Pranga një 31-vjeçari, dyshohet për disa vrasje me pagesë në kryeqytet

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Operacioni

Arrestimi i Julian Sinanajt u krye gjatë mesditës te “21 Dhjetori”


Bashkë me të dyshuarin për disa vrasje me pagesë, Policia e Tiranës ka shoqëruar edhe një 20-vjeçare

1625588_10151833460296836_941012799_n.jpg

Provat qe iu sekuestruan Julian Sinanajt

sinanaj-257x320.gif



Për herë të parë, Policia e Tiranës ka mundur që të prangosë një të dyshuar si vrasës me pagesë brenda dhe jashtë vendit. Julian Sinan Sinanaj, 31 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, është arrestuar mesditën e djeshme nga forca të shumta të policisë. I riu ka qenë duke lëvizur me një automjet, i armatosur në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, në momentin që është vënë në pranga. Ndalimi i tij ka qenë i rastësishëm. Rreth mesditës së djeshme, policia e qarkullimit rrugor kishte ngritur një postbllok dhe po bënte verifikimin e automjeteve të ndryshme, për të parë nëse kishin dokumentacionin e duhur apo gjoba të papaguara. Në momentin që ai ka qenë duke ecur me makinë, policia ka bërë me shenjë që Sinanaj të ndalej. Ata i kanë kërkuar të riut dokumentet e identifikimit dhe lejen e qarkullimit së bashku me patentën. Nga kjo ka rezultuar se 31-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim policor, si i dyshuar për vrasje me pagesë. Pas kësaj, policia ka kërkuar përforcime dhe gjatë kontrollit në makinë, Sinanajt i janë gjetur sende të dyshimta, të cilat mendohet se ai i përdorte në aktivitetin e tij kriminal. Në cilësinë e provës materiale, Sinanajt i është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë TT, një aparat fotografik, katër celularë dhe pesë karta telefoni. Po ashtu, atij i janë sekuestruar disa karta memorie dhe një kartë banke. Sendet personale, policia i ka konsideruar si mjaft të vlefshme, pasi dyshohet se ato janë përdorur në veprimtari kriminale. Në momentin e arrestimit, 31-vjeçari ishte në shoqërinë e një vajze, ndërsa bëhet me dije se të dy personat u shoqëruan nga dy oficerë të Drejtorisë së Policisë për në dhomat e izolimit. Këto prova materiale janë vëzhguar edhe nga vetë ministri Tahiri, i cili në ato momente ndodhej në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke u informuar për operacionin në të cilin u arrestua Ilir Kupa. Arma e zjarrit është dërguar me urgjencë në laboratorin e kriminalistikës, për të parë nëse ajo është përdorur në ndonjë vrasje apo plagosje, ndonëse dyshimet janë të mëdha nga ana e grupit hetimor. Gjithashtu provë mjaft e vlefshme është edhe aparati fotografik, që elbasanlliu mbante me vete. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai e përdorte për të fotografuar prenë e tij, të cilin do ta kthente në viktimën e radhës. Ai është dërguar në laborator, ku ekspertët do ta analizojnë.

Ndërkaq, policia ende nuk është në gjendje që të thotë arsyen e vizitës së Sinanajt në Tiranë, kë ai kishte për të ndjekur, ndoshta edhe për ta ekzekutuar më pas. Kjo mbetet për t’u verifikuar nga hetuesit, të cilët i ishin vënë nga pas, për ta arrestuar në Tiranë. Ndërkaq, së bashku me të dyshuarin si vrasës me pagesë, policia ka shoqëruar në polici edhe një vajzë të identifikuar, Denada ا., 20 vjeçe, lindur e banuese në Vlorë. Vajza në fjalë rezulton që të jetë studente. Ende nuk dihet arsyeja e shoqërimit të 20-vjeçares me një person të cilësuar nga ana policisë, si mjaft të rrezikshëm. Ajo është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe pasi të japë dëshminë, policia do të vendosë nëse do ta lërë të lirë, apo do ta arrestojë. Vrasjet me pagesë janë kthyer në një shqetësim për policinë. Përgjatë vitit 2013 numërohen raste, ku policia nuk ka qenë në gjendje që të zbardhë krime të tilla. Mekanizmi i ngjarjeve të tilla ka qenë pothuajse i njëjtë. Vrasësit kanë ndjekur prenë e tyre dhe në orët e vona të mbrëmjes, i kanë bërë pritë pranë derës së shtëpisë, duke bërë të mundur ekzekutimin e tyre. Ndonëse në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, vrasësit kanë qenë të kujdesshëm që të mos lënë asnjë provë tjetër materiale. Më pas, ata janë larguar me automjet ose në të shumtën e rasteve me motor. Ekzekutorët rezultojnë të maskuar me kapuça, kapele ose skafandra. Në pjesën dërrmuese të rasteve, kanë qenë të veshur me rroba të zeza, për të vështirësuar identifikimin. Ndonëse shumë prej vrasjeve mbajnë vulën e ekzekutorëve me pagesë, policia nuk ka mundur që të arrestojë asnjë person të dyshuar.//G.Shqip

S. Muça
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top