legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Askush në Kosovë nuk ka arsye që ndaj Malit të Zi të tregojë çfarëdo pakënaqësie, ka thënë presidenti malazias, Filip Vujanoviq.
Këtë deklaratë Vujanoviq e ka bërë në Kollashin, ku ka marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit komunal të Kollashinit, me rastin e Ditës së Komunës.
I pyetur se a pret incidente në kufirin me Kosovën pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, Vujanoviq është deklaruar i prerë: “Natyrisht se nuk presim incidente. Ju e dini se unë në raport me atë Marrëveshje dhe demarkacionin e vijes kufitare jam deklaruar në vazhdimësi”.
Sipas tij, Marrëveshja për demarkacionin është bërë me shumë kujdes dhe më pas është nënshkruar nga të gjithë palët.
“ثshtë nënshkruar në Vjenë dhe në Mal të Zi është ratifikuar”, ka thënë Vujanoviq, transmeton lajmi.net.
Tutje, Vujanoviq ka thënë se është çështje e brendshme e Kosovës se si do ta bëjë ratifikimin.
“Ne jemi shteti që ka treguar raport korrekt, ka pranuar atë që është realitet në Kosovë. Ndaj banorëve të Kosovës jemi treguar bujar në të gjithë ngjarjet që janë të njohura edhe për qytetarët e Kosovës edhe për ata të Malit të Zi, raporte maksimalisht korrekte”, ka thënë Vujanoviq.
Ai ka thënë se Mali i Zi nuk meriton që askush nga Kosova të kryej ndonjë akt të lig ndaj Malit të Zi.
“Përkundrazi, Mali i Zi është treguar i mirë me të gjithë fqinjët dhe partner me të gjithë. Unë pres që kjo në Kosovë të mirëkuptohet”, ka thënë Vujanoviq.
Ai beson se të gjithë qytetarët e Kosovës e kuptojnë se Mali i Zi është fqinj i mirë dhe se kurrë nuk ka treguar pretendime ndaj askujt.
Vujanoviq tutje ka thënë se Malit të Zi nuk i duhet asnjë centimetër tokë që nuk është e saj dhe se dëshiron marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
“Këtë e kemi treguar në komunikim ndaj Bosnjës dhe tash ndaj Kosovës që jemi partner i besueshëm, fqinj i mirë. Më bëhet qejfi për deklaratat e bashkësisë ndërkombëtare nga Brukseli dhe të gjitha adresat e vendeve anëtare të BE-së, SHBA, zv/presidentit Joe Biden, deklaratat e të cilit i keni dëgjuar në Prishtinë”, ka thënë Vujanoviq.
Në pyetjen se a janë në gatishmëri shërbimet e sigurisë, Vujanoviq ka thënë se Mali i Zi ka treguar në të gjitha situatat se ka shtet i cili sigurisë së vet i jep rëndësisë të çmuar dhe raport adekuat.“Asnjë qytetar nuk do të cenohet në çfarëdo forme”, ka thënë ai.
http://m.gazetaexpress.com