Prezantohet buxheti i 2014,ulen taksat për biznesin e vogël,rriten për naftën,cigaret

cent

...Lontano
Ministri i Financave në Kuvend: Do jetë buxheti më i madh në histori.

Cani prezanton buxhetin: Borxhi për 2014 do jetë 75%

Ulen taksat për biznesin e vogël, rritet nafta e cigaret.
Shiko fotografinë 1786003
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka prezantuar dje në Konferencën e Kryetarëve projektbuxhetin e vitit 2014 dhe ndryshimet e propozuara në paketën fiskale. Kreu i Financave e quajti projektbuxhetin si më të madhin në historinë e vendit, që në krahasim me vitin 2013 ka 42 miliardë lekë më shumë. Sipas Canit, borxhi publik pritet të shkojë në 74.8% dhe rritja ekonomike në vitin 2014 pritet të jetë 2.1%. “Jemi mësuar të dëgjojmë shpesh që është buxheti më i madh në histori, meqë jeni mësuar, por e përsëris dhe unë që është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë. Dhe ka rritjen më të madhe prej 42 miliardë lekësh. Shpenzimet do të jenë 455 miliardë lekë, deficiti do të jetë 91 miliardë lekë, ose 6.6% e prodhimit të brendshëm bruto dhe borxhi publik pritet të jetë në vlerën 74.8%, pa u shqetësuar sepse në këtë shifër janë përfshirë dhe 35 miliardë lekë të borxhit të qeverisë së kaluar. Ndërsa rritja ekonomike parashikohet të jetë në 2.1% “, deklaroi Cani. Ministri i Financave tha se gjatë vitit 2014 do të ketë një rritje të pensioneve. “Me gjithë problemet e buxhetit dhe gjithë hallet, pensionet do të rriten”, tha ai.
Taksat që rriten
Qeveria “Rama” me paketën fiskale propozon rritjen e 4 taksave që prekin xhepat e qytetarëve, po ashtu krijon mundësinë për uljen e 7 taksave të tjera. Taksa e qarkullimit për karburantin, nga 7 lekë për litër që ishte, do të behët 17 lekë, për naftën dhe benzinën. Sipas ministrit të Financave, kjo rritje e taksës do të shtojë të ardhurat e buxhetit të shtetit me 5.5 miliardë lekë. Por, rritja e taksës së qarkullimit do të çojë edhe në rritjen e çmimit të karburanteve që mendohet të shkojë deri në 200 lekë për litër. Rritje pritet të pësojnë dhe produktet e konsumit, si cigaret, duhani i dredhur, birra dhe pijet alkoolike. Rritja e akcizës së cigareve do të sjellë në buxhetin e shtetit një rritje prej 3.5 miliardë lekësh. Po ashtu, në paketën fiskale propozohet dyfishimi i takës së ndërtesave që përdoren për qëllime biznesi, që do të kenë në buxhet një masë rreth 1.1 miliardë lekë. Tatimfitimi për biznesin e madh pritet të rritet me 5 %. Aktualisht, tatimfitimi për këto biznese është 10% dhe nga qeveria “Rama” propozohet të shkojë në masën 15%.

Taksat që ulen
Nga paketa fiskale e propozuar nga Qeveria pritet të ketë një ulje të 7 taksave që prekin xhepat e qytetarëve. Nga taksimi progresiv, sipas ministrit Shkëlqim Cani, do të përfitojnë 97% e punonjësve, kurse do të tatohen më shumë 3% e qytetarëve që kanë paga mbi 130 000 lekë. Qeveria do të subvencionojë me 10% TVSH-në për shtresat në nevojë, për energjinë dhe produktet e shportës. اmimi i barnave sipas qeverisë pritet të ulet me 10%, nga 1 prilli i vitit 2014. Kjo ulje, sipas ministrit të Financave, do të vijë për shkak të përjashtimit nga TVSH-ja e shërbimeve shëndetësore dhe ilaçeve. Fermerët do të marrin 20% të TVSH-së që kanë paguar për imputet bujqësore, ndërsa biznesi i vogël që nga 1 janari do të përjashtohet nga çdo taksë.

/FATION BINJAKU - Panorama
 
Back
Top