Presidenti, rritje page 5 mijë lekë

eGo0sTyle

System Engineer
bamir-topi-300x199.jpg

Qeveria i rrit me pesë mijë lekë pagën Presidentit Bamir Topi. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të ditës së premte u miratua shkurtimi i buxhetit dhe u ndryshuan disa nga nenet e këtij ligji. Njëri prej këtyre ndryshimeve është ai që lidhet direkt me pagën e kreut të shtetit dhe prej të cilës varen pagat e të gjithë piramidës së administratës. Sipas projektit të miratuar në qeveri dhe që do të kalojë shumë shpejt në Parlament, në nenin 12 të tij thuhet se “Paga e Presidentit të Republikës është 255 000 lekë në muaj, duke filluar nga data 15.7.2011”. Deri në 15 korrik, paga e kreut të shtetit, sipas buxhetit të miratuar në fund të vitit të kaluar, ishte 250 mijë lekë të reja. Rroga e kreut të shtetit vitin e kaluar mbeti e pandryshuar, ndërkohë që këtë vit u rrit me 2 për qind. Në të njëjtën kohë, në buxhet është parashikuar që deri në fund të vitit nuk do të ketë asnjë shtesë në organikën e institucioneve për sa i përket punonjësve. Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 89 560 veta dhe ai do të mbetet i pandryshuar të paktën deri në fund të këtij viti. “Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve rezervë vetëm për institucione të reja të krijuara me ligj. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion. Për vitin 2011 nuk do të miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, me përjashtim të institucioneve të reja, të krijuara me ligj”, thuhet në nenin 11 të ligjit të buxhetit. Gjithashtu është vendosur që fondi për pagat dhe pensionet të shkurtohet me 8 milion USD. Sipas variantit të parë, ky fond ishte 35 milionë USD, ndërkohë që pas rishikimit do të bëhet 27 milionë USD.
255 Mije lekë
Duke filluar nga 15 korriku Presidenti Bamir Topi do të ketë një rritje page prej pesë mijë lekë të reja. Sipas vendimit të qeverisë, paga e kreut të shtetit do të jetë 255 mijë lekë të reja, ndërkohë që deri tani ishte 250 mijë lekë.
8 Milione USD
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar të shtunën, u vendos që të shkurtohet me tetë milionë USD fondi i parashikuar për pagat dhe pensionet. Ky fond ishte 35 milionë USD dhe pas ndryshimit të buxhetit u bë 27 milion USD.

Panorama.
 
Pe: Presidenti, rritje page 5 mijë lekë

Sa i lumtur do jete... se di si ka jetuar deri me sot pa ato 5 mije leket.....
Besoj qe e pret me padurim 15 Korrikun!
 
Back
Top