Presidenti Francez Hollande i dorëzoi shkrimtarit të shquar Ismail Kadare titullin “K

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare e pranoi nga presidenti i Francës, François Hollande, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua muaj më parë.
Ceremonia u organizua pasditen e sotme rreth orës18:00 në pallatin Presidencial “Elize”, në prani të një rrethi të ngushtë të ftuarish.
Pas dorëzimit të çmimit kreu i qeverisë franceze mblodhi në një koktej të ftuarit nga Shqipëria dhe Franca.
اmimi në fjalë është më prestigjiozi në Francë dhe jepet që nga viti 1802. اmimin në fjalë viteve të kaluara e kanë marrë emrat si Amos Oz – shkrimtar izraelit, Xhysepe Verdi, Princi Aleksandër i Serbisë, aktori Clint Eastwood etj. Këtë vit janë nderuar 600 persona, mes të cilëve viktimat e Charlie Hebdo, Vanessa Paradis, Lionel Jospin, Michel Legrand etj.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.
Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Darka e gabuar.
Nga “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, në “Daullet e shiut”, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike janë , “Kush e solli Doruntinën” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymëzime të së tashmes si “Tri këngë zie për Kosovën”.
Ajo që josh dhe magnetizon gjatë leximit është të kërkuarit e tjetrës që nuk është imediatja historike apo joshja indigjene. Kadare zgjidh forcën e tij rrëfimtare duke zgjeruar profilet e realitetit, duke i deformuar. Ai merr polaritete historike –invazionin dhe pushtimin otoman, invazionin dhe pushtimin italian, diktatura si Piramida apo Vjedhja e gjumit në pallatin mbretëror duke laboruar ne një rrëfim legjendar, faqe që përshkruhen nga drithërima epike, jehona të tjera. Koha e faqes së tij të shkruar është një kohë diakronike, johistorike që përzien mitin dhe alegorinë.
Kadare kaloi fëmijërinë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe jeta mitike që ofron ky qytet duket se la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Asim Zeneli”. Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë Botërore në Moskë. Kadareja ka punuar në gazetën “Drita”, e më pas drejtoi revistën “Les letres albanaises”.
ثshtë fakt që Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ’60. Edhe pse në fund të vitit 1990, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, ai mbajti lidhje me Shqipërinë. Ai është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë, është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute.
Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në mbi 40 gjuhë të huaja ndersa ka 1000 botine ne bote, i tha ATSH-se , botuesi i shkrimtarit, Bujar Hudhri, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.
Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e fenomene e fakte historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.
 
Titulli: Presidenti Francez Hollande i dorëzoi shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ti

Presidenti Francez Hollande i dorëzoi shkrimtarit të shquar Ismail Kadare titullin “K

K.....?
 
Titulli: Presidenti Francez Hollande i dorëzoi shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ti

O legjend,po cdo tek kosova kjo teme?
Ismailn e kemi gjirokastrit :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top