Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Pozita dhe forma e rrudhave zbulon karakterin e njerezve
http://www.fv.al/thumbnail.php?file=foto/f1_19linjat-fytyre-jpg1332534319.jpg&size=article_small
http://www.fv.al/thumbnail.php?file=foto/f1_19linjat-fytyre-jpg1332534319.jpg&size=article_small
Numri jashtëzakonisht i madh i rrudhave në ballë, simbolizon edhe numër jashtëzakonisht të madh ngjarjesh dhe ndryshimesh në jetën e njeriut. Bazuar në shtatë lloje të rrudhave në ballë mund të zbulohet karakteri i njeriut.Me studimin e linjave në fytyrë (metoposkopi) që në shekullin e 17-të është marrë astronomi Richard Sanders.
Numri jashtëzakonisht i madh i rrudhave në ballë, simbolizon edhe numër jashtëzakonisht të madh ngjarjesh dhe ndryshimesh në jetën e njeriut. Bazuar në shtatë lloje të rrudhave në ballë mund të zbulohet karakteri i njeriut.
Me studimin e linjave në fytyrë (metoposkopi) që në shekullin e 17-të është marrë astronomi Richard Sanders. Në bazë të studimit të vet shumëvjeçar ka përfunduar që rrudhat të cilat shfaqen në ballë kanë kuptim të madh në përcaktimin e karakteristikave të njeriut, ndërsa sipas interpretimit të këtij mistiku dhe astronomi, gjatësia, thellësia dhe forma e rrudhave në ballë po ashtu mund të ndihmojnë në parashikimin e së ardhmes së atyre që i kanë.
Numri jashtëzakonisht i madh i rrudhave në ballë, simbolizon numrin jashtëzakonisht të ndodhive dhe ndryshimeve në jetën e njeriut. Përkundër kësaj, numri shumë i vogël i rrudhave është shenjë e jetës së qetë në të gjitha fazat e jetës. Nëse rrudhat ekzistuese papritmas fillojnë të ndryshojnë, lëshohen apo ngrihen, thellohen apo zgjerohen, ose papritmas zvogëlohen apo zhduken, kjo mund të nënkuptojë që njeriu është para ndonjë ndryshimi drastik në jetë, ndërsa kualiteti i ndryshimit të ardhshëm të jetës varet prej asaj se cila rrudhë e përjeton transformimin.
7 linjat e rrudhave: Karakteri "i shkruar" në ballë:
1. Linja e Saturnit
Rrudha e vendosur në pjesën më të lartë të ballit, gati ngjitur me flokët i takon Saturnit, ndërsa shfaqet para viteve të mesme të jetës. Kur kjo rrudhë është e gjatë dhe e shprehur qartë, nënkupton karakterin të cilin e veçon fuqia e madhe e vëzhgimit, mendjemprehtësia dhe kujdesi. Kur është e shkëputur, nënkupton lakminë për para dhe prirjen e theksuar për t'u nervozuar. Nëse është e valëzuar, fytyra në të cilën gjendet i takon personit i cili është i gatshëm për të mashtruar.
2. Linja e Jupiterit
Linja e Jupiterit gjendet menjëherë nën atë të Saturnit. Kur është e drejtë dhe e theksuar qartë tregon ndershmërinë dhe drejtësinë e personit, në ballin e të cilit gjendet. Ai që ka këtë rrudhë, sipas teorisë së Sandersit, do të përjetojë fat të madh dhe do ta ketë rastin të pasurohet në mënyrë të ndershme. Po ashtu, nëse rrudha e Jupiterit është më e gjatë se ajo e Saturnit, është shenjë e pasurisë, krenarisë së theksuar dhe religjionit të personit të caktuar.
3. Linja e Marsit
Rrudha e tretë i takon Marsit. Personi tek i cili kjo rrudhë është e qartë, e gjatë dhe shtrihet përmes tërë ballit, është jashtëzakonisht i guximshëm dhe gjithmonë i gatshëm të luftojë për synimet e veta. Në rastin kur rrudha është e shkëputur, fjala është për një person shumë mëdyshës, ndërsa kur është e valëzuar, pronari i saj është qejfli dhe ka sjellje të lirë.
4. Linja e Diellit
Rrudha e katërt gjendet sipër vetullës së djathtë dhe i takon Diellit. Nëse është e theksuar qartë dhe shtrihet deri te pothuajse qendra e ballit, paraqet një individ shumë ambicioz i cili rezonon në mënyrë të shëndetshme. Po ashtu, kjo rrudhë tregon edhe realizimin e ambicieve dhe sukses në të gjitha planet. Nëse është e shkëputur, është simbol i egoizmit dhe i dëshirës së tepruar për para. Linja e valëzuar e Diellit, zbulon që ai person i cili e ka në ballë është i prirë për zili dhe ligësi. Kryqëzimi i kësaj rrudhe me një tjetër, është shenjë e pasurisë dhe prestigjit.
5. Linja e Hënës
Rrudha e pestë është linjë e Hënës, ndërsa gjendet mbi vetullën e majtë. Nëse është e shprehur qartë dhe e drejtë, është shenjë që personi i cili e ka do të udhëtojë shumë në vendet e largëta. Kjo rrudhë është karakteristike për njerëzit me imagjinatë jashtëzakonisht të zhvilluar. Nëse është e shkëputur, bëhet fjalë për një person tekanjoz, ndërsa nëse është e valëzuar tregon mosrespektin e atij që e ka. E kryqëzuar me rrudhë tjetër është shenjë e lumturisë.
6. Linja e Venerës
Linja e gjashtë i takon Venerës, ndërsa shtrihet në mes vetullave. Nëse është e qartë dhe e drejtë nënkupton emocione dhe lumturi në dashuri. Sa më e hollë është rrudha nënkupton që aq më i ndjeshëm dhe i ëmbël është ai që e ka. Nëse është e valëzuar, nënkupton sukses i cili do të arrihet me shumë përpjekje. Nëse është e ndërprerë nënkupton zhgënjim në dashuri dhe ndërrimin e shpeshtë të partnerëve.
7. Linja e Merkurit
Linja e shtatë mban emrin e Merkurit, gjendet menjëherë mbi hundë, menjëherë nën linjën e Venerës. Nëse është shumë e shprehur dhe kthehet në të majtë është shenjë e fatit të keq, ndërsa e përkulur në të djathtë është shenjë e fatit të mirë. Ata të cilët në vend të një rrudhe të tillë në mes syve kanë tri rrudha më të vogla e të drejta, janë spiritual dhe elokuent në karakterin e vet. Në rastin kur ekzistojnë më shumë se tri rrudha, bëhet fjalët për dikë të paqëndrueshëm dhe shpesh është i prirë ndaj dredhive dhe mosrespektit. Më shumë se tri rrudha të ndërprera në mes syve karakterizojnë llafazanin i cili pëlqen të shfrytëzojë të tjerët dhe potencialisht është i prirë ndaj aktiviteteve të paligjshme.
fv.al