Prindërit ambiciozë "përdorin" fëmijët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dihet qe cdo prind (i mire), do me te miren per femijen e tij, e njejta gje vlen dhe kur behet fjala per shkolle.
Por sa aftesi kane femijet, e ku duhet te ndalojne prindrit te pretendojne pertej aftesive te femijes?
Eshte e vertet qe femija nqs eshte i stimuluar meson, por ndonjehere nga stimulimi i tepert mund te lindi nje zhgenjim nga ana e prinderve te cilet nuk jane te kenaqur me rezultatet, zhgenjim qe reflektohet mbi femijen, dhe mbi lidhjen-prind femije duke ulur dhe me shume rezultatet shkollore.

Besoj qe cdo prind duhet te mundohet te bej femijen te mesoj sa me shume, por ne te njejten kohe duhet te jete koshient nga kapaciteti femijes qe ka, pa bere te pamunduren te nxjeri nje gjeni aty ku nuk eshte rasti...

Cdo njeri ka nje talent (te ditur ose te fshehur), keshtu qe mund te "investigohen" e pjeset artistike apo sportive te femijes, sepse asnjehere si dihet nga del surpriza. S'eshte e thene qe te gjithe te jene as ne matematik e ne letersi.


E ky eshte artikulli nga mori dhe titullin dhe iden tema.
Prindërit ambiciozë shtyjnë fëmijët e tyre që të realizojnë ato ëndrra, në të cilat ata vetë kanë dështuar.

Sigurisht nuk bëhet fjalë për të gjithë prindërit, ama shumë prej tyre i shohin fëmijët si zgjatime dhe jo si qënie të vecanta që kanë dëshirat dhe ambiciet e veta.

Sipas një studimi të krtyer nga një grup studiuesish të Universitetit të Ohio-s shumë prindër synojnë që të shohin tek fëmijët e tyre realizimin e ëndrrave që ata s'mundën t'i bënin realitet në jetën e tyre.

Në këtë mënyrë prindërit mund të gjejnë kënaqësi në rolin e tyre të prindërimit dhe e shohin si sukses të tyrin, kur fëmijët bëjnë realiteti ëndrrat që ata patën në jetë.
/ Top Channel
 
Titulli: Prindërit ambiciozë "përdorin" fëmijët

Pinderit me te vertet luajne nje rol te rendesishem ne te ardhmen e femejive, ne zgjedhjen qe do bejne
per profesionin qe duan te ndjekin ne jete.Kjo eshte e lidhur ngushte me nivelin.kulturen.filozofise qe kane per jeten,mardheniet shoqerore te prindit dhe te femijes.
Ka shume raste qe prinderit duan te vendosin pa pyetur asnje se cfare profesioni do kete femija ne te ardhmen.
Kjo ka te beje me teper me mentalitetin qe mbizoteron per profesionet qe mund te bejne dike te ngrihet si nga ana ikonomike ashtu dhe shoqerore si prsh inxh,doktor,avokat etj,ose se duan qe femija te behet dicka qe su be prindi per arsye te ndryshme ,doktor prsh
Edhe pse ka raste qe prindi mund te kete te drejte ,menyra se si do te influencoje te femija eshte krejt i gabuar dhe rezultatet jane krejt te kunderta.
Dmth kur femija ndjek nje rruge te cilen e kane detyruar dhe ne te ardhmen deshtimet qe vijne jane rezultat dhe i presiont prinderor per dicka qe nuk i pelqente ,atehere e ardhmja eshte e mbushur me probleme
Rasti tjeter kur femijet me karakter te forte pa pyetur askend zgjedhin profesionin qe duan pa mare parasysh apo konceptuar sakte situatat ekonomike apo te ardhmen e nje profesioni,prape sjell rezultate jo te mira
Pyetja qe do pergjigje eshte cfare duhet te beje dikush ne raste te tilla
Duke qene afer nje situate te tille ajo qe mendoj eshte se duhet informacion i plote per deget profesionale,nje informim dhe njohje si nga femijet edhe nga prinderit dhe nqs kjo smund te behet atehere ndihma nga rrethi shoqeror nqs egziston do ishte e vlefshme
Prinderit gjithashtu duhet te heqin dore nga ajo ndjenja e teper perkujdesjes.te degjojne cfare duan te thone femijet dhe nje vendim i tille do ishte me riskun me te vogel kur merret me diskutim ne familje
Eshte nje teme qe mund te diskutosh gjate dhe ka vlere cdo mendim .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Prindërit ambiciozë "përdorin" fëmijët

S'ka prind qe i do te keqen femijes tij. Prindi duhet te jete ambicioz edhe ti rri mbi koke femijes! Oreksi vjen duke ngrene. Talenti i "lindur" eshte goxha i rralle. Ne kete bote mund te mesohet gjithçka! Eshte e detyrueshme per nje prind qe te mendoje, te kerkoje edhe te punoje per te miren e femijes tij.
 
Pe: Prindërit ambiciozë "përdorin" fëmijët

Shpeshherë nuk mjafton vetëm dashuria, kur të mungon
aftësia e edukimit. Duhet të posedosh diçka, në mënyrë
që ta dhëshë më tutje. Nëse zgjedh një rrugë të keqe,
me siguri do të dështojë. Ka x-raste ku disave nga ambicioziteti
i tepërt, fëmijët i kanë përfunduar në spital.
 
Titulli: Prindërit ambiciozë "përdorin" fëmijët

Cdo femije (njeri) eshte per nje zanat. Eshte kenaqesi kur prinderit punojne ne drejtim te profesionalizmit te femjes se tyre ne zanatin qe ai ka prirje dhe ka zgjedhur, nderkohe eshte demshme, madje jo rralle shkaterruese, kur prinderit mbjellin me dhune tek femija i tyre zanatin ne te cilin jane dashuruar prinderit por qe femijes fare pak ja do apo hiq. :biciklete:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top