshme, por ata i ruajnë edhe të gjithë ‘Stickers’-at që i keni dërguar. Ata gjithashtu e ruajnë lokacionin nga jeni kyçur në Facebook, nga çfarë pajisje dhe në cilën kohë.
Ndër tjerash, Facebook i ruan edhe të gjitha aplikacionet që i keni pasur të lidhura në llogarinë tuaj në Facebook, gjë e cila ua mundëson atyre ta dinë se a jeni të interesuar në politikë, në dizajn grafik, nëse keni blerë diçka, nëse jeni beqar apo jo, etj.
Ata kanë qasje në mikrofonin dhe kamerën tuaj
Të dhënat që i ruajnë përfshijnë lokacionin ku jeni, çfarë aplikacione keni të instaluara, kur i përdorni, për çfarë i përdorni, kanë qasje në kamerë dhe në mikrofonin tuaj në çdo kohë, në kontaktet tuaja, në e-mailat tuaj, në kalendarin dhe historinë e thirrjeve, në gjërat që i keni shkarkuar, në lojërat që i luani, në foto dhe video, në muzikën tuaj, madje edhe në stacionet e radios që i dëgjoni.
Google e din në cilat ngjarje keni marrë pjesë dhe kur
Shumë e çuditshme, por ‘Google Calendar’ e din për të gjitha ngjarjet që keni marrë pjesë, në çfarë kohe keni shkuar, etj.
Google madje i posedon edhe informacionet që i keni fshirë
Ndonëse mund t’i keni fshirë shumicën e informacioneve, Google prapëseprapë i posedon të gjitha gjërat që i keni fshirë.
POR KثTU NUK JANث Tث GJITHAT
Të dy platformat gjithashtu e dinë se çfarë ushtrimesh fizike bëni, kanë fotografi tuajat me vite të tëra, çdo klikim që e keni bër në reklama, e shumë e shumë tjera.
/TE/