Pranohen Kushtet E Serbis ,BE pranon që EULEX-it të miratohet në KS

  • Hapësi i temës Hapësi i temës Ado
  • Start date Start date

Ado

FISEBILIL-LAH
Bashkimi Evropian i ka pranuar kushtet e Beogradit për sistemimin e Misionit të BE-së në Kosovë, deklaroi të premten drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të BE-së, Pierre Mirel.

"BE ka pranuar se sistemi i EULEX-it duhet të miratohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të jetë neutral ndaj statusit dhe nuk do të ketë lidhje me planin e Martti Ahtisaarit", ka thënë ai.

Këtë deklaratë Mirel e bëri për gazetarët pas takimit me zv/kryeministrin e Serbisë, Bozhidar Gjeliq. Ai ka shtuar se për këtë shkak është e rëndësishme që të arrihet kompromisi në mënyrë që EULEX të sistemohet në Kosovë dhe të jetë i dobishëm për të gjithë banorët e saj.

Ndërkaq Gjeliq, duke iu përgjigjur pyetjes nëse është arritur marrëveshja me Brukselin për sistemimin e EULEX-it, ka thënë se negociatat po zhvillohen nën patronazhin e OKB-së dhe se "zgjidhja duhet të gjendet në Neë York".

Këshilli i Sigurimit pritet të diskutojë për gjendjen në Kosovën dhe rikonfigurimin e misionit të Kombeve të Bashkuara. Një prej çështjeve që pritet të hapet në këtë debat, do të jetë edhe vendosja e EULEX-it, për të cilën po zhvillohen bisedime ndërmjet OKB-së dhe BE-së në njërën anë dhe Serbisë në anën tjetër. /bbc/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top