Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
z.Mexhid YVEJSI



”Ndonëse ne e quejmë Alfabeti Latin, kurse alfabeti e ka emrin grek, ndërsa alfabeti ka një prejardhje tjetër, shumë më të vjetër”

- Allen Butler


Për nder të ”Kongresit të Manastirit”, me rastin e 100 vjetorit (1908-2008), ku u vendos, u përcaktue, Alfabeti Latin për gjuhën shqipe, u organizuan manifestime, kremtime, tryeza, tribuna, konferenca shkencore, tyrlifare, në të gjitha trojet shqiptare…

Organizimet më të veçanta ishin në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë, ku shumë, referues, disa politikuaj të lartë, thanë se:



“Shqiptarët u përcaktuan për Alfabetin Latin sepse ky alfabet është evropian…”



Për Alfabetin Latin ata thanë gjithçka… Gjithçka



është asgjë…! Asgjëja s’është e vërtet – për këtë alfabet…Pse? Sepse:



ALFABETI LATIN – EURO - PERثNDIMOR,

ثSHTث ALFABET AZIATIK – LINDOR…!


Prejardhja e fjalës alfabet


Fjala alfabet rrjedh nga greqishtja. Ajo vjen nga dy shkronjat e para të alfabetit të tyre, të cilat janë: Alfa dhe Beta. Pra, nga dy shkronjat e para të alfabetit të gjuhës greke është formuar fjala alfabet…



Por, me gjithë këte, fjala alfabet nuk është fjalë burimore greke. Pse? Sepse dy shkronjat e para të alfabetit grek, Alfa dhe Beta, janë dy shkronjat e para të Alfabetit Fenikas, të përvetësuara nga Alfabeti i Semitëve të Egjyptit të lashtë, që përdoret edhe sot në gjuhët e popujve semitë, siç janë: arabishtja, hebraishtja dhe aramishtja, të cilat i ka përvetësuar greqishtja…



Në gjuhën arabe shkronja e parë quhet: Elif, kurse në gjuhën hebreje: Alef,; shkronja e dytë quhet: Be, në arabisht, kurse Beth në hebraisht, kështu shkruhen edhe në aramisht, gjuha amtare e Jezu Krishtit ose e Hazreti Isait, paqja e Zotit qoftë mbi te…


Prejardhja e alfabetit latin

Alfabeti Latin ka prejardhje greke, është përvetësuar nga Alfabeti Grek në shekullit e shtatë para Krishtit, (Hazreti Isait, a.s.), nga vendbanimi Cumae , një koloni greke, në Italinë Jugore.



Etruskët ishin ata që e përvetësuan Alfabetin Grek, të cilin e plotësuan me disa shkronja, prej të cilëve e përvetësuan Latinët, të cilët e adaptuan si alfabet të vetë me 21 shkronja, i cili u quejt Alfabeti Latin…



Pra, Alfabeti Latin vjen prej Etruskëve, të cilët e përvetësuen nga grekët, por që e adaptuen Latinët dhe e përhapën tek Romakët…



Romakët krijuen Perandori, Perandori me afër 1000 vjet histori, e cila në kulmin e fuqisë shtrihej nga Spanja në Mesopotami, nga Afrika në Angli. Me shtrirjen, zgjerimin e Perandorisë Romake, u përhapë edhe alfabeti latin dhe gjuha latine, e cila ishte gjuhë zyrtare e Perandorisë…


Prejardhja e Alfabetit Grek


Alfabeti Grek, me të cilin shkruhet gjuha greke, është përvetësuar nga Alfabeti i Fenikasëve, para 2800 vjetëve…



Në fillim, në shekujt e parë, Alfabeti Grek shkruhej nga e djathta në të majtë, siç shkruhen edhe sot e kësaj dite në gjuhët semitike: siç janë hebraishtja, aramishtja dhe arabishtja, gjuhë në të

cilat janë shpallur Librat Hyjnor, Bibla dhe Kur’ani…



Me kalim kohe, alfabeti grek ka pësuar ndryshime dhe bëhët si një “nënë në vete”, prej kësaj “nëne në vete” lindin këto alfabete: Alfabeti Latin, Glagolik, Gotik, Cirilik, Koptik…


Alfabeti Fenikas


Të gjitha alfabetet e lartëpërmendura rrjedhin nga Alfabeti Fenikas. Kurse, vetë Alfabeti Fenikas rrjedh, u formue, u zhvillue nga Alfabeti Proto-Kaanaitë, rreth 3500 vite më parë…



Në fillim, fenikasit shkruani me sistemin kuniform… Kuniform është një shprehje latine që do të: ” Pykë “. Ky ishte shkrimi i parë, me anë të pykës, që e shpikën Sumerët në Mesopotami…



Alfabeti Fenikas kishte 21 shkronja, në forma të ndryshme. Të gjitha shkronjat e Alfabetit Fenikas ishin bashkëtingllore, të cilat ishin përvetësuar nga Hiroglifet e Semitëve të Egjyptit të Lashtë…



Gjuha e fenikasëve ishte gjuhë semite, e cila ishte përhapur për rreth Mesdheut, që nga Libani, Siria, Palestina, Izraeli, Tunizia, deri në Maltë…Kjo gjuhë, prej së cilës rrjedhin alfabetet e përmendura, flitej deri në shekullin e parë…

Egjypti dhe Sumeria –



Dy djepa të civilizimit,



Ku lindi historia e shkrimit…


Egjypti i Lashtë është një nga dy djepat e civilizimit ku lindi Historia e Shkrimit…



Historia e Shkrimit fillon në Egjyptin e Lashtë, para 4700 vjetësh…Semitët, banorët e atëhershëm në Egjypt, ishin ata që e shpikën shkrimin. Shkrimi i tyre, prej të cilit rrjedhin të gjitha alfabetet e lartëpërmendura, nuk kishte shkronja të alfabetit, por Hiroglife…

Hiroglifet ishin shenja, të cilat përfaqësonin shkronjat, që ishin gjithsejt 22, të gjitha bashkëtingllore, që shkruheshin nga e djathta në të majtë…


Sumeria ose Mesopotamia-



Djepi ku lindi dituria…


Sumeria është atdheu i Sumerëve, një popull i lashtë që jetonin në Mesopotami, ndërmjet dy lumejve, Tigër dhe Eufrat, në mes të Irakut të sotëm, në Lindjen e Mesme…



Sumerët janë ata që e shpikën formën e parë të shkrimit, që e njeh historia e njerëzimit, para 5200 vjetësh.



Shkrimi i Sumerëve nuk kishte shkronja, por shenja, të cilat i përfaqësonin shkronjat, që ishin 550 shenja….



Ky “alfabet” me 550 “shkronja” njihet si forma e parë e shkrimit në historinë e njerëzimit, në historinë e civilizimit…



Ky system i shkrimit në Perëndim njihet me termin “Kuniform”, që vjen nga gjuha latine, që do të thotë: “Pykë”. Pyka ishte “pena” “lapsi” sot në gjuhë kompjuteri i bie tasteri, ku “shtypëshin” “shkronjat” në rrasa argjili ose bote të pjekura…



Nga ky lloj sistemi, shkrimi, filloj “alfabeti” me 550 shkronja, i cili u përhapë në tërë Lindjen e Mesme, duke u përdorë me mijëra vite, prej të cilit u formuan të gjitha alfebetet e lartëpërmendura…



Përveç shpikjes së shkrimit, Sumerët e shpikën, e zhvilluan edhe sistemin e numrave, e shpikën kalendarin, ditët e javës, orën, të cilën e ndan në 60 minuta, e shpikën rrethin që e ndan në 360 gradë dhe shumë shpikje të tjera, që për themel kanë shkrimin, i cili e çoj përpara njerëzimin…



Pra, si përfundim, siç e kanë thënë dijetarët në Perëndim, se Alfabeti Latin – Euro-Perëndimor- është Alfabet Aziatik-Lindor…


(Autori është studiues i religjioneve)




Burimet kryesore:



1. The Worlds Writings Sistems, Peter Daniel, William



Bright, Oxford University Press, 1996



2. Mysteries of the Alphabet: The Origins of Writings, Barry Powell, Abevile Press, 1991



3. Civilzation Before Greece and Rome , David Sacks, Cambridge Press, 2004



4. The Writing Sistems of the World, Florian Coulmas, Balackwell Publishers, 1969



5. The History of the Alphabet, David Diringer, New York , 1997



6. Early History of the Alphabet, Joseph Navel, Jerusalem ,1981
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

Do te doja te dija nga ty bled,kuptimin e bashkimit me gjuhen shqipe te sotme te "fjalh behet","fjal bet".Kemi emrin "fjala" kemi dhe foljen bej "bej,ben,ben,bejme,,".folja bej ne kohen e shkuar ben "bera,bere,beri,bem,bet...,ben."Forma pak e shpjeguar ne shqipe "a bet fjale me njeri tjetrin".Pra thjesht kur "behet fjala" mos dote thote "behet gjuha e folur".C'domethene kjo "behet fjala" mos do te thote hidhet ne shkrim(simbolet e fjales,tingujve foljore)?.
Ketu qedron gabimi i mejerit dhe gjuhetareve.kjo per faktin se din shume pak shqip dhe fatekeqesisht shumica nuk dine fare.Katappano ishte i vetmi qe e kuptoi kete.Alfa,alef e tjera jane vetem shtremberime te emrit "fjal" dhe "bet" eshte thejsht folha "bej".Si e verteton ndryshe gjuha shqipe kete?
thjesht fare ne konceptimin dydimesionesh kuptim-numerim.
Kemi "at<am" te pare te nji grupi familje te cilet nuk fillojn erastesisht me "a"dhe te dytet "b" qe vijne pas tyre jane "bir" dhe "bij".Nuk jane rastesisht me "b".
te paret e shqi[tareve pellasgeve e ndertuan kete te paret ne bote ,te tjeret pas tyre e moren dhe e trasnformuan ne format qe permenden ketu,fenikas,grek,etrusk,latin.
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

Alfabeti latin eshte i ndertuar vertete mbi gjuhen etruske. Po gjuha etruske eshte e gjalle sot tek gjuha toske ne Shqiperi (Toskeri )-(Toskana).

Alfabeti grek po ashtu eshte themeluar mbi gjuhen unike pellasge, me prapashtesat fenikase dhe mesapotamase, ku edhe keto te fundit jane gjuhe te formuara nga invazionet pellazge ( po ashtu si cdo gjuhe tjeter) ne lindje, perpara se rracat e tjera te ishin ndare nga kafshet.
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

Me sa kam degjuar une , alfabeti latin e ka prejardhjen nga nje alfabet i hershem
shume i hershem arab , nje alfabet ne forme shenjash , i cili eshte pershtatur e transformuar .
Nqs e kan perdorur dhe pellazget dhe nqs ne kemi prejardhje nga pellazget , i bie qe te jemi arab , se pellazget do ishin arab me prejardhje .
Aha , me duket se e gjeta i pari prejardhjen tone me te hershme.
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

Me sa kam degjuar une , alfabeti latin e ka prejardhjen nga nje alfabet i hershem
shume i hershem arab , nje alfabet ne forme shenjash , i cili eshte pershtatur e transformuar .
Nqs e kan perdorur dhe pellazget dhe nqs ne kemi prejardhje nga pellazget , i bie qe te jemi arab , se pellazget do ishin arab me prejardhje .
Aha , me duket se e gjeta i pari prejardhjen tone me te hershme.

Mesa duket nuk e ke degjuar mire. Jane pikerisht invazionet pellasge qe kane krijuar edhe ato gjuhet arabe qe thua ti.
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

Nga Lerk Pervizi,

".....
1 - eshte provuar, nga zbulimet e fundit arkeologjike , se trevat ballkanike kane qene te banuara nga dy popuj te medhej pellasgjike, Vinka e Dimine dhe te tjere, po pellasgjike, si dhe Evropa qendrore deri te vendet baltike, ne Itali me shtrirje deri ne France, Spanje, ne Evropen veriore dhe ne brigjet e detit Mesdhe, nga vitet 8.000 deri 3000 para eres sone (para krishtit), ose dhe me perpara.

2 - Alfabeti i pare gjithashtu eshte krijuar nga Pellasget (shikonin formen primitive te alfabetit krjuar nga Pellasget Vinka) dhe eshte perhapur nga Fenikasit, qe ishin nje popull pellasgjik, siç ishin Etrusket e popujt e tjere te gadishullit italian, Sikulet, Venetet, Liburnet, Japiget, Mesapet, e vete Italiket e hershem,etj. Nuk eshte e vertete se latinet moren alfabetin nga greket, por drejt nga Pellasget, dhe eshte ky alfabet qe u adaptua nga greket me disa ndryshime e nga popujt e tjere te botes antike. Greket nuk arrijne te perkthejne shkrimet e vjetra dorike e jonike, as me greqishten e vjeter ose te re, dhe as nje nga mbishkrimet parahelenike, qe i perkasin kontekstit pellasgjik. Kretezet kane qene puro pellasge e flisnin e shkruanin pellasgjishten. Dhe ne luften e Trojes nuk eshte folur greqisht dhe as qe kane qene greker ata qe luftuan, veçse fise te ndryshme pellasgjike qe luftonin mes tyre per supremaci. Greket nuk bene gje tjeter veçse grabiten e pervetesuan dhe greqizuan gjithçka qe moren trashigim nga Pellasget. Theksojme se pasardhesit e hershem te Pellasgeve ne Ballkkan ishin Iliret, Traket e Daket, popuj vllazen qe flisnin nje gjuhe, pellasgjishten. Iliret ishin te ndare ne fise te shumta, si Dardanet, Dalmatet, Ardianet, Japodet, Enkelejdet, Venetet, Istret, Taulantet, Thesprotet, Moloset, Epirotet, Korintet, Kaonet, Peonet, Pirustet, Karavantet, Albanet, etj.

Pellasgjishtja njihet si gjuhe me e vjeter dhe e veçante, nje gjuhe autoktone e proto-europiane dhe aspak indo-europiane. Keto jane tezat e teorite e fundit te dalura nga gjuhetare te huaj, gjermane, italiane, franceze, belge, angleze, etj. qe kerkojne te zgjidhin problemin gjuhesor te qyteterimi njerezor ne Europe. Shqiptarja e nderuar Nermin Vlora Falaski, arriti te imponoje ne takimet linguistike nderkombetare e ne universitete te ndryshme, perveç se ne Shqiperi, ku nuk qasej, se gjuha çeles e mbishkrimeve te mbetura misterioze prej 3000 e me shume vjetesh, ishte vetem shqipja. Ata qe tallen me keto perfundime, nuk kane asnje haber nga gjuhet e vjetra te vdekura, e nuk mund te japin gjykime hamendore. Ndersa Nermin Vlora, jo vetem qe njihte ne maje te gishtave latinishten e greqishten e vjeter, por edhe gjuhet e tjera, si persishten arabishte, sanskritishten, perveç te gjithe gjuhet europiane, pra nuk ishte nje amatore por nje shkencetare e vertete. Nje tjeter shqiptar i madh ne kete fushte ka qene Prof Spiro Konda, i cili mjerisht jetoj ne nje periudhe te keqe, qe nuk i lejoi frymemarrje, siç ishte diktatura komuniste, qe i pengonte keto hulumtime shkencore. Prof Spiro Konda, njohes i thelluar i botes antike, ne kontekstin gjuhesor, kishte arrite te njejtat perfundime te Nermin Vlores, por puna e tij mbeti e surgjynosur. Na erdhi mire qe dikush e kishte kujtuar me shume respekt, dhe kishte parashtruar mendimin e perfundimet e studimeve te tij, qe mbeshtesnin terorine pellasgjike shqiptare, si nga origina ashtu nga gjuha. Shqipja nuk eshte gje tjeter veçse pasardhsja e trashegimtarja e pellasgjishtes, si rrjedhin Pellasget parardhesit e padiskutueshem te shqiptarve. Sa qe vete shkencetaret e vertete greke, e pranojne se Shqiptaret jane pasardhesit e Pellasgeve. Citojme tekstin nga Enciklopedia e Madhe Greke, Vellimi XIX, faqe 873 :
"....pra, stergjysherit e shqiptarve te sotem, Pellasget, kane banuar qe ne kohet parahistorike ne pjesen me te madhe te botes qe njihej aso kohe, duke zhvilluar nje qyteterim shume te rendesishem dhe duke ngritur vepra me vlera te jashtezakonshme. "


Kjo nderhyrje jona behet per te nxitur biseden ne binare te drejte dhe me urtesi e gjykime te mirefillta qe te lehtesojne dhe jo te komplikojne nje çeshtje aq te rendesishme siç eshte prejardhja e shqiptarve qe lidhte drejt me gjuhen, qe boterish eshte e percaktuar si gjuha me e vjeter dhe unike nder gjuhet qe e vjetra e te reja qe studiohen. Edhe nje here paraqes grafikun e shkencetarve, te Prof. Eric Minch e Alberto Piazza, ne vepren e Prof. te shquar : Luigji Kavalli Sforza "Geni, Popoli e Lingue" - 1996, ku shqipja, per ata qe studiojne grafikun, eshte vene ne raddhe te pare (jo sipa rendt alfabetik (qe nje person pati injorancen te thote), por sipas kriterit shkencor gjuhesor te ketyre linguisteve te shquar. Mirefillatas kuptohet se nderlidhja e varesia e gjuheve e ka burimin nismetar nga Shqipja (ku kuptohet pellasgjishtja) .

E mbyllim kete shkrim me nje perkufizim te Prof. Spiro Kondes, nga vepra e tij " Shqiptaret dhe Problemi Pellasgjik" ( Tirane 1964, faqe 237) :

"Problemi etrusk nuk mund te zgjidhet jashte problemit te pergjithshem pellasgjik, duke qene nje pjese esenciale e saj. Ne jemi plotesisht te bindur se Misteri Etrusk, mund te zgjidhet perfundimisht, vetem nese studiuesit mbeshteten mbi gjuhen shqipe, baze krejtesiht e sigurt, per zgjidhjen e problemit te pergjitshem pellasgjik."


 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

Me sa kam degjuar une , alfabeti latin e ka prejardhjen nga nje alfabet i hershem
shume i hershem arab , nje alfabet ne forme shenjash , i cili eshte pershtatur e transformuar .
Nqs e kan perdorur dhe pellazget dhe nqs ne kemi prejardhje nga pellazget , i bie qe te jemi arab , se pellazget do ishin arab me prejardhje .
Aha , me duket se e gjeta i pari prejardhjen tone me te hershme.

12.000 -10.000 - 8.000 vjet me pare kur pellazget ndertonin Egjiptin e lashte dhe kulturat e tjera ne Lindjen e Mesme (si babiloneze dhe asire), Arabet nuk egzistonin akoma mbi faqen e globit tokesor as si etni dhe as si rrace!!!

Te kujtoj se Babilonezet, Asiret dhe Sumeret antik ishin rrace Pellazgjike dhe jo Cifute siç propagandohet sot.
Pellazget ishin njerez qe punonin token pra ishin bujq dhe merreshin me agrikulture, njesoj si babilonezet,asiret dhe sumeret.

Dihet tashme shume mire qe gjenetikisht shqiptaret jane mbartes te nje Y haplogrupi (J2 dhe
E3b1-alpha cluster) .

Genetist DR.Cruciani:
"The distribution of the E3b1-alpha cluster in Europe indicates a Neolithic expansion out of the Balkans into Europe about 8000 years ago" Thats mean Albanians live in Balkans from 8000 years!

Genetist DR. Semino:
"The footprint of J2e1 (M102) on the European map indicates a connection between the southern Balkans & north-central Italy. The explanation is that J2e1 may have dispersed into Europe from the Balkans about 8000 years ago. Some of the highest frequencies that Semino saw for J2e1 were Albania (14.3% of total population),Italy (9.6%).

Pra bujqit dhe agrikultura eshte shfaqur ne ballkan te pakten 8000 vjet me pare gjate periudhes se neolitit dhe shqiptaret jane mbartesit kryesore te ketyre 2 haplogrupeve te bujqerve te pare europjane.


Rraca magjypo-arabe qe e ka pushtuar sot ate toke nuk ka te beje fare me
Babilonezet, Asiret dhe Sumeret antik !!!
Cifutet thjesht vodhen dijen, gjuhen dhe shkrimin e lashte pellazgjik duke e pervetsuar nga pellazget antik te Babilonise, Sumeret dhe Asiret. Te njejten gje bene dhe arabet me vone!!

Asgje te re nen diell, jemi gjithmon aty tek gjeneza pellazgjike!!
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

Genjeshtra e mbareshkruar nga "Unversitete" e shkencetare raciste,nacionaliste,fashiste,imoraliste mbi madheshtine Cifute,greke,latine eshte e veshtire te fshihet nga mijera tekste shkollore dhe joshkollor,fjalore,eciklopedi,faqe interneti,bibla te vjetra te shkruajtura ne kohet moderne.Ne kete kohe ne jemi pikerisht ne piken e shendrimit.Jemi ku kjo ndertese e genjeshtert ka filluar te degradohet,murete e saj tashme jane tere lageshtire,traret jane kalbur.Ajo pritet te rrezohet nga casti ne cast.Pikerisht brezi i ri i shkencetareve Shqiptare mbaruar ne Shkollat me prestigjoze do ti japin te shtyren e fundit kesaj kalbesire,qe ka sjelle vetem injorance,luftra,vrasje masive te njerzve.Ne kete drejtim te historise e kemi paguar me gjak.Ne fillim ngrihen keto lloj genjeshtrash nga dikush dhe pas kesaj vjen grabitja e tokave,vrasja dhe perzenia e banoreve ligjitim te tyre.Bota shkencore gjuhesore,300 vjete e fundit ra ne kurthin grek ku pas tij fshihet dora katolike-ortodokse.
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

Tjeter gje:
Gjysem konkluzion lidhje teme:
E gjitha kjo per kunderpeshe te اabejt e ndonje tjetri ne drejtim te vjetersi-rinine e gjuhes Shqipe,sllavohuazimet,ose 8%-shin e saj.Ideja ime qendron qe gjuhet e sipershkruara ne dy paragrafet e fundit,vetem kane ndertuar mbi bazen e shqipes se vjeter,kodeve te saj.Ate greqishten e Bylisit,po ta zberthesh si duhet ja gjen mire origjinen mendimore.Mendimi eshte njera ane,zgjedhja e menyres se shkrimit te tij eshte ana tjeter,ana formale.Ndersa zberthimi sipas dashjes se qejfit eshte “metoda” mbizoteruese e fqinjeve tane historike te vjeter ku اabej e e ndonje tjeter eshte nje viktime e radhes,ndoshta me pavetedije ose ndoshta me vetedije.
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

alfabeti latin dhe grek, ka origjin nga Fenikset te cilet i kishin para ktyre, romaket dhe greket vetem i modifikuan pak :) !
 
Titulli: Prejardhja e alfabetit latin dhe grek.

do kisha deshire qe dhe qellin mos ta kisha bashke me greket,
sepse greket kan perdhosur historine ballkanike dhe e kan bere ate te pa vlefshme, e kan egzagjeruar , vjedhur, flliqur,
por greket kan ngelur ato qe ishin, te shemtuar, te pa moral, te pa bese, te pa burrni, shpifes.

prandaj ju lutem asgje mos e lidhni me greket, sepse shqiptaret dhe greket jan popujt me te larget ne bote me njeri tjetrin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top