Premier League: Nuk ka më blerje të mëdha, ndërkohë priten largime

Kresha

A pretty face can never trick me
https://postimage.org/


Anglia jashtë Bashkimit Evropian drejtpërdrejtë do të ndikojë edhe në futbollin e këtijs hteti. Pasi i thanë jo Bashkimit Evropian nëpërmjet referendumit, Premier League pritet të këtë ndryshime të mëdha në rregullore. Pasojat e para të votimit u panë tek monedha Paund, që pësoi një zhvlerësim në krahasim me Euro dhe Dollar dhe si pasojë e kësaj, klubet angleze do të paguajnë më shumë për yjet e futbollit. Për shembull nëse një skuadër angleze për mesfushorin Paul Pogba do të paguante 120 milionë Euro, tani do t’u duhet të derdhin në arkat e klubit të Juventusit 160 milione, ndërkohë që për Shtetet që janë brenda Unionit Evropian, blerjet në Angli mund të rezultojnë më ekonomike.

Momentalisht në Premier League, luajnë 65 futbollistë, të cilët nuk janë me shtetësi angleze dhe 111 që tashmë nuk do të kenë të drejtë pune në këtë shtet, dhe në këtë rast disa prej tyre konsiderohen ekstra-komunitarë dhe për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar të gjithë ata duhet të kenë leje pune si dhe duhet të kenë luajtur për dy vite në Kombëtaret e tyre. Aktivizimi i tyre bazohet në rregulloren e përqindjes së ndeshjeve të luajtura dhe renditjes në tabelën e FIFA-s.

Në këtë mënyrë, rregullorja e re mund të shkaktojë dhe largimin e disa emrave të rëndësishëm, sic janë, David De Gea, Martial, Mata, Scheiderlin e shumë emrave të tjerë. Por, jo vetëm “Djajtë e Kuq” mund të përfshihen nga një eksod i mundshëm pasi edhe Man.City është i rrezikuar për të humbur shërbimet e Mangala Navas dhe Nasri. Gjithashtu dhe ylli i skuadrës së West Ham Dimitri Payet si dhe Mingolet i Liverpool.



Emrat e ekipeve dhe lojtarëve të njohur që rrezikojnë largimin:

CHELSEA: Zouma, Azpilicueta

ARSENAL: Bellerin, Coquelin

MANCHESTER UNITED: De Gea, Mata, Scheiderlin, Martial

MANCHESTER CITY: Mangala, Navas, Nasri

LIVERPOOL: Mignolet

WEST HAM: Payet


//korneri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 3 21.4%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 28.6%
Back
Top