Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

con_uk

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




Kjo është pamja e heqjes së lapidarit të dëshmorëve në Preshevë. Përkundër paralajmërimeve se shqiptarët ishin duke sjellë një vendim për zhvendosjen e tij, mëngjesin e së dielës policia serbe ka errësuar qytetin.

Së pari, qindra policë kanë arritur në qytet dhe kanë bërë shëtitje rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ndërkaq, dy orë më vonë kanë arritur mjetet e punës dhe eskavatorët që kanë hequr lapidarin që nxiti tensione në mes të shqiptarëve dhe serbëve, të cilët kërkonin heqjen e tij për shkak të mospajtimit që të qëndrojë në qendër të qytetit.

Qeveria e Serbisë kishte dhënë një afat për heqjen nga vetë shqiptarët, ndërsa të dytin dhe të fundit e dha Miistria e Drejtësisë në Serbi. Shqiptarët kanë thënë se ky është fillimi i shkëputjes së tyre, ndërkaq ata patën paralajmëruar dorëheqjen e tyre nga funksionet në institucionet lokale.

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka thënë për agjencinë serbe se kjo dërgon një porosi të qartë që shteti duhet të respektohet dhe se askush nuk është më i fortë. “Gjithçka ka shkuar pa incidente dhe dhunë. Serbia ka duruar mjaft”, ka thënë Dacic.

Ditën kur u rrënua lapidari i cili u ngrit në mesin e nëntorit, liderët shqiptarë do të takoheshin për të gjetur një zgjidhje me familjarët e dëshmorëve.

Reagimi i qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitroloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, të përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës që ranë për tu bërë të pavdekshëm në luftë për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar kundër regjimit barbar të Millosheviçit.

Qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti-shqiptare e Slobodan Millosheviçit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit.

Me këtë akt të rëndë autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Europës si dhe Kartën Europiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Europës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t'i zbatojë.

Qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë pa asnjë lëkundje liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat nuk mund të kenë në asnjë rast standarte të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e veriut.

Qeveria shqiptare iu bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë që po shfaqet rëndom në rajon si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij.

Top-channel.tv
 
Pe: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

Beton kemi fjaft, e nuk është vështirë ta bëjmë prap.
Ne për momentin ndoshta nuk kemi fuqi të lirohemi,
se sa për zhurmë lehtë është...
 
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

Nje realitet i hidhur se sa jemi te fuqishem si komb dhe se sa jemi te gatshem ne mbrojtjen e te drejtave te popullit tone kudo qe te jete ai.

Nuk kan kaluar as tre muaj kur pordhagjinjet tane, ne Shkup, Prishtine, Vlore e Tirane deklaruan se jemi me te fort se kurre, por kjo na tregon se sa te dobet jemi ne cdo lemi organizimi i mos te flasim ne marredhenie nderkombtare.
 
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

Foto e postuar nga Pandeli Majko ne Facebook,nje foto qe vlen sa per 1000 fjale.


428125_4543420737441_656424767_n.jpg



"Sot lule u vendosen në vendin ku ishte Lapidari i Dëshmorëve të rënë në Luginën e Preshevës nga 1 vjecari Anuar Ibraimi nga Kërcova i cili është nip nga Presheva… Për të nderuar dajallarët e tij, Dëshmorët e Kombit.


Rrofsh Anuar! Ti sot ishe më trim se unë!"
 
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

pUlitikanet tane nga kudo, DENUAN ashper kete akt. Nuk ju mjafton kjo? Madje madje kete denim e kane bere permes rrjetit me te madh social qe quhet FACEBOOK. Kaq mundesi kemi, pertej lekure s'mund te dalim.

Nejse, shqiptaret gjithmone shquhen per mashtrimet ndaj njeri tjetrit dhe per te mashtruar sidomos nga serbet. Kjo sipas meje eshte plan i serbe me ngrit permendoren dhe me e terheq vemendjen nga bisedimet Kosove-Serbi te para tre dite. Por, kjo pastaj eshte vrasje e dyfishte e disa te rinjeve qe rane duke dashur te mbrojne te drejtat e tyre.

Ne nderkohe, qe pUlitikanet tane vazhdojne te denojne ashper (hahahaha) aktin, neve na mbetet qe t'i kendojme trimerise, qe na karakterizon neper kenget tona patriotiko-nacionalisto-atdhedashese.
 
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

PO si po si permes fb po e donojm te gjith aktini :qan: problemi qendron se nuk po na mban ti dalim me nje Stop gjakpirsve !Eshte turp per eliten politik se kan leju te vin gjerat deri aty , bravo ju coft serbv e se jan te moibilizur kur esht ne pytje qeshtja e kombit edhe grat dilin para tankeve si ne rastin ne mitrovic nuk lejuan EULEX te kaloj barrjerat te hy ne M. e veriut e ne rrim bejm sehir permese fb duke denuar si kukavicat .
 
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

Kur ndegjova mbrem se Sali Berisha , permes Facebookit , ka reguar ndaj aktit te Serrbeve ne Kosoven Lindore , me shkoi mendja , e mendojsha , cfare Kryeministra kemi , ?!
Turpi me i madhi sot per Trojet Shqiptare jane POLITIKUAJT e shteteve tona . Te gjithe e kane koken e trash :si ne Kosove , Shqiperi , Maqedoni .
Shqiperia eshte shtete qe 100 vite , duhet te kete pesh ne rajon more ,e jo permes Facebookit , te reagoj se eshte turp , per Lideret e nje shteti . Shtetet tona me lider te tille , qe rrin neper Facebook-a , ku mbahet more ?!
 
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

Nje ngjarje qe qendron ne menyre teper te shemtuar perballe asaj shfaqjeje teatrore qe u be me 28 nentor.

Por Jeta ka te drejte se qeverite respektive ,si ajo shqiptare si ajo kosovare reaguan fuqishem permes Facebook !! Saliu dhe Thaci nuk kane kohe njehere te merren me problemet e shqiptareve se kane probleme me te rendesishme ,si prsh te rrisin pasurite edhe me ca miliarda te tjere se kan pak :D

Serbia luan teater me ne se thote edhe ajo ''Po kur qeverite e tyre tallin lesht me shqiptaret ,pse mos ta bejm edhe ne''?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

Kur ndegjova mbrem se Sali Berisha , permes Facebookit , ka reguar ndaj aktit te Serrbeve ne Kosoven Lindore , me shkoi mendja , e mendojsha , cfare Kryeministra kemi , ?!
Turpi me i madhi sot per Trojet Shqiptare jane POLITIKUAJT e shteteve tona . Te gjithe e kane koken e trash :si ne Kosove , Shqiperi , Maqedoni .
Shqiperia eshte shtete qe 100 vite , duhet te kete pesh ne rajon more ,e jo permes Facebookit , te reagoj se eshte turp , per Lideret e nje shteti . Shtetet tona me lider te tille , qe rrin neper Facebook-a , ku mbahet more ?!
Ke te drejt Deuid,denimi aktit duhet te ishte me debim te ambasadorit Serb nga Tirana dhe terheqjen e Ambasadorit Shqiptar nga Beogradi.
Nderprejen e cdo lloj biznesi me Serbet dhe mos t'u lejonte qarkullimi automjeteve me targa Serbe ne Kosove dhe Shqiperi,ato kan shkuar duke "kercenuar" Shqiptaret e Presheves me artileri e duke shfaq arroganc e diskriminim ndaj Shqiptarve.
Kto politikane qe kan denuar aktin permes Twitter apo Facebook po tallen me Shqiptaret e Presheves pasi ato nuk mund te votojn per to dhe nuk po ju hyn shum ne pune as Presheva e as Shqiptaret qe banojn ne ato troje.
Zyrtaret me te larte te Tiranes zyrtare bashk me ato te Prishtines kan treguar dhe njeher qe nuk jan te denje te jene ne krye te Shqiptarve,ato punojn per interesat e tyre kete here e kan tepruar,ndaj duhet te reagojn dhe Shqiptaret e trojeve tjera,jo vetem 10.000,por 10.000.000 Shqiptar!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

Gafe bej edhe une ,kritikoj Saliun e Thacin ,kur ne fakt duhet kritikuar ky popull dele qe i voton.
 
Titulli: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

me 28 nentore shum pseodo patriota shqiptare dolen me qindra flamura e me lloj lloj pseodo nacionalizmi :D dje cofen te gjithe :D
 
Pe: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Preshevë, ushtria serbe heq përmendoren

thumbnail.php



Kanë qenë me mijëra qytetarët e Preshevës që janë mbledhur në Sheshin e Dëshmorëve,
siç quhet tashmë, për të shprehur indinjatën për heqjen e lapidarit nga policia serbe.

Ata kanë lexuar një deklaratë me kërkesat e deputetëve shqiptarë dhe kanë kërkuar që
Serbia të ndërpresë dhunën dhe presionet ndaj shqiptarëve.

Gjithashtu, është kërkuar që të hiqet lapidari i ngritur nga qeveria serbe në Bujanoc,
ku ka popullsi shqiptare, por qeveria serbe është duke ngritur edhe një lapidar tjetër
për ushtarët e rënë serbë.

Një ndër kërkesat më të rëndësishme ka qenë ajo për kthimin e lapidarit të UاPMB-së
që është dërguar në Nish. Liderët shqiptarë kanë thënë se do shkojnë deri në gjykatën
e Strasburgut, pasi sipas tyre largimi i lapidarit ka qenë një vendim arbitrar me të cilin
Beogradi kërkon të tregojë forcën.

Një pjesë e shoqërisë civile dhe familjarët e dëshmorëve kanë kërkuar ndërkohë që Lugina
të ndërpresë çdo marrëdhënie me Serbinë.

Aktualisht në Preshevë ka një prani të moderuar të forcave policore multietnike, mes të cilave
ka edhe agjentë shqiptarë. Në manifestim nuk ka pasur ndonjë incident, por situata mbetet
e tensionuar.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar të hënën se situata e sigurisë në Preshevë
është e qetë dhe se ngjarjet atje janë “çështje e brendshme” e Serbisë.

“Situata e sigurisë është e qetë. Mendoni se ajo mund të varet nga lapidari? Do të ishte
një vend i shkretë sikur të varej”, ka thënë Daçiç për gazetarët në Beograd.

Preshevë, serbët heqin përmendoren

Përkundër paralajmërimeve se shqiptarët ishin duke sjellë një vendim për zhvendosjen e tij,
mëngjesin e së dielës policia serbe ka errësuar qytetin.

Së pari, qindra policë kanë arritur në qytet dhe kanë bërë shëtitje rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Ndërkaq, dy orë më vonë kanë arritur mjetet e punës dhe eskavatorët që kanë hequr lapidarin
që nxiti tensione në mes të shqiptarëve dhe serbëve, të cilët kërkonin heqjen e tij për shkak të
mospajtimit që të qëndrojë në qendër të qytetit.

Qeveria e Serbisë kishte dhënë një afat për heqjen nga vetë shqiptarët, ndërsa të dytin dhe
të fundit e dha Miistria e Drejtësisë në Serbi. Shqiptarët kanë thënë se ky është fillimi i shkëputjes
së tyre, ndërkaq ata patën paralajmëruar dorëheqjen e tyre nga funksionet në institucionet lokale.

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka thënë për agjencinë serbe se kjo dërgon një porosi të qartë që
shteti duhet të respektohet dhe se askush nuk është më i fortë. “Gjithçka ka shkuar pa incidente
dhe dhunë. Serbia ka duruar mjaft”, ka thënë Dacic.

Ditën kur u rrënua lapidari i cili u ngrit në mesin e nëntorit, liderët shqiptarë do të takoheshin për të
gjetur një zgjidhje me familjarët e dëshmorëve.

Prishtina: Serbia, dëshmoi urrejtjen kundër shqiptarëve

Me reagime të shumta është pritur në Prishtinë heqja e lapidarit të UCPMB-së. Nëpërmjet një komunikate
, qeveria e Kosovës ka shprehur indinjatën e thellë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë i qeverisë
së Serbisë rrezikon procesin e dialogut mes palëve.

“Ky veprim i qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër se urrejtja kundër shqiptarëve, që jetojnë
në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se ajo po ushqehet me veprime të tilla të pasardhësve
të politikës gjenocidale të Millosheviçit”, - vijon komunikata e qeverisë së Kosovës. “Qeveria e quan
heqjen e lapidarit akt të shëmtuar, i cili rrezikon seriozisht procesin e dialogut dhe përgjegjësia direkte
bie mbi Serbinë”.

Edhe zyra e presidentes Atifete Jahjaga vlerëson se heqja e përmendores tregon mungesën e gadishmërisë,
që të gjendet zgjidhja nëpërmjet dialogut, si një mekanizëm tashmë i dëshmuar demokratik.

“Kjo është një dëshmi se Beogradi vazhdon të jetë prodhues i destabilitetit në rajon, nxitës i konflikteve
dhe urrejtjeve ndërmjet kombeve”, thuhet në deklaratën e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Nga ana tjetër, qytetarët e Luginës së Presheves, të cilët prej vitesh jetojnë të shpërngulur në territorin
e Kosovës, kritikojnë klasën politike në Kosovë dhe Shqipëri se nuk kontribuan, që cështja të zgjidhej në mënyrën e duhur.

Xhelal Beqiri është babai i dy djemve, të cilët kishin qenë ushtarë të UCPMB-së. Ai jeton në komunën
e Fushë Kosovës sepse, bashkë me familjen, u detyrua të largohet nga Bujanoci në korrik të 99-tës,
ndërsa nuk ka mundur të kthehet asnjëherë në vendlindje sepse, sic tregon, në pronën e tij është
ngritur kazerma e ushtrisë serbe.

“Ne jemi si gjithë ata qytetarë qe janë larguar nga Presheva, Medvegja e Bujanoci në mënyrën më
barbare. I kemi lënë edhe teshat e trupit në Luginë dhe kemi ardhur këtu, këto veprime na kujtojnë
vitet ’98-’99, mirëpo klasa politike në Kosovë dhe Shqipëri janë treguar shumë të dobët ndaj
shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Më duket se nuk kanë marrë kurrfarë masash, jo vetëm për
heqjen e lapidarit, por edhe për ne që kemi ardhur këtu, nuk e kemi patur kurrfarë përkrahje.
Unë jam babai i dy djemve, që kanë qenë ushtarë”, tha Xhelal Beqiri, Bujanoc.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri fajtore qeverinë e Serbisë për heqjen e lapidarit,
por përgjegjëse, sipas Kurtit, është qeveria e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerësoi se heqja e lapidarit është një tjetër mjet presioni ndaj shqiptarëve
të mbetur në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. LDK-ja ftoi bashkësinë ndërkombëtare, që ta shtojnë
kujdesin për qytetarët shqiptarë që jetojnë atje, të cilët janë më të shtypurit dhe më të diskriminuarit në Europë.

Klasa politike në Kosovë bëri gjithashtu thirrje për gjakftohtësi, në mënyrë që shqiptarët e Luginës së Presheves
të mos bien prè e provokimeve të Beogradit.

Reagimi i qeverisë shqiptare

Qeveria shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitroloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit,
të përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës që ranë për tu bërë të pavdekshëm
në luftë për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar kundër regjimit barbar të Millosheviçit.

Qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit
që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti-shqiptare e Slobodan Millosheviçit është e gjallë dhe dominon
politikën zyrtare të Beogradit.

Me këtë akt të rëndë autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare,
si Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Minoriteteve
të Këshillit të Europës si dhe Kartën Europiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të
Autoriteteve Lokale të Europës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t'i zbatojë.

Qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe
qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipëria ka
mbështetur dhe do mbështesë pa asnjë lëkundje liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të
shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat nuk mund të kenë në asnjë rast standarte të tjera nga ato
që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e veriut.

Qeveria shqiptare iu bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë që po shfaqet
rëndom në rajon si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij.

Prishtina zyrtare: Urrejtja ndaj shqiptarëve ende gjallë në Serbi, akti dëmton bisedimet me Beogradin

Heqja me e force e lapidarit të luftëtareve të UاPMB-së nga qendra e Preshevës është denuar nga
Qeveria e Kosoves, e cila permes nje deklarate tha se akti I Beogradit rrezikon seriozisht procesin
e dialogut per normalizimin e marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbise dhe pergjegjesia bie direkt
mbi kete te fundit.

“Ky veprim i Qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër- shkruhet ne deklarate- se urrejtja kundër
shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se po ushqehet me veprime të
tilla të pasardhësve të politikës genocidale të Millosheviçit”.

Gjithashtu, qeveria e Kosoves nenvizon se “heqja e memorialit nuk ndryshon historine dhe kujtesen
e shqiptareve kudo qe jane, ndersa Serbia dhe politikat e saj mbeten po ato te shekullit te kaluar”.

Reagon PS, Rama: Vendi i monumentit të mbushet me lule

Kreu opozitës, Edi Rama, deklaroi se heqja e lapidarit në Preshevë nga xhandarmaria serbe tregon
se në Beograd vërtitet hija e së shkuarës prej të cilës Serbia e ka të zorshme të ndahet.

Rama i bëri thirje shqiptarëve të Preshevës, për ta mbushur me lule vëndin e lënë bosh pas heqjes
së lapidarit, pasi sipas tij lulet do të flasin më fort se vepri i ndërmarrë nga Serbia.

”Xhandarmeria serbe merr urdhëra nga një Beograd ku vazhdon te vertitet hija e nje te shkuare
qe fatkeqesisht nuk po arrin te ndahet. Nga ana tjeter, vendi i zbrazur forcerisht nuk mund te lihet
bosh dhe thirrja ime është qe çdo qytetar e familje ne Presheve ta mbushe ate vend me lule ne
kujtim te te reneve, jo vetëm të Preshevës, por të dëshmorëve të të gjithë kombit shqiptar”, deklaroi Rama.

PDIU dhe Aleanca Kuqezi: Serbia mbjell urrejtje si në kohët e Milosheviçit

Edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Untetet, permes nje deklarate dënojnë ashpër heqjen e memorialit
të UاPMB-së. "Me këtë veprim, Serbia tregoi dhe një herë që nuk ka hequr dorë nga “doktrina millosheviçiane”,
e cila në themel të saj ka dhunimin e shqiptarëve. Të friksuar nga reagimi i paralajmëruar i shqiptarëve
të Luginës së Preshevës por edhe më gjerë, Beogradi dërgoi me qindra forca xhandarmërie, vetëm e vetëm
për të hequr një memorial", thuhet ne deklaraten e PDIU, e cila I ben thirrje tiranes zyrtare te
regaoje me force oper kete veprim.

Edhe Aleanca Kuq e Zi dënon me forcë vendimin e qeverisë së Sërbisë për heqjen e “Memorialit të UاPMB-së”
në Preshëve, "memorial që dëshmon sakrificën e kombit shqiptarë kundër rracizmit sërb të modelit
të Milloshevicit".

Aleanca Kuq e Zi e konsideron veprimin e policisë së serbisë një akt provokues dhe kërcënues
për shqiptarët në Luginën e Preshevës të cilët sot i zgjuan nën terrorin e ushtrisë dhe snajperave
të xhandarmërisë serbe.

Reagimi i kryetares së Kuvendit të Shqipërisë

Për ngjarjen në Preshevë, ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli,
e cila dënon heqjen e përmendores së heronjve shqiptarë nga forcat e ushtrisë serbe.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, dënoj burracakërinë e atyre, që hoqën monumentin në
Preshevë. Heqja e monumentit ishte një skenë, që sjell në mend kohët e Millosheviçit. Ata hoqën
monumentin, po ngritën më lart shqiptarizmën e frymën e bashkimit. Qeveria serbe gabon,
nëse mendon se kjo është rruga dhe kështu do bëjnë dialogun me Kosovën”.

BDI: Serbia nuk e njeh dialogun si vlerë europiane


Partia shqiptare në qeverinë e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim, e ka quajtur
“akt Millosheviçian”, largimin e lapidarit të dëshmorëve të UCPMB-së, nga xhandarmëria serbe në Preshevë.

“Ky akt ‘Millosheviçian’, që nuk njeh dialogun si vlerë europiane, vetëm dëshmon se Serbia nuk
e kupton apo nuk dëshiron ta kuptojë realitetin e ri dhe po bëhet pengesa kryesore e europianizimit
të rajonit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti ftoi qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës, që të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos
të bien prè e provokimeve me qëllim të keq.

“Vlerat e dëshmoreve të kombit janë të përjetshme dhe sa herë, që dikush tenton të shkelë mbi to,
ato bëhen edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme”, thuhet në fund të reagimit të BDI-së.

Lidhur me zhvillimet në Preshevë ka reaguar, përmes nënkryetarit të saj, edhe Partia Demokratike Shqiptare, në opozitë.

“Që qeveria serbe vazhdon me politikat e vjetra, kjo nuk përbën lajm. Lajm do të ishte sikur pjesa
dërrmuese e lidershipit politik shqiptar të ishte i vetëdijshëm për këtë fakt dhe të sillet politikisht
konform këtij realiteti. ثshtë e parëndësishme, që tani të flitet për fitues apo humbës, pasi kjo qasje
do të na zhysë edhe më shumë në patriotizmin romantik, të dëgjuar me shumicë ditëve të fundit,
lidhur me këtë rast, dhe aq të dëshiruar nga pjesa dërrmuese e lidershipit shqiptar”, ka thënë Imer Aliu.

Sipas tij, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë, më shumë se kurrë, nevojë për përkrahje nga të
gjithë shqiptarët, e në veçanti nga ana e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë, ka reaguar edhe njëri prej ish-komandantëve të UاK-së, Xhezair Shaqiri, i njohur si
Komandant Hoxha. Ai ka akuzuar politikanët në Prishtinë dhe në Tiranë, se i kanë lënë në harresë
shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Paaftësitë e politikanëve tanë patriotë, me rroga të larta, po na dëmtojnë shumë ne shqiptarëve
dhe nuk lënë alternativë tjetër veçse që ne, ish ushtarët e UاK-së, të reagojmë në mbrojtje të
vlerave tona kombëtare”, ka shkrur në profilin e tij në Facebook, komandant Hoxha.

Burimi:TCH.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=250017&ref=ml


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top