eGo0sTyle
System Engineer
Shefi i diplomacisë polake, Radoslav Sikorski, vendi i të cilit do të marrë presidencën e udhëheqjes me Bashkimin Evropian (BE) deklaroi se detyra më e rëndësishme do të jetë vazhdimi i procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Prioriteti ynë kryesor është që të përtërijmë rritjen ekonomike dhe mendojmë se pas kësaj të gjitha prioritetet e tjera do të pasojnë”, theksoi Sikorski për agjencinë e lajmeve Reuters.
Agjencia britanike e lajmeve bën të ditur se si detyrë tjetër në kuadër të zgjerimit do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes për hyrjen e Kroacisë në BE, fillimin e negociatave për anëtarësim me Serbinë si dhe përfundimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Ukrainën.
“Ne dëshirojmë të hapim Evropën, të vazhdojmë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi shefi i diplomacisë polake. Polonia nga 1 korriku fillon presidencën gjashtëmujore me Bashkimin Evropian. (INA)
Panorama.