Prapaskenat/ Si kërkoi Rama ta privatizojë fitoren e kombëtares

Malsi

Anëtar i Nderuar
proc_0.jpg
Teksa avioni i linjës Montenegro Airlines që po sillte futbollistët e Kombëtares në atdhe, po kërkonte të bënte një ulje të butë mbi pistën e Rinasit, për shkak të turbulencave, një anëtar i ekuipazhit i komunikoi drejtuesve të federatës se nga kulla e kontrollit ishte kërkuar që të bëhej ulje sa më e shpejtë. Pilotët po kërkonin të zbatonin të gjitha masat e sigurisë po me sa duket atje poshtë në tokë, dikush kishte padurim që zbritja të kryhej shpejt.
Në sallonin VIP të aeroportit kishte mbërritur tashmë kryeministri Rama. Ai kish padurim që ceremonia të kryhej sa më shpejt. Jo prej ankthit të një tifozi të çartur, por sepse çdo vonesë ia pamundësonte planin që kishte bërë për të qenë protagonist në të gjitha etapat e festimit të Kombëtares. Qe ai që po kërkonte uljen e shpejtë të avionit, sepse disa orë më pas duhej të kthehej sërish në Rinas për të udhëtuar në një vizitë zyrtare drejt اekisë.
Pilotët e shpejtuan zbritjen dhe, sapo dera e avionit u hap, në të u shfaq shefi i protokollit qeveritar. Ai kumtoi se kryeministri kish dalë t'i priste, se ata do të vazhdonin së bashku të udhëtonin me autobus drejt kryeministrisë dhe më pas drejt presidencës.

proc1.jpg


Shihini me kujdes keto tre foto. Keto evenimente nga pritja ne Rinas (lart) deri tek Procesi Sportiv ne Top Chanel (poshtë) publiku i ka parë nga ora 15.00 e pasdites të së hënës deri pas mesntate. Por nuk është e vërtetë. E për këto mjafton vetëm një fakt: a mund të rrijë Rama me të njëjtën kravatë për kaq shumë kohë? Jo. Kjo tregon se gjithçka është zhvilluar në pak orë, ndryshe nga sa e kanë shikuar njerëzit në TV.

proc5.jpg

Kur Armando Duka ua tha lojtarëve këtë "ndryshim plani" shumë prej tyre rrudhën buzët. Futbollistët fitimtarë kërkonin vetëm një gjë: një dush pas udhëtimit të gjatë, një drekë të mirë sepse pas vonesave në udhëtim, uria po bëhej e papërballueshme dhe së fundi një zhytje mes turmave të tifozëve për të festuar së bashku çmendurinë e kualifikimit për në Francë. Asgjë nga këto nuk do të bëhej sipas dëshirës së tyre. Ata po i merrte peng politika.
Madje edhe një anekdodë. Meqë skuadra do të dekorohej, FSHF, kishte menduar që në ceremonitë solemne i gjith stafi të paraqitej me kostumet zyrtare, me këmisha dhe kravata. Kjo do të ishte ku e ku më e hijshme për një vizitë për në presidencë dhe kryeministri. Por as këtë mundësi nuk ua lanë fitimtarëve kuq e zi. Ata parakaluan para rojeve të nderit të gardës dhe nën tingujt e himnit kombëtar, thjesht me tuta. Vetëm e vetëm se koha qe e kronometruar dhe Edi Rama duhej të kryente të gjitha etapat e një operacioni marketingu që kishte planifikuar vetë.
Të gjithë e panë seç ndodhi. Në selinë e kryeministrisë, kryebanori i saj u shndërrua në një showman televiziv që drejtonte ceremoninë. Pas një fjalimi të gjatë, me futbollistët e rreshtuar përpara tij, me të gjitha TV që trasmetonin Live, Rama i jepte fjalën dhe bënte replika me gjithkënd. Ai e bëri veten pjesë të fitores, tha se ai dhe Duka e patën imagjinuar që më parë, atëherë kur askush nuk besonte, talli opozitën e tij politike dhe të gjithë kritikët e kësaj Kombëtarjeje, e kërcënoi "Xhanin o xhan" se do t'i rrëmbente pasaportën dhe në fund i la futbollistët të lirë për të përgatitur një shfaqje tjetër.
Edhe kjo është një anë po aq e panjohur për publikun. Të gjithë që këtë të hënë i kishin sytë nga televizori panë një reklamë sipas së cilës, kryeministri, trajneri De Biasi dhe kapiteni Cana do të merrnin pjesë në mbrëmje në "Procesi sportiv". Top Channel e reklamoi shumë këtë fakt, megjithëse pak kush e dinte se kjo nuk qe një ide e vetë televizionit. Në regjinë qëndrore ishte ulur vetë kryeministri. Sapo ndeshja në Jerevan mbaroi, ai i kish telefonuar personalisht Lorikut dhe De Biasit që t'i njoftonte se të nesërmen ata duhet të jenë përkrah tij në Top Channel. Kish marrë OK-in e tyre. Më pas denjoi t'i njoftonte edhe drejtuesit e Topit se si do të zhvillohej programi.
Por kishte një problem. Procesi Sportiv i Ed Manushit dhe Marina Vjollcës zhvillohet live pas orës 22.30, ndërsa Rama pasdite duhet të nisej drejt اekisë. Atëherë ai u dha drejtuesve të Topit urdhrin: Bëheni emisionin me regjistrim. Dhe ashtu u bë. Procesi Sportiv u regjistrua në orën 16.30. Kryeministri ia doli të ishte gjatë gjithë ditës, që nga zbritja në Rinas e deri në mbrëmjen e vonë, përkrah fitimtarëve. Falë trukeve, manovrave dhe presionit, ai arriti ta bëjë veten pjesë të suksesit në sytë e shqiptarëve. Nga mesdita në mbrëmje, ai arriti të prodhonte imazhe televizive me veten në qendër, pavarësisht se për këtë u desh një ulje e detyruar avioni, një uri e zgjatur e lojtarëve, një paraqitje me tuta në në ceremonitë zyrtare dhe së fundi një përdorim më shumë i Top Channel-it.

Lapsi.al
 
Titulli: Prapaskenat/ Si kërkoi Rama ta privatizojë fitoren e kombëtares

Lol..

Nuk eshte suprize fare, Dihet qe Edi propaganden e ka ne xhep perher ;)
Sa ka marre nga xhaxhi ky :p
 
Titulli: Prapaskenat/ Si kërkoi Rama ta privatizojë fitoren e kombëtares

Nuk e kuptoj titullin e temes e as qellimin e artikullit.

Rama eshte kryeministri i jone/Shqiperise - nuk ka nevoje te privatizoje skuadren kombetare kur ajo perfaqeson Kombetaren.

Ps...Tani per tani me duhet te them, qe nuk ka asnje lider tjeter qe i afrohet Rames ne podium .... Asnje. Pertej politikes, me ngjan si nje qytetar i rrafshet/thjeshte, ku nuk heziton te perzihet me njerezit/popullin.
 
Titulli: Prapaskenat/ Si kërkoi Rama ta privatizojë fitoren e kombëtares

Ske kapacitete ta kuptosh , normal nuk eshte per nivelin tend kjo ,duhet per dike qe e vret me lart sesa nga mesi e posht ,deri tek ronaldo .

Kryeministri duhet te kujdesej per ato shtepite qe u mbyten ne Vlore ,Fier ,etj . Shum familje ngelen pa mobilje ,pa buke , ndersa kryemileshi duartrokiste veten si golashenuesi kombetares .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top