Prapë kontroll i dyfishtë në kufirin me Shqipërinë

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim اollaku, ka bërë me dije se Komisioni Evropian si rekomandim shtesë për liberalizim të vizave ka kërkuar të rikthehet kontrolli në hyrje dhe dalje në kalimin kufitar me Shqipërinë.
Para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane اollaku ka deklaruar se ky po bëhet për shkak të luftimit të krimit ndërkufitar. “Ka pasur kërkesë që, për shkak të luftës së krimit ndërkufitar, Kosova përsëri ta rikthejë kontrollin në hyrje dhe në dalje në kalimin kufitar me Shqipërinë. Jemi të obliguar ta bëjmë këtë sepse është kërkesë e drejtpërdrejtë”, ka thënë اollaku. Sipas tij, rikthimi i kontrollit kufitar mund të shkaktojë pakënaqësi te qytetarët, të cilët për disa vite janë mësuar me vetëm një kontroll. “Me siguri se qytetarët tanë do të thonë se pse tash po zgjatet procedura, sepse janë mësuar vetëm me një kontroll, por krejt këto janë në shërbim të plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave dhe natyrisht për një luftë më të madhe ndaj krimit kufitar ndërmjet dy shteteve”, ka deklaruar اollaku.
Nga viti 2011, me një marrëveshje në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ishte mundësuar që automjetet dhe udhëtarët që hyjnë në Shqipëri nga Kosova të kontrollohen vetëm në Morinë, ndërsa ato që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria të kontrollohen vetëm në Vermicë.

Redaksia online
(e. r. / epokaere.com)[video]http://www.epokaere.com/Articles/1/72273/Images/656X37372273Kufiri_Kosove-Shqiperi.jpg[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top