Prenk Jakova, kur e burgosën se vuri në skenë Fishtën

alfonci

Veri investigatio
TIRANE-Prenk Jakova, i lindur në Shkodër në vitin 1917, arsimin profesional fillestar e kreu në kolegjin françeskan "Ylliricum", drejtor i së cilës në atë kohë ishte At Gjergj Fishta. Mësuesi që i dha edukatën e parë artistike, mësimet fillestare të muzikës së bashku dhe me disa njohuri të instrumenteve muzikorë si klarinetë, violinë, fizarmonikë dhe dirigjim, ishte Padër Martin Gjoka. ثshtë detyrim moral e qytetar të evidentojmë vlerat e vërteta të krijimtarisë sonë kombëtare, pikënisjen dhe arritjet cilësore të kësaj krijimtarie, në taban të së cilës do të kemi mjeshtrit tanë të merituar, kompozitorët dhe artistët e ardhshëm: Prenk Jakova, اesk Zadeja, Tish Daija, Kristo Kono, Simon Gjoni, Luk Kacaj, Tonin Harapi etj. Emri i kompozitorit Prenk Jakova tek ne është i lidhur ngushtë me një histori të caktuar, me atë të zhvillimit artistik mbarëkombëtar, kompozitori që ne sot i atribuojmë zanafillën e muzikës sonë të kultivuar në kuptimin më të gjerë të fjalës, në krijimtari e në ekzekutim. Ai duke u nisur nga kënga e thjeshtë burimore shkodrane, shumë shpejt do të shpërthejë në gjinitë e mëdha muzikore, duke marrë kështu vlerat e merituara në rang kombëtar si kompozitori i parë i vendit në zhanrin më të madh të krijimtarisë sonë muzikore - operas. Që në periudhën e fëmijërisë tek Prenka spikat talenti muzikor, dalin në pah ato aftësi muzikore që premtojnë për një të ardhme të sigurt, që në një periudhë kohe jo të largët ky talent i rrallë do të quhet krenaria e kombit tonë.

Kolegji françeskan "Ylliricum"

Nga dokumentacionet që kemi, na rezulton që kjo shkollë në strukturën e vet të ketë pasur programe shumë të avancuara në të dy kulturat. Në themel të kësaj shkolle si mësimdhënës do të kemi figurat dhe personalitetet më të larta të dijës dhe të kulturës sonë kombëtare. Që të gjithë të shkolluar në institucionet arsimore më të mira të Europës, duke filluar me më të madhin e tyre At Gjergj Fishtën, Pader Martin Gjokën, Donat Kurti, Vinçenc Prendushi, Mikel Koliqi, Bernardin Palaj, Nikoll Gazuli, Lazer Shantoja, Anton Harapi, Pjeter Meshkalla, Justin Rrota, e shumë tjerë, të cilët si nga përgatitja profesionale ashtu dhe nga përkushtimi shpirtëror, do të mbeten për gjithë jetën figurat më të shquara të kombit tonë. Shkodra në periudhën e viteve '30-'35 ishte bërë një vatër e ngrohtë për artdashësit, me një aktivitet të ngjeshur në veprimtaritë artistike. Në mes tyre duhen përmendur koncertet e para të artistëve të sapokthyer nga shkollat e Perëndimit, si pianistët Tonin Guraziu, Lola Gjoka, këngëtarët Tefta Tashko Koço, Marije Kraja, Gjyzepina Kosturi, Jorgjia Truja, Mihal Ciko, Kristaq Antoniu, të cilët me aftësitë e tyre profesionale krijuan një atmosferë shumë të ngrohtë me koncerte recitale cilësore, duke i dhënë këtij qyteti vlerat e tij të merituara. Janë të njohura përpunimet e disa këngëve të thjeshta popullore si dhe disa krijime fillestare të kësaj periudhe nga ky kompozitor, të cilat luhen dhe ekzekutohen bashkërisht me këta artistë të ftuar. Pas evidentimit të talentit të tij, ai do të shkojë për studime në Itali. Jemi në vitet '42 kur Prenk Jakova së bashku me shokët e tij اesk Zadeja, Ramadan Sokoli etj, do të fillojë studimet në Konservatorin "Santa اiçilja" të Romës, studime të cilat për fatin e tij jo të mirë, për arsye të përmasave që mori Lufta e Dytë Botërore, do të detyrohet që t'i ndërpresë shumë herët. Megjithatë dhe me ato njohuri të marra në aq pak kohë të qëndrimit të tij në atë Konservator, do të arrijë një përgatitje profesionale mjaft të mirë, përfitim ky që shpejt do të ndjehet në krijimtarinë e tij muzikore. Me shumë vullnet do t'i dedikohet kryesisht studimeve teorike të muzikës, lëndëve të solfezhit dhe të harmonisë, orkestracionit dhe dirigjimit koral. Me një pasion të veçantë do t'i kushtohet plotësisht dhe përvetësimit të instrumentit të klarinetës, instrumentit më të dashur të tij, i cili shumë shpejt do t'i shërbejë si një mbështetje e fuqishme për njohjen e të gjitha instrumenteve të tjera të frymës.
 
Titulli: Prenk Jakova, kur e burgosën se vuri në skenë Fishtën

Shfaqjet

Me kthimin e tij në vendlindje, kompozitori Prenk Jakova do të krijojë në një kohë të afërt madhështinë e figurës së tij. Duhet thënë që te kompozitori Prenkë Jakova shkolla vërtet ka ndikuar fillimisht në formimin e tij, por akoma më fuqishëm ka qenë prania e talentit të tij që e ka ndihmuar në jetë dhe që i ka dhënë kaq dorë në vazhdimësinë e krijimtarisë muzikore. Do të jenë vitet 1944-'45. kur Jakova do të thellojë krijimtarinë e tij muzikore, ndonëse në rrethana jetësore të vështira. ثshtë koha kur Prenka mbahej familjarisht i izoluar në një shtëpi-burg për arsye tashmë të njohura. (Ndoc Jakova, vëllai i tij, një nga patriotët e njohur të kësaj periudhe, në këto momente ndodhej i arratisur, e mbas disa muajsh do të mbetet i vrarë nga forcat e ndjekjes së Sigurimit të shtetit.) Megjithatë lirohet nga ky izolim i shëmtuar për të punuar në realizimin e premierës së melodramës kaq të njohur, "Juda Makabej", vepër kjo me të njëjtën titull e At Gjergj Fishtës, ku me një punë intensive e përfundon dhe arrin që ta shfaqë më 28 Nëntor 1945, në kuadrin e njëvjetorit të اlirimit. Vepra pati një sukses të jashtëzakonshëm, u shfaq për disa net në Teatrin e Jezuitëve të Shkodrës, deri sa iu fut në vesh e në tru qeveritarëve të rinj komunistë, ku iu bë menjëherë censurimi i saj si një vepër dekadente. Vepra u pezullua për të mos u shfaqur kurrë më, ndërsa autori u burgos. U burgos vetëm për frymëzimin e fuqishëm fishtjan që autori dha në këtë vepër, si dhe për ndjeshmërinë e madhe që ky krijim muzikor ngjalli në popull. Do të jetë viti 1947 koha kur Prenk Jakovës do t'i jepet përsëri dora e krijimtarisë. Këtë radhë do të jetë drejtues artistik i Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Shkodrës, përgjegjësi artistike kjo që do ta mbajë deri në ditët e fundit të jetës. Në vitin 1951, angazhimi i dendur artistik i kompozitorit Prenk Jakova do të na çojë në krijimin e Orkestrës Simfonike të qytetit të Shkodrës. ثshtë koha që tani Prenka fillon të kompozojë për këtë orkestër, si tablo muzikore për kor, solistë e orkestër, suita vokale e orkestrale, pjesë për orkestër simfonike, për banda muzikore, vepra madhore të kompozitorëve tanë e të huaj si nga: اesk Zadeja, Kristo Kono, Tish Daija, Simon Gjoni, Tonin Harapi, vepra nga Bethoven, Mozart, Brahms e Shubert. Kësaj periudhe i takon edhe vepra skenike, tabloja muzikore "Dritë mbi Shqipëri", e shfaqur në nëntor të vitit 1952. E vlerësuar me çmimin e parë në Tiranë në takimin e grupeve artistike kombëtare. ثshtë tashmë i njohur suksesi i kësaj operete, si dhe efekti i madh kompozicional që kjo vepër pati në krijimtarinë tonë të atyre viteve. Aktivitete të tjera cilësore që do të rrisin ndjeshëm nivelin kulturor të këtij qyteti, paralelisht dhe personalitetin e Prenk Jakovës si kompozitor, dirigjent dhe organizator i shquar janë: Kënga e bariut, Merdhin trumcaku, Hymni i kolegjit françeskan, Ave Maria, Litianit e Zojës, Marshi i fiskulturistëve, Elegji për Luigj Gurakuqin, Margjelo, mjaft krijime vokale të fuqishme të kohës. Të kësaj periudhe janë dhe opereta për fëmijë: "Xhuxhimaxhuxhat"; "Dasma shkodrane"; Melodrama "Juda Makabe"; veprimin muzikor "Dritë mbi Shqipëri", romancat vokale dhe tabloja muzikore "Guri i Zi"; kompozime për piano, violinë, violonçel, klarinetë etj.

Kompozitori

Prenk Jakova nëpërmjet krijimtarisë së tij muzikore duke filluar nga kënga e thjeshtë te oratori, apo nga suita te kantata, do të japë sinjalin e parë dhe më të bukur të festave, të gëzimeve, të datave historike e përkujtimore. Më tej nëpërmjet zhanreve më të arritura, me guxim do të ecë nga melodrama e opereta deri në faqet më të ndritura të krijimtarisë sonë kombëtare duke na dhuruar operat "Mrika" e "Skënderbeu", vepra këto që kanë hyrë në fondin e muzikës sonë si faqe të rëndësishme të krijimtarisë muzikore, me vlera sa profesionale, aq dhe historike për kombin tonë. Shpirti i tij i trazuar edhe në këtë periudhë mbas këtij triumfi artistik s'do të gjejë akoma pushim dhe qetësi. Në pikën më kulmore të shpërthimit të talentit të tij, në rrethana sa misterioze, aq dhe akoma të panjohura, mbas triumfit të operas së dytë "Skënderbeu", në një gjendje depresive, në qershorin e vitit 1969 do t'u lërë lamtumirën e fundit të afërmve, miqve, shokëve e kolegëve, duke i shkaktuar mbarë opinionit shoqëror një dhimbje aq të madhe shpirtërore që nuk do të harrohet kurrë. Kam në mendje disa episode e kujtime të paharrueshme që kam pasur fatin t'i kaloj si orkestrante me këtë kompozitor, kujtime këto që i përkasin periudhës së përgatitjes së operas së parë shqiptare "Mrika" në Teatrin "Migjeni" të Shkodrës, që nga fillimi i shtatorit deri më 1 dhjetor të vitit 1958. Kompozitorin Prenk Jakova do ta cilësoja si një talent të rrallë, krijues i përmasave të gjera muzikore, dirigjent i aftë, klarinetist i shkëlqyer, njohës i të gjitha instrumenteve të orkestrës, i përgatitur mirë teorikisht, me një nivel të lartë profesional, por mbi të gjitha një njeri të mrekullueshëm. Pra kushdo nga ne që e ka njohur Prenkën, por edhe më shumë për ata që kanë pasur fatin të punojnë me të, figura e tij do të mbetet kurdoherë shembulli më i mirë në fushën e jetës artistike si dhe asaj shoqërore. Jam një ndër ata orkestrantë që kam pasur fatin të punoj me këtë kompozitor të shquar që në vitin 1952, kur opera "Mrika" ishte ende në fillimet e saj, e njohur fillimisht si vepër në vete, "Dritë mbi Shqipëri" e më pas në vitin 1958 në rrugën e plotë të kurorëzimit të saj: Opera e parë shqiptare "Mrika", premiera e së cilës u dha më 1 dhjetor 1958 në Shkodër. Mbi të gjitha duhet thënë që suksesi i gjithçkaje për këtë opera fillimisht ishte puna e kualifikuar e me cilësi të lartë profesionale që bënte me individë e me grupe të caktuara në mënyrë të pandërprerë dirigjenti e kompozitori i kësaj opere, Prenk Jakova. Në punë e sipër Prenka ishte shumë i organizuar, kërkonte përpikmëri e disiplinë gjatë provave. Falë përgatitjes profesionale që kishte, shumë probleme i zgjidhte dhe vetë. Jepte këshilla nga më të vlefshmet për shumë probleme teknike, sidomos në veglat e frymës; demonstronte vetë në çdo instrument, kujdesi i tij shkonte deri në ato raste të veçanta kur ndërhynte edhe në riparimin e tyre. Kishte vesh muzikor absolut. Dallonte dhe ndalej edhe në momentet më të vogla të intonacionit. E thënë më saktë, ishte vërtet një talent i lindur. Shumë rrallë mund të sjellin kohërat njerëz të aftë si Prenk Jakova. Mund të them që quhemi vërtet njerëz me fat dhe të privilegjuar që kemi të regjistruar në jetën tonë një periudhë kohe që të kemi jetuar dhe punuar me një mjeshtër kaq të madh e të aftë, por mbi të gjitha me një njeri të mirë e të respektueshëm si Prenk Jakova.

Nga: GJOVALIN LAZRI/Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top