Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Prapaskenat e negociatave për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri

Love

βeℓℓe â๓e
timthumb.php


Rusia do të jetë vendi që do të mbikëqyrë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Përveç asistencës në transportim dhe shkatërrim, Rusia do t’i paguajë Shqipërisë për këtë proces afërsisht 2 milionë dollar. Marrëveshja është arritur me negocimin e SHBA-ve.

Lajmi raportohet nga gazeta ruse “Kommersant”. “Ka arsye të besohet se vendi për shkatërrimin e është gjetur, dhe do të jetë Shqipëria”, ka thënë një burim diplomatik për gazetën.

SHBA-të kërkuar për të gjetur një vend me pagesë për shkatërrimin e këtyre armëve kimike, pas nuk u ofrua asnjë vend vullnetar. Fillimisht SHBA-të negociuan me Turqinë dhe Jordaninë por këto vende nuk pranuan. Më pas u arrit një marrëveshje me Norvegjinë për të marrë në konsideratë kërkesën, por në fund edhe ata refuzuan.

Faza e parë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë nis sot më 1 nëntor, ndërsa faza e dytë më 15 nëntor. Organizata për ndalimin e Armëve Kimike (OPCث) ka rënë dakord me autoritetet siriane që këto armë të shkatërrohen jashtë territorit të Sirisë. Kushti i vetëm i Sirisë është që transporti i armëve të mos kryhet nga SHBA-të.

Në këtë situatë, Shqipëria mbetet e vetmja zgjidhje reale. Sipas ekspertëve, Tiranë është tërësisht e orientuar nga SHBA-të dhe Uashingtoni nuk mund ta refuzojë. Krahasuar me fqinjët Shqipëria ka një infrastrukturë më pak të zhvilluar, por ka një eksperiencë të mirë në këtë fushë gjashtë vite më parë, kur u bë vendi i parë në histori që shkatërron plotësisht armët kimike. Në 2007, Shqipëria shkatërroi rreth 16 tonë gaz mustardë dhe substanca të tjera toksike të akumuluara gjatë periudhës së Enver Hoxhës.
Shekulli
 
Titulli: Prapaskenat e negociatave për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri

Nuk di se sa do ja vlente qe per dy milion dollare te shkaterrohet tere ai arsenal armesh kimike i Sirise ne Shqiperi. Perkunder teknologjise se larte qe perdoret kam pershtypjen se rreziqet nga toksiciteti jane akoma te medha dhe po te munde ti shmangej kesaj gjeje qeveria edhe do bente mire.
 
Titulli: Prapaskenat e negociatave për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri

Nje plak socialist i thekur ne Tirane, pasi degjoi lajmin e armeve kimike siriane qe do te shperbehen ne Shqiperi, reagoi me fjalet:

"Ore e ka lene mendja fare kete budallane tone qe kemi ne krye? Ne qaheshim per importin e plehrave te Berishes, ky na sjell helmet kimike nga Siria!"

hajduti
 
Pe: Prapaskenat e negociatave për shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri

He pra, ky Rama reagonte per qeset e plastikes dhe per skrapin ... nuk me duket ide e mire .... edhe nese marrim per baze qe Rusia ka mjetet per shkaterrimin e ketyre armeve kimike perseri duhet struktura e pershtatshme dhe infrastruktura logjistike, ku do ti dergojme ne keto arme kimike ? une nuk di nje vend tjeter pervec Insitutit te Fizikes Berthamore, ai eshte i amortizuar dhe perben rrezik tashme per njerzit qe jetojne perreth. Me aq njohuri sa kam une keto arme kimike pas shkaterrimit duhet te varrosen diku nen dhè ?

I bie qe na mungon vendi i shkaterrimit dhe vendi i groposjes se ketyre armeve kimike ... prandaj, per mendimin tim nuk i sjell njeri tek ne, sepse i duhet te investonte edhe 10 milone dollare per ndertimin e strukures dhe per groposjen ....
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top