Pritet heqja e vijave të kuqe për Demarkacionin?

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Pas zgjedhjeve të 11 qershorit
“Partitë që ishin në bllokim të këtij problemi, tani thuajse veç kanë filluar të japin sinjale se duhet të ecim përpara, duke kërkuar arbitrazh apo një lloj rishikimi të kufijve sepse dëshironin që sa do pak tu hyjnë nën dashuri faktorit ndërkombëtar. Mirëpo, partitë që nuk do nuk do të vinë në pushet, do të janë pengesë pra për demarkacion pas zgjedhjeve ku mund të zvarritet me muaj”, ka thënë Herica.

Zhurmë e madhe u bë në Kuvend sa i përket çështjes së demarkacionit. Madje u tha nga ndërkombëtaret se ndonëse ishte çështje teknike, u kthye në atë politike.

Opozita me asnjë kush nuk pranoi që të votohej marrëveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e zi. Protestat e dhunshme dhe gazi lotsjellës u bënë skenare të zakonshme në Kuvendin e Kosovës, sa herë që tentohej të flitej për marrëveshjen e Demarkacionit dhe atë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Nga ana tjetër, pozita që herë thoshte se i ka numrat, e herë të tjera jo, i dha votën mocionit të mosbesimit, duke rrëzuar edhe Qeverinë. PDK-ja ishte ajo e cila përkrahi mocionin e iniciuar nga opozita, ndërsa çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e zi ka mbetur pezull.

Kështu shumë shpejt vendi do të shkoj në zgjedhje, ndërsa pritet të ketë tjetër pozitë dhe tjetër opozitë, dhe dikush tjetër duhet të vendos për fatin e demarkacionit. Por si do të veprojnë partitë politike qoftë nëse janë pozitë apo opozitë? Të kontaktuar nga “Bota sot”, disa nga ta kanë dhënë përgjigje nëse do ta votojnë apo jo demarkacionin në Kuvend, çështje kjo që pritet të zgjidhet në fillim të legjislaturës së re.

AAK-Nisma me qëndrim të njëjtë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kundërshtonte fuqishëm demarkacionin, ndërsa, zyrtarë nga kjo parti thonë se do të mbesin me qëndrime të njëjta.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)
auto_demarkacion1495552512.jpg
 
Back
Top