Prej nga vjen gjenetika e popujve të Ballkanit?!

gjenetika.png
Gazeta proqeveritare Dnevnik, e cila ka mështetur fuqishëm protestat antishqiptare në Shkup, ka publikuar sot në shkrim, në të cilin theksohet se shqiptarët kanë prejardhje nga Afrika, përcjellë Agjencia e lajmeve INA.
Sipas informacioneve të një hulumtimi në të cilin bazohet gazeta shqiptarët janë më të afërtë me popujtë që jetojnë në Afrikë, gjegjësisht, halpogrupet E2 dhe E3 që janë të ngjajshme me ADN Marokenëve dhe Alizhirit. Sipas këtij studimi maqedonasit kanë afërsi me Serbët dhe Bullgarët. Madje theksohet se popujtë sllavë nuk kanë ardhur nga Karpatet.

Kjo nuk është hera e parë që mediat në gjuhën maqedonase shkruajnë për prejardhjen e “dyshimtë” të shqiptarëve, pa dhënë asnjë dëshmi të metodologjive të njohura shkencore në tërë botën për problematika të tilla. Natyrisht, publikimet e tilla kanë qëllime krejtësisht tjera e asesi për ti shërbyer të vërtetës ose argumenteve shkencore.

'Agjencia e informative INA, më 29 janar të vitit 2015, ka botuar artikullin krahasues të “hulumtimeve” të meiave në gjuhën maqedonase dhe studimet shkencore të studjuesve të tjerë, që këtë artikull po ua sjellim në tërësi:
Në mediat në gjuhën maqedonase është publikuar një material lidhur me prejardhjen gjenetike të popujve të Ballkanit, duke iu referuar një burimi nga Zvicrra, që sipas tyre, ky institute, Instituti Zvicerian për gjenetikë IGENEA ka bërë të ditur të dhënat për prejardhjen gjenetike të popujve të Ballkanit që është një goditje serioze ndaj të gjithë nacionaliteteve që i bien gjoksit për “pastërtinë” e prejardhjes së tyre, dhe këtë e konsiderojnë si kriter madhor se a është ndokush i dëshiruar apo jo.

Hulumtuesit zvicerian-shkruajnë mediat në gjuhën maqedonase- mbi dhjetë vjet duke shfrytëzuar literaturë të konsideruar nga mbi 500 burime shkencore dhe metodat bashkëkohore shkencore, duke mos pasë interes që në asnjë mënyrë të mirren me pasojat politike për analizat e tyre. Shikuar nga aspekti professional, kolegët e tyre i konsiderojnë mbi 80% si rezultate relevante që për gjenetikën është më shumë se mjaftueshëm qëhulumtimi të shpallet i suksesshëm.
Konkluzat e hulumtimit janë në paraqitjen grafike (shkruajnë mediat maqedonase):
ha.png
Sipas këtyre rezultateve të hulumtimit të paraqitur në këtë paraqitje grafike dhe në përshkrimin e dhënë nga këto media rezulton se:
Maqedonët, si komb, sipas këtij institute, kanë më së shumti gjen antik, që arrinë në 30%, pastaj 20% gjen teuton (tevton një fis i vjetër gjerman), 15% kanë gjen sllav dhe rrënjë helene. Gjeni maqedonas-sipas mediave maqedonase- përmban mes tjerash 10% gjen ilir. Sipas numrave, maqedonasit ngjashmëri më të madhe të ADN-së kanë me grekët dhe sërbët, ndërsa dallime të theksuara kanë me bullgarët dhe shqiptarët-shkruajnë mediat maqedonase.

Serbët, tek ata më së shumti, 30% ka rrënjë slave, pastaj 21% prejardhje ilire. Këtu duhet pasë rezerva për pjesën e gjenit ilir, sepse hulumtimet janë bërë kur Kosova ishte pjesë e Serbisë, ndaj 8% nga 21 % të rezultateve ilire bie mbi shqiptarët e Kosovës. ثshtë interesante se rezultatet e ADN-së tregojnë ngjashmëri të vogël ndërmjet serbëve dhe kroatëve tek të cilët pos prejardhjes slave prej 20%, dominante është ADN-ja ilire me 34% dhe të keltëve 18% si pjesë e gjenit etnik kroat.

Shqiptarët, sipas ADN-së etnike, në pjesëm më të madhe, rreth 30% janë ilir, pastaj 20% sllav, dhe 18% thrakas. ثshtë për tu habitur nacionalistët dhe ithtarët e “popujve të pastër” se shqiptarët kanë më shumë prejardhje slave se sa maqedonasit. Ata sipas rezultateve të ADN-së, kanë më shumë ngjashmëri me bullgarët dhe kroatët se sa me maqedonasit, sërbet ose grekët- shkruajnë mediat maqedonase.

Ajo është njëra anë e “medaljes” mbase e thënë kuturu, ndërsa ana tjetër e kësaj medalje është si vijon:
Ajo që është thënë më lartë e ka porosinë, qëllimin dhe mesazhin e vet. Mirëpo, nuk është e qartë sipas të cilës metodologji janë bërë këto hulumtime dhe janë arritur këto rezultate, që janë në kundërshtime me shumë hulumtime thelbësore që janë bërë gjatë periudhave të ndryshme, në bazë të metodologjive shkencërisht dhe botërisht të pranuara.

Sa për ilustrim, po e përmendi të dhënat nga libri i autorit prof.Dr.Ivan Juriq, “Preajardhja gjenetike e kroatëve” (Genetiçko pdrijetlo hrvata), autor që ka një bagazh të mbi 100 publikimeve shkencore etj etj, i cili në hulumtimin e tij paraqet rezultatet tabelare të përpunuara në bazë të 23 hapllotipeve të ndryshëm, por edhe të hapllogrupeve të ndryshme, por pa hyrë në hollësi të detajuara të hapllotipeve që ka përdor prof. Juriqi, që nga periudhat e para 40.000 vjetëve, pastaj 23.000 vjetëve, 17.000 vjetëve e deri në ditët e sotme..
Në pamundësi për ti shqipëruar këto tabelar dhe natyrisht pa marrë edhe pëlqimin e autorit, po i prezantojmë në original, që besoj se sado pak do ta zbardhin të vërtetën e etnogjenezës, respektivisht gjeneve, ngjashmërive dhe dallimeve ndërmjet popujve të Ballkanit.info shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top