Prifti dhunon murgeshat në orgji!

METi

-=EdoLorEli=-
Prifti dhunon murgeshat në orgji

Prifti na ka dhunuar në orgji thotë një murgeshë

Prifti i cili duhet të shquhet për devotshmëri dhe për mbrojtjen e shpirtërave të prostitutave dhe të yjeve të porno filmave i ka dhënë vetës statusin e të famshmit në Itali pas akuzave për mardhënje seksuale me dhunë në orgji ndaj 3 murgeshave.
Ati Fedele Bisceglia 69 vjeçar është arrestuar pasi 3 murgesha e kishin akuzuar atë për dhunim në konviktin e tyre në Cozenca, Kalabria, në Italinë Jugore. Antonio Gaudio 39 vjeqar asistent i Atit Bisceglia gjithashtu është akuzuar për ngacmim seksual. Që të dy këta i mohojnë akuzat.
Ati Bisceglia, një mjekërrbardhë me sy të kaltër është figurë e njohur në Itali për punën e tij në ndihmë të të varfërve dhe misionin e tij fetar.
Ai njihet më së shumti për kontributin e tij që e shtyri porno yllin Luana Borgia që të konvertohet në fenë e Krishterë dhjetë vite më parë, duke e bindur atë që të tërhiqet nga ajo punë dhe "të pastrojë vetën shpirtërisht". Ati Bisceglia gjithashtu e kishte përcjellur Znjsh. Borgia deri në Bolonjë tek "Erotic Fair" për ti lajmëruar kolegët dhe koleget e saj që po e len skenën erotike dhe se po i kthehet krishterimit dhe gjithashtu kishte hapur një xhirollogari për ta ndërtuar një ambulancë në Afrikë.
Znjsh. Borgi e cila ishte 30 vjeqare gjatë asaj kohe thoshte se ishte "e lodhur nga biznesi pornografik" dhe se kërkonte një rrugëdalje tjetër. Ajo thoshte se e kishte njohur Atë Bisceglia "kohë më parë" dhe se ishin bërë shokë pasi ajo i kishte ndihmuar për ngritjen e fondit për bëmirësi.
Prifti i cili gjithashtu është një doktor i kualifikuar, është themeluesi i "Oazës Françeskane", një konvikt dhe qendër sociale në Cozenca që ofron ushqim dhe strehë për të vafrërit, ish prostitutave, nënave beqare dhe imigrantëve ilegal. Ai gjithashtu kishte hapur "Disko Franceskane" në qytet duke ofruar pije të joalkoolile ungjij në vend të drogës dhe alkoolit".
Ai gjithashtu njihet për punën e tij misionare në Afrikë, ku kishte kaluar dy dekada atje ku u kishte ndihmuar edhe në ndërtimin e një spitali, qendrave sociale dhe kishave. Vitin e kaluar ai ishte përfshirë në një përleshje në Congo-Brazzaville por ja kishte dalur të ikte shëndosh e mirë.
Ai kishte bërë gjithashtu edhe shumë paraqitje televizive, si në Domenica (Shtëpia në të Dielën), një emision që emetohet pasditeve.
Ai gjithashtu ishte president i klubit të futbollit Cozenca sezonin e kaluar. Ati Bisceglia thotë se është i pafajshëm në akuzat që janë ngritur ndaj tij të cilat sipas tij janë "kompletisht të shpikura". Ai thotë që murgesha gjithmonë ka qenë e çekuilibruar. "Ajo grua është e çmendur. Unë jam duke u persekutuar si Jezu Krishti," kishte thënë ai.
Gjithsesi policia lokale ka deklaruar se provat kanë deklaruar të kundërtën e asaj që thotë prifti dhe konfirmojnë akuzën e murgeshës. Pas një bastisje në shtëpinë e priftit janë gjetur video pornografike disa ka mundësi që të jenë të xhiruara në konviktin në Cozenca.
Policia thotë që e kanë dërguar në ekzaminim psikiatrik murgeshën që e kishte akuzuar priftin dhe është deklaruar që ajo ka qenë plotësisht e vetëdijshme në momentin kur ka bërë akuzën dhe gjithashtu në momentin e ekzaminimit. Deklaratat e tre grave tjera kundër priftit dhe asistentit të tij gjithashtu janë duke u hetuar.
Monsinjor Salvatore Nunnari, arqipeshkv në Cozenca, i kishte dhënë "mbështetje vëllazërore" për Atin Bisceglia por kishte deklaruar që "nuk ishte i njohur me të gjitha faktet. Kam besim të plotë në drejtësinë Italiane dhe ligjin italian." kishte deklaruar arqipeshkvi!

58582-fedele.jpg

http://www.timesonline.co.uk
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Paske bere goxha pune te mira ky Prift. Qenka i njohur shume sa po e kuptoj. Por, dhunimi i atyre 3 murgeshave, e paska treguar shpirtin, anen e brendshme te ketij plaku.

Keq shume (N)
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Dihet Puna Prifeve me kohe e me vakt sesht rasti i par ky as i fundit.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Marrezi, padrejtesi dhe mosbindje ndaj asaj qe ai duhet te beje.

Une si katolik nuk them qe priftet jane te gjithe te mire, apo i sherbejne qellimit qe ato duhet ti sherbejne, por s'me pengon aspak per te besuar ate qe besoj.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Ani ne fotto edhe paska buzqesh :D

Shum keq valla
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

gjest i keq por nuk ndikon nje prift ne mbare katoliket. une prape besoj ne ate fe dhe njerezit qe kontribojne ne ate fe.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Me te vertete eshte e pafalshme dhe policia duhet te mare masa,por me sa kuptova nga titulli thote qe i dhunon ne orgji,dmth i ka rahurr duke bere sex jo i ka perdhunuar,murgeshat kane bere sex me deshire me priftin dhe asistentin e tij prandaj qe dhe murgeshat sjane pa faj ato kane dashur vet qe te kryejne mardhenie seksuale,per mendimin tim duhet te demaskohen te gjithe sepse perdhoset ne menyren me te shemtuar feja.faleminderit per mirekuptimin.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Une njeher mendova se eshte lajm nga mbremja e kaluar :eek:hh:e desh u habita me menyren qe ka zgjedhur per tu uruar kershendellat :gjujpeshk: megjithate akti i ulet dhe qyqar si cdo dhune tjeter :lexim:
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Ne fakt...mirepo nuk duhet identifikuar nje fe me nje njeri....pastaj kjo eshte rezultat i mos marteses,duhet te shfryhet i shkreti vetem se nuk e ka gjete menyren e duhur.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Hahaha,prift i poshter!
 
Nuk osht rasti i par ky, ndoshta sdo te mbetet as i fundit.
Sidoqoft, i gjith faji mbetet tek prifti, jo te feja. Nuk ka ligj fetar ne bote qe lejon dhunimn, por prap nuk ka njeri qe mund te siguroj se gjera te tilla nuk do te ndodhin me.
Shum osht keq kur shpirti njerzor perzihet me epshin shtazarak
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Asnje problem nuk ka...Thjesht me erdhi te qesh se eshte shume i vjeter si lajm e tashme asnje nuk flet me per te....

Sa KM larg ndegjon ti lol

Besoj se nuk e ke ate mundesi t'i ndegjosh njerezit se cfare flasin ne pergjithesi.

Nese njerezit nuk flasin, pyeti ato 3 murgereshat se cfare flasin ato :lexim:
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

e shikoni cben kisha se ngelet duke shajte muslimanet cdo fe ka te mirat e te keqiat e saj prandaj mos flisni me kundra asnje feje un besoj vetem ne zot deh ne asnje fe priftit ti pritet si ndeshkim
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

imagjino keta besimtaret e medhenj te zotit pupupupupupupu!!!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Mesoni te mos pergjithesoni gjeart.Ata jane "nje apo dy ap edhe tre prifterinj..".Ata nuk jane gjithe prifterinjte.Ashtu sic ka dhe "nje apo dy hoxhallare" te cileve populli yne u ka ngritur edhe barcaleta ne kete drejtim.Por ata nuk jane gjith hoxhallaret.Cdo njeri qe ben nje veprim e ben nen emrin e vete ,dhe jo sepse eshte prift,Hoxhe,kryeminister,Mbret.Mundohun te gjithe te llogjikon.Eshte veprim i bere prej "nj personi" i cil i duhet te perballet me ligjin nese e ka shkelur ate.Ai nuk e ka bere ate veprim sepse i ka thene Papa.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

po po ne emrin e vet e ben dhe ne emrin e zotit .......ska rendesi nje apo dy ,,,edhe ai nje perfaqson fene e vet besimin e vet ,,ata qe e kane zgjedhur si te tille ..po te ishte cdo gje sipas ketij rregulli dmth qe te gjithe te perfaqsonin veten e vet atehre njerzimi do kish marre fund ...sepse kur ne politike apo ne nje lloj feje apo ne nje institucion eshte dikush ne krye ai nuk perfaqson me veten e vet por nje grup njerzish kshtu qe sme duket normale keto lajme qe degjojme sot mbi prifterinjte dhe hoxhallaret
 
Dmth, sipas teje ky prifti ne emer te Zotit ka ber dhunime?
ncncnc
Ne stacion te autobusave edhe n'internet qkas mun me ndi njeri.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Kur paska ndodhur kjo gje? Se me duket se s'pashe date ne artikull, dhe do te ishte turp po te kishte ndodhur per Krishtlindje.

ps. me kujtoni kur do jete Bajram te hap ndonje teme rreth turpeve myslimane. Kemi nevoje per balanc ketu, qe te mesojne njerezit te jene te perulur/modeste...edhe pse kjo e fundit eshte pune e fese, me duket se po beka nje pune te keqe feja ne kete aspekt.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Shum mir i kan ven aty ato temat Lexo para se te postosh
u dashka ne secilin forum dhe nenforum qe ti vejn ashtu nga nje tem

Oj krutonja mos be kso propaganda se vetem pse hapesi i temes eshte i besimit islam ti i kundervihesh me nje postim qe me se i sigurt jam qe smund ti besh asgje me disa fjal kot :( por nqoftse kjo te sjell knaqsi ateher vazhdo dhe mos u ndal:)
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Une degjova qe kisha do ta reformonte ligjin mbi martesat e ketyre prifterinjve dhe do te bente shume mire. Nuk eshte absolutisht normale qe nje individ seksual te mos kete jete seksuale, kesaj i thone ti paralizosh shqisat dhe te urosh te mbetet njeri normal pa devijime.

Per aq kohe sa prifterinjve tu mohohet jeta seksuale, perversionet dhe maniaket nuk do rreshtin ne rradhet e tyre...
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Ne te gjithe boten dihet qe priftet kane marredhenie seksuale. Te gjithe mbajn nje sy mbyllur e nje vesh shurdh :(
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Me lejoni te jem skeptik , pasi ky lajmi nuk me duket i besueshem.
Pastaj vertet me te drejte shtrohet pyetja , kur ka ndodhur kjo ngjarje ?
Kur denoncuan murgeshat priftin per perdhunim ? Nga ç'burime eshte marre lajmi?
Ndonje link , ndonje adres ka per konfirmimin e tij ,
Pra ka shume mangsi dhe pikepyetje ne publikimin e ketij lajmi dhe fakti qe eshte postuar ne forum me 24 dhjetor naten e Krishtlindjeve te le nje dere hapur te mendosh se ka qellime fyese ne drejtim te besimtareve katolik. Nuk eshte mire keshtu.
Pastaj kur shef qe lajmi eshte postuar nga nje besimtar i devotshem islam i prononcuar vete , shtrohen dhe pyetje te tjera.
Pash me siper qe me komentin e tij shume neutral dhe tolerat , nje antar ishte sulmuar me siper nga antare te tjere dhe perseri shtrohet pyetja , pse valle provokime te tilla?
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Kur paska ndodhur kjo gje? Se me duket se s'pashe date ne artikull, dhe do te ishte turp po te kishte ndodhur per Krishtlindje.

ps. me kujtoni kur do jete Bajram te hap ndonje teme rreth turpeve myslimane. Kemi nevoje per balanc ketu, qe te mesojne njerezit te jene te perulur/modeste...edhe pse kjo e fundit eshte pune e fese, me duket se po beka nje pune te keqe feja ne kete aspekt.

Kjo ngjarja ka ndodhur te pakten ka 2 vite...Nuk ka ndodhur naten e Krishtlindjeve.Eshte kujtuar çik vone hapesi i temes te sjell kete lajm kaq te bujshem.
Njerezit duhet te kuptojne se çdo veprim eshte individual e nuk perfaqeson besimtaret.Ne momentin qe prifti ka perdhunuar keto grate nuk ka thene po u perdhunoj ne emer te Zotit.Eshte njeri ne rradhe te pare.
Nese te gjithe njerezit do arsyetonin keshtu si arsyetojne disa ketu,i bie qe çdo shqiptare jashte trojeve te Shqiperise te jete kriminel.
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Me lejoni te jem skeptik , pasi ky lajmi nuk me duket i besueshem.
Pastaj vertet me te drejte shtrohet pyetja , kur ka ndodhur kjo ngjarje ?
Kur denoncuan murgeshat priftin per perdhunim ? Nga ç'burime eshte marre lajmi?
Ndonje link , ndonje adres ka per konfirmimin e tij ,
Pra ka shume mangsi dhe pikepyetje ne publikimin e ketij lajmi dhe fakti qe eshte postuar ne forum me 24 dhjetor naten e Krishtlindjeve te le nje dere hapur te mendosh se ka qellime fyese ne drejtim te besimtareve katolik. Nuk eshte mire keshtu.
Pastaj kur shef qe lajmi eshte postuar nga nje besimtar i devotshem islam i prononcuar vete , shtrohen dhe pyetje te tjera.
Pash me siper qe me komentin e tij shume neutral dhe tolerat , nje antar ishte sulmuar me siper nga antare te tjere dhe perseri shtrohet pyetja , pse valle provokime te tilla?

Eshte skepticizem jashtezakonisht i justifikueshem dhe me baze...

Pikerisht hapja e kesaj teme nga nje fetar i devotshem, tregon hapur qe feja nuk sjell tolerance, madje pikerisht ne dite festash fetare nxitet percarja diskriminimi dhe e keqja me e madhe me nje lajm tashme te skaduar ne kohe, gje qe tregon hapur tendencen negative, qe nese ka nje zot do ta ndeshkonte patjeter keta njerez.

Megjithate, nderhyrjet e tua gjithmone thumbuese i madhi Hartin !
 
Titulli: Prifti dhunon murgeshat në orgji!

Kjo ngjarja ka ndodhur te pakten ka 2 vite...Nuk ka ndodhur naten e Krishtlindjeve.Eshte kujtuar çik vone hapesi i temes te sjell kete lajm kaq te bujshem.
Njerezit duhet te kuptojne se çdo veprim eshte individual e nuk perfaqeson besimtaret.Ne momentin qe prifti ka perdhunuar keto grate nuk ka thene po u perdhunoj ne emer te Zotit.Eshte njeri ne rradhe te pare.
Nese te gjithe njerezit do arsyetonin keshtu si arsyetojne disa ketu,i bie qe çdo shqiptare jashte trojeve te Shqiperise te jete kriminel.

Ateher kjo tema nuk paska vend tek aktualiteti boteror , pra duhet zhvendosur ne vendin e duhur , ose eleminuar dhe ju takon kopetenteve te vendosin.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top