Prioritetet!

ricky_ch

******
Besoj se të gjithë prej neve aktivitetet tona si dhe gjërat që na rrethojnë
dhe kanë të bëjë me ne i klasifikojmë sipas pioriteteve (rëndësisë).

Cilat janë prioritetet e juaja? Cekëni në bazë të mundësisë në mënyrë
hierarkike së paku 3 që ju mendoni (konsideroni) më të rëndësishme.

Mua më kujtohet, kur pata ardhur këtu në Zvicër, diku para 20 viteve, në vendin ku punoja,
pata hipur në shkallë së paku 2.5 m e lartë dhe mbaja një llustër (llambë) dhe personi
që më shoqëronte nga poshtë, bërtiste: "Kujdes, po e then llusterin!"
Sikur, të bija poshtë do të bëhesha së pari unë copë, e mandej edhe llusteri.
Mirëpo, sidoqoftë pata krijuar bindje se këtu gjithëçka kishte më shumë
prioritet se sa njeriu (jeta e tij).

Gjithashtu këtu ku punoj, një koleg i vë aq rëndësi punës, sa që më shetitet pas shpinde
me shtapler, pa u mërzitur fort për mua se çfarë do të më gjente nëse edhe vëtëm
majat e gishtave do të mi prekte.

Për vete, konsideroj si më prioritare gjithëçka çka ka të bëjë me njeriun
rrespektivisht jetë e tij!
Psh.
1. Njeriu
2. Puna
3,.Shëndetësia etj...
 
Pe: Prioritetet!

ثshtë e qartë se jeta ka nevojë në të vërtetë për përbërësit si një bartës, dhe më e rëndësishme ndër këto përbërës është shëndeti, qoftë ajo fizike, mendore ose morale.. nëse shëndeti ynë është në gjëndje të keqe, nëse ajo është e brishtë, si mund të jetojmë jetën tonë normalisht në harmoni?
Pra, është një nga rëndësitë themelore të jetës së njeriut.
Pastaj vjen familja, që është pika e dytë bazë e rëndësisë jetësore, në vend të tretë vjen puna.
Punoj në një ambjent administrativ dhe shpesh herë nuk është e lehtë, por është aq e bukur saqë prioriteti im është shtuar të shkoj akoma më sipër kësaj karrierre që kam nisur.
Gjithsesi nuk e kam vendosur dhe nuk do e vendos asnjëherë punën para shëndetit apo familjes..
 
Titulli: Prioritetet!

Si prioritet ne jeten time jane keto -
1 .Fejen Time ' inshalla e mbaj fene deri sa te vdes dhe vdes si mysliman 'ky eshte prioriteti pare
2.
te kem shendet
.3 te kem familje
.4 te kem punen te cilen deshiroj etj .

Nese mungon feja te qdo njeri - po ti ket te gjitha pasurit e botes sdo ti vyn asgje.
 
Titulli: Prioritetet!

Shendeti, nje familje e shendoshe ku do kete harmoni dhe dashuri..Puna, paraja jo qe jane me pak te rendesishme, por jan larg ketyre prioriteteve.
 
Titulli: Prioritetet!

Qe te jesh ne gjendje te zhvillosh cdo lloj aktiviteti gjate dites duhet te kesh shendet, sic fizik por dhe psihik dhe shpirteror . Nje njeri i ekuilibruar, eshte ne gjendje te perballi jeten. Ama sa jemi te rinje, nuk mendojme edhe aq per shenetin, sjellja jone eshte deshmi...tek disa me shume e tek disa me pak. Sa sport bejme, sa flem, sa here ham ne dite, apo ham ate qe duhet? Sa alkool pim, sa duhan... e keshtu me radhe.

Prioritetet pastaj vine sipas moshes, sa je i vogel/rini ka rendesi shkolla apo permisimi i nje profesioni qe me tej te hy ne fuqi puna, krijimi nje familje.
 
Titulli: Prioritetet!

1. Shendetin
2. Familjen
3. Karrieren
 
Pe: Prioritetet!

Sipas moshes dhe rrethanave ndryshojne dhe prioritetet...Rendesi ka per cdo etape njeriu te kete nje qellim,nje deshire dhe nje vullnet per te ecur...Prioritetet jane thjesht rendesia qe i jep disa gjerave perpara disa tjerave...Jane relative nga njeriu ne njeri,dhe nga ajo cte ofrohet me ate cfare kerkon...

Per momentin prioritet ka shendeti,shkolla,puna...
 
Titulli: Prioritetet!

Shendeti eshte deshire ,,,sepse nuk mvaret nga ne.

Kurse prioritete te tjera qe mund te mvaren nga ne kam : realizimin tim si person ne karriere. Jo se e kam shume te rendesishme por po investoj per kohen kur femijet e mi do jene te pavarur dhe skane nevojen time te perditshme ...Kam frige se skam me se te obligohem pastaj lol
 
Pe: Prioritetet!

Nga të gjitha postimet që pashë, deri më tani
shtrohet pyetja; Athua edhe veprojmë ashtu, apo
ato mbeten vetëm një konsideratë në trurin tonë,
si tha ثnderra, një dëshirë?
Si teoria edhe praksa! Ndryshe mendojmë e ndryshe veprojmë!

Unë për vete mfalni shprehje ia kaj nënën shëndetit!

Nëse diçka konsideroj prioritare, edhe nuk bëj asgjë për të?
Na ka hongër ujku atëherë!
 
Titulli: Prioritetet!

Prioritete :

1- Familja
2- Ekonomia

Mbi keto jame fokusuar 100 % ne keto momente
 
Titulli: Prioritetet!

Besoj se prioritet ndryshojne me kohen por sdyshoj dot ne 2 me thelbesoret sic jane shendeti apo familja. Jane gjera per te cilat njeriu lufton qe nga linda e deri ne fund, kur ti kene shteruar fuqite.
Persa me perket mua, si prioritet i trete, eshte edhe shkolla. Eshte nga ato prioritete qe ndryshojne me rritjen e moshes, sepse sigurisht qe kur un te mos jem me studente prioriteti im do te jete karriera. (ose te pakten kshu mendoj..:D)
 
Pe: Prioritetet!

Nga të gjitha postimet që pashë, deri më tani
shtrohet pyetja; Athua edhe veprojmë ashtu, apo
ato mbeten vetëm një konsideratë në trurin tonë,
si tha ثnderra, një dëshirë?
Si teoria edhe praksa! Ndryshe mendojmë e ndryshe veprojmë!

Unë për vete mfalni shprehje ia kaj nënën shëndetit!

Nëse diçka konsideroj prioritare, edhe nuk bëj asgjë për të?
Na ka hongër ujku atëherë!

Po nuk pate shendetin si do realizosh te tjerat?Nese vuan nga ndonje semundje si do mesosh?Si do realizohesh ne karriere,ne familje,ekonomi e ne fusha te tjera te jetes?...Nese shendeti eshte deshire atehere i bie dhe prioritetet e tjera te ngelin vec deshire...
Njeriu ecen me nje qellim,por ky qellim jo gjithmone shkon sipas asaj qe ne i japim prioritet,ndonjehere gjerat jane edhe me te ''ardhur'' se sa me te kerkuar...
 
Si zakonisht më shtyen të dyshoj se ti nuk e njeh mirë shqipën!

Atëherë më trego zonjë veprimet e tua që t'i ndërrmerr për të rujtur shëndetin!
Apo edhe ndonjë rast kur ti nuk rezikon shëndetin për mirëqenien tënde!
Raste konkrete e jo parllavra!
 
Titulli: Pe: Prioritetet!

Nga të gjitha postimet që pashë, deri më tani
shtrohet pyetja; Athua edhe veprojmë ashtu, apo
ato mbeten vetëm një konsideratë në trurin tonë,
si tha ثnderra, një dëshirë?
Si teoria edhe praksa! Ndryshe mendojmë e ndryshe veprojmë!

Unë për vete mfalni shprehje ia kaj nënën shëndetit!

Nëse diçka konsideroj prioritare, edhe nuk bëj asgjë për të?
Na ka hongër ujku atëherë!

RICKY ' shkrimin tim nuk e ke lexuar fare !
 
Pe: Prioritetet!

Si zakonisht më shtyen të dyshoj se ti nuk e njeh mirë shqipën!

Atëherë më trego zonjë veprimet e tua që t'i ndërrmerr për të rujtur shëndetin!
Apo edhe ndonjë rast kur ti nuk rezikon shëndetin për mirëqenien tënde!
Raste konkrete e jo parllavra!

E para meqe mu drejtove me termin ''zonje'' me jep shkas te te drejtohem me termin ''zoteri''...
Njeriu ndermerr shume gjera per shendetin e tij,duke filluar nga yndyrnat,te cilat une si ha fare,as nuk ha jashte ne restaurante as fast food...Kete e bej se kam merak une,pasi si pastertia ne shtepi e cilesia e gatimit ne shtepi nuk ndodh jashte...
Gjeja tjeter embelsirat,te cilat une si ha prap pothuajse fare,ushqehem me shume me fruta,ku sheqeri i tyre eshte sheqer natyral,jo i idemshem dhe trupi merr vitaminat e nevojshme...Plus kesaj nuk pi alkool,por konsumoj shume uje...Uji ka veti qe te ushqeje trurin me oksigjen e ta mbaje gjithmone energjik e mbi te gjitha te kthjellet...Kete e kam vene re kur lexoj ose mesoj me ore te gjata,mbaj nje gote uje aty,qe pi nga pak...
Jo rregullisht ama me raste bej dhe vrap ne mengjes,ne kete menyre mundohem te kem trupin ne nje aktivitet fizik jo vec mendor...Kam nje ves te keq duhanin,te cilin po eliminoj pak nga pak me kohen e me durim,kete e bej per shendetin tim ne rradhe te pare,pastaj te familjes qe me rrethon,edhe pse mundohem te mos e pi ne keta ambjente...
Keta te gjitha une si person jam i ndergjegjshem qe do ndihmojne sa do pak shendetin tim,ne fakt nuk vuaj as kam vuajtur kurr nga asnje semundje dhe pse kam nje peshe nen normalen...Nuk perdor ilace te shumta vec ne raste ekstreme zakonisht konsumoj ilace me perberje bimore,keshtu ruaj cik melcine time,e cila nga ilacet shkaterrohet...
Pastaj se te kap gripi,te kam ndonje viroze e stines keta jane me shume me te ecur...Duke patur nje shendet te mir besoj se jam e zonja dhe per shkollen qe ka nje prioritet tek une,jam e zonja dhe per pune,ku realizohem ne karriere e per shume gjera te tjera...Tani njeriu mund te kete shendetin,por ja ra nje shkurtim pune dhe ngele pa pune,keshtu qe ndonjehere gjerat jane me te ecur...Pavaresisht se njeriu deshiren e ka...

Njoh njerez ne fisin tim qe per shkak te shendetit,jane te detyruar te lene shkollen,punen etj etj...Kaq si fillim...:)
 
Kjo është ajo çka kërkoja.

*********************

Por edhe një duhet të kesh parasysh, se shumë njërëz
i dijnë prioritetet, por në praksë pë ndonjë arësye ndryshojnë
ato. Pra mbeten vetëm dëshirë!
Marr shembull kur dkush thot familja është shumë me rëndësi,
por në anën tjetër nuk ka kohë 1 minutë në mbrëmje të merret
me fëmijën, ta merr mendja se këtu diçka nuk është në rregull.

Në realitet, kur e hapa temën, nuk e hapa temën që të diskutojmë
vetëm teori të thatë, por më shumë prktiküën, veprimet tona në realitet
që nga ajo të mësojmë!
 
Nuk mund ti paragjykoj dot keta njerez,pasi mund te mos kene kohe per femijet e tyre nga ekonomia,nga kushtet e jeteses,ndoshta i duhet te punojne gjate etj etj...Po flas ne kushtet e Shqiperise...Dhe nese e shoh holle-holle,nje njeri qe punon per familjen,qe te siguroje jetesen,te siguroje te ardhura dhe nga ana tjeter nuk merret me edukimin e tyre,them se nje pjese te fajin e kane te shfajesuar...Gjithsesi e kuptova ku do te dalesh,pasi zakonisht mendojme dhe shkruajme idealen,por ne fakt nuk zbatojme as minimalen...
 
Pe: Prioritetet!

Me pelqejne shume temat e hapura nga Ricky...si dhe endrra me kish lexuar mendjen rreth shendetit:D

Sa i perket temes, prioritetet ne pergjithsi jane te ndryshueshme ne varesi te rethanave, periudhave kohore etj... psh deri dje shkolla ishte nje nder prioritetet kryesore per mua ndersa sot eshte puna. Gjthss them se 2 prioritete te cilat skan ndryshuar e sdo ndryshojne jane 2; familja dhe shoqeria.(si? po ja duke u munduar te kemi marredhenie sa me te shendoshe,duke ndihmuar me aq sa mundesi kemi, mirekuptim, te kujdesemi per njeri tjetrin, ti kujtojme shpesh, kur isha femi duke i dhene rendesi cdo keshille dhe duke pyetur prindin, tani duke i kujtuar shpesh, duke i ndihmuar deri diku ne aspektin material, etj. e njejta me shoqerine)ose me mire me njerezit qe konsideroj te dashur)

Nese flasim pastaj per shendetin apo jeten apo besimin keto me duken si gjera themelore te cilat instiktivisht te detyrojne ti vesh rendesine e duhur.

LExova dhe diskutimin e 2 anetareve(gloom, dhe ricky) me siper rreth familjes dhe ekonomise... ne fakt eshte fenomen qe ndodh kudo dhe ndaj te njejtin mendim, por thjesht doja tju sjell nje shembull ku kam qene vete deshmitare:... Normal cdo familjar ka familjen prioritet por nga ana tjeter drejtoresha ime e cila ka 4 femi, punon cdo dite nga ora 8am deri ne 9pm ndoshta, se di deri kur, une iki nga zyra dhe ate e le aty me gjith burrin. plus te shtuna e te djela ka 100 takime me kliente e kompani tjera. PSe punon kaq shume, normal qe ti ofroj nje te ardhme me te mire vetes e femijeve, por a smendon ajo kush i rrit ato femij? ne fakt ja rrit sherbetorja e cila eshte me 8 klase shkolle(spo ja them shtetin nga eshte:D)... dhe te katert fmijet kan iphone, ate fjalorin sh te keq, vajza 13 vjece e cila thote: dua te behem e dashura e Justin biber etj etj... jo vetem ky rast, po ktu ku jetoj une 80% e familjeve rriten ne kete menyre. Femrat jane ne perqindje me te larte qofte shkollimi qofte punesimi, ama qe punojne nga mgjesi deri ne darke, dhe cdo familje ka sherbetore. Duke pare se ne cgjendje eshte familja dhe rinia ne kete vend, une pyes veten: A ja vlen ajo ekonomi dhe pasuri?? per mua KURRE.... por normal se mohoj qe ekonomia eshte e rendesishme por duhet te jemi te kujdeshshem qe tmos behemi skllav i lekut, por ai te jet skllav i joni...

p.s. se di a jam jasht teme me kte qe kam thene rreth problemeve qe krijon ekonomia po meqe me erdhi ne mendje e postova:D
 
Nuk po flasim per ekonomine per te grumbulluar lek e mireqenie,flasim per minimumin e jeteses...Derisa mbajne sherbetore dmth qe kane para per te mbajtur familjen dhe dike tjeter...Po flasim ne kushtet e Shqiperise ku nuk jetohet per mireqenie,por jetohet qe te ekzistosh...Ke familje,e sjane familje 1,2,3 po me qindra qe punojne 8 ore e merr 6 mije,i thote bossi puno dhe 8 te tjera te jap 15 mije,cdo beje nena apo babai,kur ka 3 femije qe duan ushqim,veshje mbathje,e libra per shkollen?...Ne vendet qe jetojme une dhe ti kushtet minimale te jeteses i kane te zgjidhura,nuk vuajne per buk goje...Nejse mu duk cik diskutimi jashte temes,ndoshta jam gabim une,por keshtu i shoh gjerat...
 
Titulli: Prioritetet!

Mua më kujtohet, kur pata ardhur këtu në Zvicër, diku para 20 viteve, në vendin ku punoja,
pata hipur në shkallë së paku 2.5 m e lartë dhe mbaja një llustër (llambë) dhe personi
që më shoqëronte nga poshtë, bërtiste: "Kujdes, po e then llusterin!"
Sikur, të bija poshtë do të bëhesha së pari unë copë, e mandej edhe llusteri.
Mirëpo, sidoqoftë pata krijuar bindje se këtu gjithëçka kishte më shumë
prioritet se sa njeriu (jeta e tij).

Nuk me kane pelqyer asnjehere pergjithesimet aq me pak kur nxirren perfundime mbi bazen e rasteve ekstreme. une skam qene asnjehere ne Zvicerr e as ne vendet perendimore por te pretendosh se qenia humane njerezore dhe jeta e tij ne keto vende nuk kan prioritet kam pershtypjen se me duket pak nje cik jashte logjikes. Te gjitha rrethanat dhe faktoret e tregojne te kunderten.

Prioritet i imi jane ne radhe te pare te mbaje ne stadin e tanishem ate cfare kam krijuar deri tani dhe mundesishte ta shtyje nje hap perpara deri ne momentet kur do egzistoje.
 
Titulli: Prioritetet!

Mirqenja ime ,familja dhe te arrij te perfundoj ate rruge qe kam nise.
 
Pe: Titulli: Prioritetet!

Nuk me kane pelqyer asnjehere pergjithesimet aq me pak kur nxirren perfundime mbi bazen e rasteve ekstreme. une skam qene asnjehere ne Zvicerr e as ne vendet perendimore por te pretendosh se qenia humane njerezore dhe jeta e tij ne keto vende nuk kan prioritet kam pershtypjen se me duket pak nje cik jashte logjikes. Te gjitha rrethanat dhe faktoret e tregojne te kunderten.

Prioritet i imi jane ne radhe te pare te mbaje ne stadin e tanishem ate cfare kam krijuar deri tani dhe mundesishte ta shtyje nje hap perpara deri ne momentet kur do egzistoje.

Ti zotëri ke për të jetuar gjat deri sa t'i kuptosh ca gjëra!

Edhe mua më duket jashtë logjikës, se dikush mendon t'i mveshi
të pavërtetën dikujt!
Edhe mua më duket jashtë logjikës, që kur njeru duke punuar
këtu e këput gishtin, dhe në vend se t'i ofrojë ndihmë
i thot ja ku e ke gishtin, ta morri macja!

Në anën tjetër, njerëzit kanë 100 fytyra.
Mua më duken raste ekstreme të krahasosh masakrat
që ndodhin në luftë: edhe aty kur njeriu të qëndron duarkryq
na ka marrë dreqi....
Gjihashtu, kur njeriu nuk ka për ta gjetur të vertetën
se pse Amerika çliroi Kosovë: humanizmi apo diçka tjetër.....
 
Pe: Prioritetet!

Familja,vetja dhe Zemra ime <3 asgje tjeter..
 
Titulli: Pe: Titulli: Prioritetet!

Ti zotëri ke për të jetuar gjat deri sa t'i kuptosh ca gjëra!

Edhe mua më duket jashtë logjikës, se dikush mendon t'i mveshi
të pavërtetën dikujt!
Edhe mua më duket jashtë logjikës, që kur njeru duke punuar
këtu e këput gishtin, dhe në vend se t'i ofrojë ndihmë
i thot ja ku e ke gishtin, ta morri macja!

Në anën tjetër, njerëzit kanë 100 fytyra.
Mua më duken raste ekstreme të krahasosh masakrat
që ndodhin në luftë: edhe aty kur njeriu të qëndron duarkryq
na ka marrë dreqi....
Gjihashtu, kur njeriu nuk ka për ta gjetur të vertetën
se pse Amerika çliroi Kosovë: humanizmi apo diçka tjetër.....

Me fal cfare je duke thene se e ke egzagjeru shume?

Po cfaq rendesin dhe prioritetin e jetes njerezore ne nje vend si Zvicrra apo je duke biseduar per Eritrene ne Afrike?
 
Pe: Titulli: Prioritetet!

Nuk me kane pelqyer asnjehere pergjithesimet aq me pak kur nxirren perfundime mbi bazen e rasteve ekstreme. une skam qene asnjehere ne Zvicerr e as ne vendet perendimore por te pretendosh se qenia humane njerezore dhe jeta e tij ne keto vende nuk kan prioritet kam pershtypjen se me duket pak nje cik jashte logjikes. Te gjitha rrethanat dhe faktoret e tregojne te kunderten.

Prioritet i imi jane ne radhe te pare te mbaje ne stadin e tanishem ate cfare kam krijuar deri tani dhe mundesishte ta shtyje nje hap perpara deri ne momentet kur do egzistoje.

Pakëz më thjeshtë:

Ti zotëri duhesh ta kishe hëngër bukën e përendimit
për t'i kuptuar gjërat.

T'i thuash dikujt se është jashtë logjikës, duhesh të kesh
goxha argumente të forta.
Ti që je bindur se rrethanat dhe faktorët flasin ndryshe
me siguri i ke me të dëgjuarë......
 
Titulli: Pe: Titulli: Prioritetet!

Pakëz më thjeshtë:

Ti zotëri duhesh ta kishe hëngër bukën e përendimit
për t'i kuptuar gjërat.

T'i thuash dikujt se është jashtë logjikës, duhesh të kesh
goxha argumente të forta.
Ti që je bindur se rrethanat dhe faktorët flasin ndryshe
me siguri i ke me të dëgjuarë......

Nese bazohesh ne fakte po te jap vetem nje shembull:

Ke ne as 20 % e lehonave, qe punojne apo kan punuar, nuk kane dhe nuk gezojne pushim lehonie. Po ne Zvicerr ka te tilla qe nuk e gezojne??????
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Prioritetet!

Nese bazohesh ne fakte po te jap vetem nje shembull:

Ke ne as 20 % e lehonave, qe punojne apo kan punuar, nuk kane dhe nuk gezojne pushim lehonie. Po ne Zvicerr ka te tilla qe nuk e gezojne??????

O zotëri kitrush tema është për prioritetet e individit,
askund nuk thash se këtu shkilen të drejtat e njeriut
nga ana e shtetit ( megithëse edhe ajo ka raste kur shkilet).
Thjesht i ke ngatërruar gjërat. E kupton?
Unë vetëm bëra krahasim sa është për disa puna më rëndësishme
se sa jeta e njeriut. S'ikur dhe shpirtin të japësh në punë
nuk thot mos be bëjë!
Më lartë e përmenda edhe rastin kur njeriu e këput gishtin, shefi
bën shaka!

Sa për sistemin e Zvicrrës kam njohuri të mjaftueshme,
s''kam nevojë për ligjerata!
 
Titulli: Prioritetet!

Per momentin...
Universiteti
Vetja ime
Parate
Alcool and drugs
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Prioritetet!

O zotëri kitrush tema është për prioritetet e individit,
askund nuk thash se këtu shkilen të drejtat e njeriut
nga ana e shtetit ( megithëse edhe ajo ka raste kur shkilet).
Thjesht i ke ngatërruar gjërat. E kupton?
Unë vetëm bëra krahasim sa është për disa puna më rëndësishme
se sa jeta e njeriut. S'ikur dhe shpirtin të japësh në punë
nuk thot mos be bëjë!
Më lartë e përmenda edhe rastin kur njeriu e këput gishtin, shefi
bën shaka!

Sa për sistemin e Zvicrrës kam njohuri të mjaftueshme,
s''kam nevojë për ligjerata!

Tema, as qe e kontestoje qe eshte e shkelqyer, madje kam dhene edhe mendimin tim, por shembujt dhe pergjithesimet qe keni bere nuk perkojne me realitetin, madje perkundrazi. Askush nuk po thote se jeta atje eshte e perkryer, por nuk duhet te harrosh, se je duke folur per vendet, apo per njeren nga vendet ku individi dhe e drejta e tij per jete eshte e mbrojtur me te gjithe mekanizmat shtetror. Shteti si shtet funksional ka krijuar mekanizmat per mbrojtjen e qytetarit andaj dhe qytetari ska nevoje per mbeshtetje humanitare nga tjetri perkundrazi qe ne shumicen e vendeve shendeti i tij ne pune varet nga jo obligimi shtetrore por nga humaniteti i tjetrit.

Sa i perket Zvicres, ndoshta ske nevoje per ligjerata, por qe keni nevoje per te mesuar per shume gjera edhe ke.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top