Prifti gjerman: Siria mund të kristianizohen si Shqipëria

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kriza e refugjatëve ka kapluar perëndimin, ku rreth 1 milion sosh janë strehuar në Gjermani, ndërsa në Zvicër rreth 100.000. Ata vijnë kryesisht të besimit musliman, nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Por sipas disa portalve qindra refugjatë tani konvertohen me të madhe në krishterizëm.

Gazeta e krishterë Jesus.ch, në Zvicër ka intervistuar priftin gjerman të kishës evangjeliste, Martin Buhlmann ku u është përgjigjur rreth problemit të prurjeve të kulturave të ndryshme në Gjermani, nga fluksi masiv i refugjatëve. Mirëpo ai shesh fluksin si një e mirë për krishterimin, por edhe për vetë Lindjen e Mesme:

“Në kishën tonë në Berlin, janë konvertuar shumë muslimanë në të krishterë, por edhe në kishat tjera vërehen raste të ngjashme. Brenda 12-18 muajve të fundit janë konvertuar rreth 1800 muslimane,” thotë ai.

“Unë jam i gëzuar edhe për faktin se pjesa më e madhe e refugjatëve nuk duan të rrijnë në klimën tonë të "ftohtë". Ata duan të rikthehen në vendlindje, dhe kjo automatikisht do i hapte rrugë shtimit të numrit të krishterëve në Siri,” deklaroi prifti gjerman, duke marrë si shembull Shqipërinë.

“Prej vendosjes së Shqipërisë vend me origjinë të sigurtë, shumë shqiptarë u riatdhesuan në Shqipëri, por tashmë si protestantë. Kjo ka sjellë fenë evangjeliste në Shqipëri,” përfundon artikulli./Bota sot
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
http://botasot.info/
 
Titulli: Prifti gjerman: Siria mund të kristianizohen si Shqipëria

A di gjo ky se shqiptaret jane si kameleonet, ku ti leshosh ashtu behen :P
 
Back
Top