Prishtinë-Beograd, pa pasaporta/ Në fluturimet direkt do të udhëtohet vetëm me karta identiteti

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
vlcsnap-2020-01-21-19h41m40s583.png




Ndryshe prej destinacioneve tjera, qytetarët kosovarë dhe serbë do të fluturojnë në linjën e re ajrore Prishtinë- Beograd me letërnjoftime dhe jo siç ndodh rëndom me pasaporta.






Një plan i tillë derivon prej marrëveshjes për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave të vitit 2013 të ndërmjetësuar atë kohë nga Bashkimi Evropian.
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i ka thënë Top Channel se lëvizja me pasaporta mund të ndryshoj vetëm me ndryshimet që mund të bëhen në marrëveshjen finale.
Ai thotë se me ketë marrëveshje Serbia ka njohur institucionet e Kosovës, pasi kontrolli i linjës do të bëhet nga Agjencia e Aviacionit Civil nën menaxhimin e KFOR-it që menaxhon hapësirën ajrore të Kosovës që nga vitit 1999-të.
Ky hap pritet të ndihmojë Kosovës që të lidhet me korridoret e tjera ajrore gjë që do të ndikonte në uljen e çmimit të biletave për udhëtim.
Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili shkroi në Twitter se “Të gjithë thanë se kjo nuk mund të arrihet. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime direkte midis Serbisë dhe Kosovës”, derisa ambasadori në Kosovë, Philip Kosnett u shpreh se ky është fillimi i një të ardhme të ndritshme mes shteteve./Alberta Hashani/


Top Channel
 

Attachments

  • vlcsnap-2020-01-21-19h41m40s583.png
    vlcsnap-2020-01-21-19h41m40s583.png
    614.7 KB · Shikime: 0
  • vlcsnap-2020-01-21-19h41m40s583.png
    vlcsnap-2020-01-21-19h41m40s583.png
    614.7 KB · Shikime: 0
Paramendo sa kemi mberri :rolleyes: :unsure:

Viti 1980 udhetonim me tren Fushe Kosove - Marseje te Frances apo Ferizaj - Mynhen Gjermanise, pa viza, me nje pasaporte :)

Viti 2020 udhetojme me aeroplan Prishtine - Beograd :censored::cry:

P.S. Bilete treni 1986. Destinacioni: Fushe Kosove - Marsje France
20200121_185612.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top