Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Në një komunitet të vogël në Kubë, 60 persona mes tyre 18 fëmijë janë mbyllur në kishën e provincës që prej tre ditësh dhe kanë deklaruar se nuk do të dalin pasi janë në pritje të fundit të botës.

Sipas medieve besimtarët po presin një cunam të fuqishëm që do të shkatërroj të gjithë rruzullin tokësor. Ata udhëhiqen nga prifti Braulio Herrera. Sipas të dhënave policia ka ndërhyrë disa herë për të nxjerrë jashtë besimtarët, kjo me kërkesën e disa prindërve fëmijët e të cilëve ndodhen në Kish.

Në një lidhje telefonike me mediat i biri i priftit deklaroi se askush nuk po mbahet me dhunë në Kishë të gjithë janë të lirë të largohen nëse dëshirojnë. Ky izolim ka tronditur jo vetëm provincën por dhe më gjerë pasi është bërë lajmi i ditës në disa prej medieve më të rëndësishme ndërkombëtare

Sipas televizionet kombëtar kuban prifti kohë më parë është akuzuar për korrupsion dhe është kërcënuar me shkishërim./ Shekulli
 
Last edited by a moderator:
Pe: Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

hahahahahhahaha e qfare do bejn ata ne kish do shpetojn ?


i biri i priftit

qe kur priftat kan femi ?
 
Titulli: Pe: Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

hahahahahhahaha e qfare do bejn ata ne kish do shpetojn ?




qe kur priftat kan femi ?

Priftat protestant martohen nese nuk gaboj Ado, andaj edhe kane femi.
 
Pe: Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

Eshte keq kur te kapin bindje te tilla :p

Per sot behet fjale per fundin e botes ?
 
Pe: Titulli: Pe: Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

Priftat protestant martohen nese nuk gaboj Ado, andaj edhe kane femi.
Vetem priftat katolik skane leje te martohen/ te kene femije.

Priftat ortodoks, e kane detyre te martohen e te kene familje.

Per protestantet, sdi shume, por ne pergjithsi e di qe si ndalohet martesa.
 
Pe: Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

....qesharake vertete...keta njerez e kane tcunamin ne mendje....po edhe sikur te jete e vertete?....cfare do te ndyshonte sikur te benin sikur te mos dinin gje ?....e te vazhdonin jeten normale...por pikerishte ketu qendron e bukura e kesaj bote...ne konfliktin midis normales dhe anormales.....
 
Pe: Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

Edhe protestantet kane te drejte te martohen ,para shume vitesh (kur isha ne gjimnaz) ...isha pjese e bashkesive protestante .....ishin te martuar kishin familje dhe njekohesisht quheshin dhe prift .
 
Pe: Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

eh medet.............
 
Pe: Presin fundin e botës…60 persona mbyllen në Kishë

Sa i marri a ba Zot na ruj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top