Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar deklaratat e Donald Trump, i cili tha për një agjenci serbe të lajmeve se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte e gabuar.
Madje Trump, që është kandidat i Republikanëve për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe u ka kërkuar serbëve falje për këtë ndërhyrje.
Por, Presidenti i Kosovës në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se kushdo që është kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovës është kundër lirisë së një populli.
“Unë nuk njihem personalisht me Donald Trump, por ajo që dua të konstatoj si një President i një Republike që e ka të ardhmen lidhur ngushtë me SHBA-të dhe që përcjellë nga afër gjithë hapat e tyre, është se të jesh kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovës është të jesh kundër lirisë së një vendi”, ka thënë Thaçë në Zona e Debatit.
Por, “ajo që është mirë është se opinioni demokratike është në favor të zgjedhjes për Presidente të ish-sekretares Hillary Clinton”, shtoi Presidenti.
“Madje Trump nuk është më as kandidat i Republikanëve – ajo që dua të them është se elita Republikane është distancuar nga Trump”.
Dëshirën e shqiptarëve për të fituar ish-sekretarja e shtetit amerikan Thaçi ka cilësuar jo si ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, por diçka që vjen natyrshëm.
“Nuk përzihem dhe as nuk e kemi atë mundësi, të përzihemi në zgjedhjet në SHBA, por shqiptarët i gëzohen zgjedhjes së Hillary Clinton Presidente të SHBA-ve. Prandaj ndjehem mirë se shqiptarët janë në favor të Clinton. Sepse dikush paraqet progres, dikush regres për të ardhmen”
Gazeta Online Insajderi.com
Insajderi ka në fokus të veçantë gazetarinë hulumtuese dhe Lajmet e fundit shqip nga Kosova, Shqipëria, Bota, Sporti, Showbizi, Kultura, Biznesi & Ekonomia.
insajderi.com