Pranga studentit me 30 qese drogë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Një student nga Durrësi është prangosur nga policia e
kryeqytetit, pasi është kapur me një çantë me kanabis.
Arrestimi i Beniamin Selishtës është bërë te konviktet e
Inxhinierisë së Ndërtimit,
kur ai sapo kishte ardhur
nga qyteti bregdetar. Sipas
të dhënave hetimore, për
19-vjeçarin ishte marrë
informacion se tregtonte
kanabis. Kështu, sapo ai
është kthyer në Tiranë,
i është bërë një kontroll
dhe në çantën e rrobave
janë gjetur 30 qese me
kanabis, që ishin përgatitur
për shitje. Sipas policisë,
droga e sekuestruar arrinte
një sasi prej 95 gramësh,
ndërkohë që në banesë
nuk i është gjetur sasi tjetër. Operacioni për kapjen e tij u
realizua rreth orës 16:00 të së martës dhe dyshohet se
bashkëpunonte me persona të tjerë.
SHQIP

14505781.jpg
 
i rafte pika ketyre te rinjve, mire qe marin vet (te bejn çte duan me trupin e vet) por edhe kane b.... e shesin !
Ne burg, aty e ka vendin !!!
 
Back
Top