Ado
FISEBILIL-LAH
Kryeministri Hashim Thaçi theksoi edhe një herë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për të mos lëshuar pe para presionit të bashkësisë ndërkombëtare, lidhur me planin 6 pikësh të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, zbatimi i të cilit është i lidhur ngushtë me funksionalizimin e misionit të EULEX-it në tërë territorin e Kosovës.
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PDK-së, Thaçi tha se Prishtina nuk pranon elementet thelbësore të planit 6 pikësh të cilin Kombet e Bashkuara e kanë hartuar si kompromis për Beogradin që të pranojë misionin e EULEX-it.
Kryeministri kosovar po ashtu përjashtoi çdo mundësi që plani në fund të imponohet nga bashkësia ndërkombëtare. “Për Prishtinën nuk do të ketë imponime, ne jemi në një proces të hapur. Beogradi mund të prezantojë çka mund të prezantojë, por ëndrrat e Beogradit për të prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur me 17 shkurt të vitit 2008 ”, tha Thaçi.
Kryeministri tha se bisedimet po vazhdojnë me partnerët ndërkombëtarë por nuk do të ketë marrëveshje në dëm të Kushtetutës dhe tërësisë territoriale të Kosovës. /rtk/telegrafi/