Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pranga shqiptarit dhe italianit, u kapën me arsenal armësh

cent

...Lontano
Karabinierët e Vogeras kanë arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një italian të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Mësohet se ata u ndaluan në provincën e Pavias gjatë kontrollit të mjetit “Opel Corsa” të bardhë. Mësohet se në pranga ka rënë siciliani Antoni Nicastro, 54 vjeç, person i dënuar disa herë, dhe “nxënësi” i tij, shqiptari Emiliano Haxha, 21 vjeç, me precedentë penalë. Të dy të arrestuarit u dërguan në burgun “Torre del Galo”, të qytetit të Pavias.
11a9y6s.jpg
Karabinierët gjetën në makinë një pistoletë “Berreta” tip 92 kalibër 9 mm, të cilën e mbante në brez Emiliano. Pistoleta ishte vjedhur në një banesë në 23 dhjetor 2013. Në një çantë shpine, po në makinë, u gjetën 2 karikatorë “Berrete”me 14 fishekë; një pistoletë kalibër 8, por lodër, ndonëse pa tapën identifikuese me ngjyrë të kuqe; një shkop gome teleskopik; një kuti me 5 fishekë të markës “Fochi” kalibër 20 mm për armë gjahu; 4 palë doreza dhe një maskë.

Nga “pajisjet”, që ju gjendën në makinë, kuptohet që dy personat po shkonin për të bërë grabitjen e radhës. Gjatë kontrollit të kotecit të pulave të një plevice, pronë e sicilianit Nicastro, karabinierët gjetën një kallashnikov prodhim shqiptar pa qytë me numër serie të fshirë; një armë gjahu tip “Berreta” kalibër 12 mm; një armë gjahu “Berreta” kalibër 20 mm edhe kjo e vjedhur në banesën e grabitur më 23 dhjetor. Armës i kishin shkurtuar tytën në mënyrë artizanale për lehtësi përdorimi. Në kotecin e pulave u gjetën edhe 25 fishekë kalibër 20 mm të markës “Semi-Magnum”.
/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top