Presidenti i zgjedhur Obama do të bëjë betimin me Biblën e Linkolnit

korado

President
Presidenti i zgjedhur Obama do të bëjë betimin me Biblën e Linkolnit
Zëri i Amerikës
23-12-2008

Presidenti i zgjedhur Barak Obama do ta bëjë betimin më 20 janar me Biblën e përdorur nga Abraham Linkolni më shumë se 100 vjet më parë.

Komisioni për Inugurimin e Presidentit tha se zoti Obama do të jetë presidenti i parë që do të betohet me këtë Bibël që nga inaugurimi i Linkolnit në vitin 1861. Zoti Obama do të jetë presidenti i parë afrikano-amerikan i vendit.

Drejtori Ekzekutiv i Komisionit të Inaugurimit thotë se zoti Obama ka shprehur mirënjohje të thellë që Biblioteka e Kongresit e ka lejuar të përdorë këtë Bibël për ceremoninë e betimit. Bibla, e cila ka kapakë me kadife të kuqe ruhet në Bibliotekën e Kongresit amerikan.

Zoti Obama e filloi fushatën presidenciale përballë ndërtesës së Kapitolit në Springfild të shtetit Ilinoi, ku Linkolni ishte ligjvënës para se të bëhej një ndër presidentët më të rëndësishëm në historinë amerikane, duke e udhëhequr vendin gjatë luftës civile dhe në procesin e eliminimit të skllavërisë.
 
Titulli: Presidenti i zgjedhur Obama do të bëjë betimin me Biblën e Linkolnit

Interesante, besoj se kjo ka qellime te shumfishta nje nder me kryesoret eshte qe ai do ti jape fund nje here dhe pergjithmone spekullimeve qe ai eshte mysliman, dhe nga konteksti historik duke i dhene vlere asaj qe Linkoln ka bere dhe qellimi i Obames per te bere gjera te ngjashme ne keto dite te veshtira per SHBA-te.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top