Prangoset në Londër shqiptari me 7 akuza

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


ANGLI/LONDER

Skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard ka prangosur një shumë të kërkuar shqiptar që fshihej në kryeqytetin britanik. Admir Doda nga Burreli është prangosur disa ditë më parë në veri të Londrës, pasi është identifikuar si një person në kërkim nga policia shqiptare. Burime nga Interpol Tirana pohojnë se arrestimi në Londër i Dodës është ndërmarrë pasi Prokuroria shqiptare ka lëshuar një fletë arresti ndërkombëtar. Doda 32 vjeç akuzohet për dy tentativa vrasje. Atë të Rinard Klosit dhe Sami Docit ndodhur gjatë trazirave të 1997-ës në qytetin e Burrelit. Po ashtu mbi të rëndojnë edhe pesë akuza të tjera për armëmbajtje pa leje. Admir Doda mbahet i izoluar në një burg të sigurisë së lartë në Londër. Në dy raste atij i është refuzuar liria me kusht pavarësisht se janë vënë shumë të mëdha në paund si garanci pasurore. Prokuroria britanike ka dërguar një letër porosi homologëve shqiptarë ku kërkojnë që brenda 40 ditëve të dërgohen të gjitha të dhënat e dosjes "Doda". Seanca gjyqësore e ekstradimit është caktuar të zhvillohet me 23 shtator 2009. Kjo është hera e dyta që Admir Doda arrestohet në Londër në bazë të një arresti ndërkombëtar. Disa vite më parë ai është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane. Atë kohë Gjykata londineze e Ekstradimeve lejoi ekstradimin e tij në Itali. Pas më shumë se një viti Doda, i cili akuzohej për vrasjen e një shqiptari është lënë i lirë, nga gjykata pasi asnjë prej dëshmitarëve nuk u paraqit të dëshmonte kundër tij. Ndërkohë, burime nga Ministria e Drejtësisë thonë se fletë-arresti për Dodën është lëshuar disa vite më parë. Pavarësisht këtij fletë arresti Doda ka ardhur në Shqipëri lirshëm vitet e fundit pa u arrestuar nga policia shqiptare. Gentian Doda vëllai i Admirit, sipas Interpol-Tiranës është një prej dhjetë personave më të kërkuar në botë nga drejtësia shqiptare. Interpoli pohon se ai ka marrë një dënim me 14 vjet burg i akuzuar për përfshirjen në dy vrasje në qytetin e Burrelit. Të paktën në njërën prej vrasjeve ai ishte hakmarrë për pengmarrjen e njërit prej shokëve të tij nga disa të rinj të së njëjtit qytet. Tashmë policia e ka vendosur emrin e tij në listën e personave më të kërkuar
*telegrafi*
 
Back
Top