Prifti dhe imami i Fushë Kosovës bashkë në varrezat ortodokse

Dy prijës fetarë të qytezës së Fushë Kosovës kishin dalë për t’i pastruar të premten varrezat ortodokse në Fushë-Kosovë, dhe për t’iu dhënë një porosi komuniteteve se dëmtimi i varreve e përmendoreve të të vdekurve nuk i ndihmon askujt.“Qëllimi i vizitës në varreza, është që të tregojmë se secili prej nesh duhet t’i mirëmbajë, jo vetëm varrezat e veta, por të gjitha varrezat në Fushë Kosovë, si ato ortodokse, myslimane dhe rome. Dhe, që të mos shkatërrohet ajo që njerëzit tanë, si ortodoksët, myslimanët dhe romët, ndërtuan, por t’i ruajmë ato varreza, t’i pastrojmë dhe t’i rregullojmë”, tha Nikolla Dragiçeviq, prift ortodoks i Fushë Kosovës.
Gjatë shëtitjes disa minutëshe nëpër varreza, vullnetarët që kishin dalë për të pastruar mbeturinat e hedhura nga era, por edhe dora e njeriut, prifti ortodoks dhe mysafirët e tij panë dhjetëra përmendore të rrëzuara e të dëmtuara, raporton Radio Evropa e Lirë.
Pamjet dëshmonin se dora e njeriut i kishte bërë ato dëme në varret ortodokse.
Hoxha i qytetit lëkundte kokën duke kaluar pranë varreve, ndërsa shprehte keqardhje për gjendjen në varreza.
“Qëllimi sot është që t’i tregojmë popullit që ne nuk kemi probleme ndëretnike, fetare. Jem popuj që punojmë me kombin, secilin me kombin dhe fenë e vet”, tha kryemami i kësaj komune, Remzi Godeni.
Përderisa ata shëtisnin, pak metra larg tyre, por brenda rrethojave të varrezave, disa vullnetarë të OSBE-së mbushnin thasët me mbeturina, si pjesë e aksionit mbarëkosovar për pastrimin e mjedisit.
Ambasadori i OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger nuk foli për atë që pa dhe iu shpjegua të premten në varrezat ortodokse, pos që tha se prania e dy prijësve fetarë në një vend të tillë flet vetëvetiu.
“Jam shumë i lumtur që sot u gjenda në mes të këtyre dy burrave, një prifti dhe imami, dhe kjo është një shenjë e mjaftueshme për të treguar se jemi bashkë për t’i kontribuar kësaj fushate”, tha Schlumberger. Ai shtoi se autoritetet lokale duhet të tregojnë kujdes për varrezat.
“ثshtë detyrë e Komunës që të kujdeset për varrezat, pavarësisht se cilit komunitet dhe feje i takojnë ato”, theksoi Schlumberger.
Dhjetëra varrezat e dëmtuara në Fushë Kosovë kanë nisur të riparohen./Indeksonline/
 
Titulli: Prifti dhe imami i Fushë Kosovës bashkë në varrezat ortodokse

Shumë veprim i mirë.Bravo j'u qoftë të dyve
 
Titulli: Prifti dhe imami i Fushë Kosovës bashkë në varrezat ortodokse

Shumë veprim i mirë.Bravo j'u qoftë të dyve

Kete po perpiqem te ta them leon edhe pse nuk jam fetar e jam i mbushun mekate sjan krejt si mendon ti radikal qe duan te shqyejne te tjeret ..


Gjest per tu lavderuar
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top