sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Prindërit: Fëmijë të llastuar apo të fortë?
"Të përkëdhelësh fëmijët do të thotë të plotësosh dëshirat e tij dhe t'i japësh gjithmonë të drejtë edhe kur ai nuk ka, apo vetëm t'i flasësh fjalë të buta dhe të ëmbla, duke lënë mënjanë llastimin e fëmijës duke u plotësuar të gjitha tekat?"Shumë prindër shprehen se fëmijëve nuk u bëjnë mirë përkëdheljet e shumta, sepse fillojnë të llastohen dhe kjo më pas bëhet shkak për një keqedukim të fëmijës në të ardhmen. Mundohen të jenë të rreptë me ta, kur e do puna edhe një shpullë nuk i bën keq. Kështu, sipas tyre, kanë siguruar një mënyrë ideale për të rritur dhe edukuar një fëmijë, pa harruar këtu edhe autoritetin prindëror. Ndërkaq një pjesë e mirë e prindërve nuk i kursejnë lumenjtë e përkëdheljeve karshi fëmijëve të tyre. U flasin ëmbëlsisht dhe nuk u bërtasin fare edhe sikur të kenë thyer një komplet të tërë me gota. Por a do të thotë kjo se ata që nuk i përkëdhelin i duan më pak fëmijët e tyre? Nga ana tjetër prindërit "e sheqerosur" që i mbulojnë fëmijët e tyre me të puthura dhe fjalë të ëmbla, do të thotë se nuk kanë siguruar respekt dhe autoritet në sytë e fëmijëve? Asnjëra prej të dyjave nuk është e prerë. Me sa duket, të jesh prind nuk është dhe aq e thjeshtë sa duket.
Të përkëdhelësh fëmijët do të thotë të plotësosh dëshirat e tij dhe t'i japësh gjithmonë të drejtë edhe kur ai nuk ka, apo vetëm t'i flasësh fjalë të buta dhe të ëmbla, duke lënë mënjanë llastimin e fëmijës duke u plotësuar të gjitha tekat?
Shpesh këto janë dy koncepte që ngatërrohen nga prindërit. Një pjesë e mirë e tyre u falin fëmijëve një mal me përkëdhelje kur fëmija sillet mirë dhe bën ato që i thonë prindërit, por kur bën gabim, atëherë këtu ndryshon puna. E ka hak një dajak të mirë që të vërë mend, dhe të mos e përsërisë më gabimin.
Ndërkohë, të tjerë prindër mundohen që fëmijëve të tyre t'u plotësohen të gjitha kërkesat dhe dëshirat. Sipas tyre kjo është një mënyrë që fëmija të ndjehet i lumtur. Dëshira e prindërve është të rrisin fëmijë të edukuar dhe të ndikojnë në brumosjen e një karakteri të shëndoshë dhe duke u përpjekur t'i edukojnë sipas modelit të tyre. Por a ia arrijnë gjithmonë qëllimit?
Edhe duke patur parasysh që prindi gjithmonë i do të mirën fëmijës, i përkëdhelin apo jo, asnjëherë nuk dihet nëse fëmija në të ardhmen do të marrë atë çka prindërit janë mësuar t'i japin, apo do të veprojë krejt ndryshe nga modeli që ka patur si shembull gjithë jetën.
Përvoja e dëshmon më së miri një gjë të tillë.
Edhe ata që sot janë prindër, dikur kanë qenë fëmijë. Sot që kanë fëmijët tyre sillen me ta ose në atë mënyrë që janë rritur në familjet e tyre, ose krejt ndryshe.
"I kam përkëdhelur fëmijët e mi edhe kur kanë qenë të vegjël edhe tani që janë të rritur. Kjo për arsyen se prindërit e mi nuk më kanë përkëdhelur kurrë kur kam qenë i vogël. E kam ndjerë shumë nevojën për përkëdhelje dhe nuk kam dashur që edhe fëmijët e mi ta vuajnë një gjë të tillë, prandaj nuk i kam kursyer asnjëherë përkëdheljet për fëmijët, madje ndonjëherë edhe e kam tepruar", shprehet Iliri 49 vjeç.
Por krejt ndryshe shprehet bashkëshortja e tij. Edhe pse në familjen e saj ka qenë përherë në qendër të vëmendjes, i ka patur përkëdheljet të rezervuara për fëmijët e saj, kjo ndoshta e parë si një mënyrë edukimi.
Ndonëse në raste të rralla, ka edhe nga ata fëmijë që nuk e dinë çdo të thotë përkëdhelje, as në vitet e fëmijërisë dhe as kur janë në moshë të rritur.
ARSYEJA. Prindërit e tyre kur kanë qenë fëmijë, janë rritur në një mjedis të pasur me dashuri, por të varfër me përkëdhelje, duke pasqyruar edhe tek fëmijët e tyre po të njëjtën sjellje që e gjykojnë si të drejtë.
"Nuk e kam në natyrë t'i përkëdhel ndonëse ata janë fëmijët e mi. Kjo nuk do të thotë se nuk i dua, për mua janë gjëja më e shtrenjtë, por thjesht e kam të vështirë të shprehem. Në familjen time nuk më kanë përkëdhelur asnjëherë, kjo ka ndikuar edhe tek unë. E kam shumë të vështirë të them fjalë përkëdhelëse, jo se nuk i ndiej, por ky është karakteri im. Jam e ftohtë dhe kjo nuk më ndodh vetëm me fëmijët, apo se dua që ata të rriten pa përkëdhelje dhe të llastohen, por kjo është sjellja ime me të gjithë. Përveç kësaj më duket një mënyrë e mirë për të formuar një karakter të fortë", thotë Lulja 44 vjeçe.
"Kur fëmijët janë të vegjël u kanë lezet përkëdheljet, por kur fillojnë të rriten atëherë kjo do të ishte një sjellje e tepruar. Kur fëmija fillon të rritet, me të duhet të gjesh një mënyrë tjetër komunikimi. Ti flasësh ëmbël dhe ta edukosh duke i treguar se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar, por jo ta llastosh duke mos i lënë gjë mangët dhe ai më pas të të hipë në qafë. Madje pse jo edhe ta ndëshkosh. Unë i kam ndëshkuar fëmijët e mi edhe kur kanë qenë të vegjël, ashtu siç edhe i kam përkëdhelur", tregon Ariani 42 vjeç, duke renditur një kategori tjetër prindërish që i përkëdhelin bijtë e tyre vetëm gjatë fëmijërisë, kurse kur rriten u tregojnë se mami dhe babi dinë edhe të qortojnë dhe të flasin ashpër, madje edhe të ndëshkojnë kur bën gabime.
Por prindërit kanë lloj-lloj mënyra sjelljesh karshi fëmijëve të tyre. Ka edhe nga ata prindër që tregohen të afërt me fëmijët e tyre vetëm pasi ata hyjnë në vitet e adoleshencës, ose edhe më vonë. Kjo ndoshta si një mënyrë për t'ju gjendur pranë në periudhën që ata e gjykojnë si më të vështirën e jetës së një fëmije.
"Kur vajza ime ishte e vogël nuk para e përkëdhelja, por kur filloi të rritej fillova të qëndroja më pranë saj, t'i flisja me fjalë të ëmbla dhe t'i bëja ledhe. Kështu i tregoj se më ka krah në zgjidhjen e çfarëdo problemi që mund t'i dalë në një moshë kaq delikate. E shoh që edhe ajo ka filluar ta pëlqejë këtë ndryshim të sjelljes sime, mendoj se e ndjen se është në qendër të vëmendjes sonë", Dhurata 37 vjeç.
Po fëmijët çfarë mendojnë? Duket se një pjesë e tyre, kur janë në moshë të vogël u pëlqejnë ledhatimet dhe përkëdheljet, por pas disa vitesh ata ndiejnë se janë të rritur dhe kërkojnë që edhe prindërit ta vënë re ndryshimin që po ndodh me ta. Fillojnë të bëhen më të ftohtë dhe mospërfillës ndaj ledhatimeve të prindërve.
"Nuk më pëlqen kur mami më thotë gjatë gjithë kohës "Të keqen mami, shpirt zemër" dhe më puth gjithë ditën. Tani jam i rritur. Më duket sikur ata vazhdojnë të më trajtojnë si të isha tre vjeç", shprehet Erindi 18 vjeç.
Ndërkaq ka nga ata fëmijë që nuk bëjnë dot pa përkëdheljet që janë mësuar t'i kenë që në fillim të jetës së tyre. Atyre u pëlqen të tërheqin vëmendjen e prindërve dhe të tregojnë se kanë rëndësi. "Sigurisht që më pëlqen të më përkëdhelin. Ata janë sjellë kështu me mua që kur kam qenë fëmijë dhe nuk shoh ndonjë arsye të mos më përkëdhelin tani që jam rritur. Më pëlqen kjo gjë dhe unë do të veproj në të njëjtën mënyrë më fëmijët e mi", tregon Elvana 22 vjeç.
Ata që e ndiejnë më shumë nevojën për vëmendje janë ata fëmijë që kanë marrë shumë rrallë përkëdhelje dhe dashuria e prindërve u është transmetuar në një mënyrë jo shumë të bujshme.
"Kur kam qenë e vogël ndoshta më kanë përkëdhelur, unë nuk mbaj mend gjë, por që kur fillova të rritem dhe deri tani që jam 20 vjeç nuk mbaj mend ndonjë fjalë përkëdhelëse nga goja e tyre. Sigurisht që sillen shumë mirë me mua dhe më kuptojnë për gjithçka, por ledha nuk më bëjnë kurrë dhe mua në fakt do të më pëlqente kjo gjë", shprehet Alba.
Me sa duket marrëdhëniet prindër-fëmijë nuk janë edhe aq të thjeshta sa ç'duken në pamje të parë. Të gjesh një mënyrë komunikimi me fëmijët është më e vështirë se t'i rritësh ata.Telegrafi