Postoni nga nje tregim, apo histori te vertet...

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Fytyra apo këmbët

Një herë një dijetar musliman udhëtoi me aeroplan në një shtet tjetër. Kur erdhi koha e namazit, shkoi në wc-në e aerpolanit për të marrë abdest.

Duke marrë parasysh se vendi ishte mjaft i vogël, ai ishte i detyruar ta mbajë derën e hapur për t’i larë këmbët në lavaman. Aty pari kaloi stjuardesa dhe i tha të mos i lajë këmbët e tij në lavaman sepse janë të ndyta.

Pasi që e ndëgjoi, dijetari në qetësi e pyeti: “Sa herë në ditë ti e lanë fytyrën tënde?” Ajo u përgjigj: “Zakonisht një apo dy herë” Atëher dijetari i tha: “Unë këmbët e mija i laj pësë herë në ditë duke marrë abdest për të falur namaz. Prandaj, këmbët e mia duhet të janë më të pastra se fytyra jote.”

Qëllimi i këtij tregimi nuk është që të qeshim. Por, na mëson se duhet rregullisht ta falim namazin. Gjithashut na tregon si duhet të sillemi ndaj komenteve të jomuslimanëve kur është në pyetje abdesti.
 
Bisedë e një djaloshit në dilemë me një dijetar

Na ishte një djalë i ri i cili kishte shkuar përtej detit që të mëson për një kohë të gjatë.
Pasi që u këthy, ai kërkoi prej prindërve të tij që t'ja gjejnë një dijetarë fetar ose ndonjë ekspert i cili do të mundeshte ti përgjigjet 3 pyetjeve të tija. Në fund, prindërit e tij ishin në gjendje që të ja gjejnë një dijetarë musliman.
Djali i ri: Kush jeni ju? A mundeni ti përgjigjeni pyetjeve të mija?
Dijetari: Unë jam njëri prej robërve të All-llahut (Subhane ue Te'ala) dhe inshaAll-llah (nëse don All-llahu) unë do të mundem ti përgjigjem pyetjeve tuaja.
Djali i ri: A jeni të sigurtë? Shumë prej Profesorëve dhe ekspertëve nuk kanë qenë në gjendje t'i përgjigjen pyetjeve të mija.
Dijetari: Do të mundohem më së miri që mundem, me ndihmën e All-llahut (Subhane ue Te'ala).
Djali i ri: Kam 3 pyetje:
1. A ekziston Zoti? Nëse po, ma trego formën e tij.
2. اka është takdir (fati)?
3. Nëse shejtani (dreçi) është krjuar prej zjarrit, pse në fund ai do të hidhet në xhehnem (ferr) edhepse edhe ai është krijuar nga zjarri. Me siguri se nuk do ta dëmton aspak, pasi që shejtani (dreçi) dhe xhehnemi janë të krijuara nga zjarri. A nuk ka menduar Zoti kaq larg?
Papritmas, dijetari ja mëshon një shuplakë të fuqishme fytyrës së djaloshit.
Djali i ri (duke ndjerë dhimbje): Përse u mllefosët me mua?
Dijetari: Nuk jam i mllefosur. Shuplaka është përgjigjeja ime për tre pyetjet tuaja.
Djali i ri: Me të vërtetë nuk e kuptoj.
Dijetari: Si ndjehesh mbasi të rashë shuplakë?
Djali i ri: Me siguri se ndjeva dhimbje.
Dijetari: Pra a beson se dhimbja ekziston?
Djali i ri: Po.
Dijetari: Ma trego formën e dhimbjes!
Djali i ri: Nuk mundem.
Dijetari: Ajo është përgjigjeja ime. Të gjithë ne e ndjejmë ekzistencën e Zotit duke mos qenë në gjendje që të shofim formën e Tij.
Dijetari: Mbrëmë, a ëndërrove se do të ta mëshoj shuplakë?
Djali i ri: Jo.
Dijetari: Së paku a ke pritur se do të ta mëshoj shuplakë sot?
Djali i ri: Jo.
Dijetari: Ajo është takdir (fati).
Dijetari: Dorën time që e përdora për ta mëshuar shuplakë, prej çka është e krijuar?
Djali i ri: ثshtë e krijuar prej lëkurës.
Dijetari: Si ndjehesh pasi që ta kam mëshuar?
Djali i ri: Kam dhimbje.
Dijetari: Edhepse shejtani (dreçi) dhe vet xhehnemi janë dy gjëra të krijuara prej zjarrit, inshaAllah (nëse don All-llahu), xhehnemi do të jetë një vend shumë i dhembshëm për shejtanin (dreçin).
 
Para shume viteve, gjate kohës se Tabi’ineve ( Gjenerate e muslimaneve pas sahabeve), Bagdadi ishte një qytet I madh islam, ne fakt, ishte Kryeqendra e ummetit Islam dhe, për shkak se jetonin një numër I madh dijetaresh, ishte qendra e diturisë Islame. .
Një dite mbreti i Romes e dërgon një emisar ne Bagdad për ti sfiduar Muslimanet me tre pyetje. Kur emisari arriti ne qytet, e informoi Kalifatin se kishte tre pyetje me te cilat do I sfidonte Muslimanet. .

Kalifja mblodhi te gjithe dijetaret e qytetit dhe e vendosi emisarin e romes te ngjitet ne një podium te larte dhe tha. “Kam ardhur me tre pyetje. Nëse me përgjigjeni , atëherë do ju le një pasuri te madhe qe e kam sjellur nga mbreti i Romes..
“Pyetjet janë :
"Cfare kishte para Allahut?" .
"Ne cilin drejtim është Allahu?" .
"Cfare bën Allahu ne këtë moment?" .
Shumica e asamblesë ishte ne qetesi. (A mund te ju përgjigjes ti këtyre pyetjeve?) Ne mes te këtyre dijetareve brilliant dhe studenteve qëndronte një njeri me djalin e tij te vogël. “ Oh babi im I dashur! Unë do I përgjigjem dhe do ja mbyll gojën” tha djaloshi. .
Kështu qe djaloshi I pershperiti kalifes qe te marr leje te ju përgjigjet ne pyetje dhe u lejua..
Romaku ju adresua djaloshit Musliman dhe e përsëriti pyetjen e pare, “Cfare kishte para Allahut? “ Djaloshi pyeti. “ A di te numërosh?”.
“Po,” tha njeriu.
“ Atëherë numëro prej dhjete e me poshtë!”, “ dhjete,nënte,tete,,,,,” deri sa arriti ne “një” dhe nuk numëroi me” Por cfare ndodhet para numrit ‘një’ ?” pyeti djaloshi..
“ S'ka me asgjë para njëshit- kjo është ! kaq “ tha njeriu. “ Pra, nëse nuk qëndron artimetikisht asgjë para ‘njëshit’, atëherë si pritni qe te këtë diç para ‘Një” I gjithëdijshmi, I përhershmi, I pari, I fundit, shpikësi, I padukshmi?”.
Tash njeriu nga Roma I befasuar nga përgjigja direkt nuk mund te debatonte me shume. Prandaj pyeti,” me thuaj , ne cilin drejtim është kthyer Allahu?”.
“Me sjell një qiri dhe ndeze pastaj, “ tha djaloshi. “ dhe me thuaj ne cilin drejtim është drejtuar flaka.” “ Por, flaka është vetëm një drite shpërndahet ne katër anët, Veri,Jug,Lindje dhe Perëndim. Nuk është drejtuar vetëm ne një ane , “ Tha njeriu me habi..
Djaloshi tha, “ Nëse një flake fizikisht shpërndahet ne katër anët ashtu qe nuk do te mund te me tregosh se ne cilën ane është e drejtuar, atëherë cfare pritni nga Nur-us-Samauati uel-erd: Allahu Ndriçuesi I Qiejve dhe Tokës? Drite mbi Drite, Allahu është I drejtuar nga te gjitha anët net e gjitha kohet.”.
Romaku ishte marrezuar dhe I shtangur qe këtu ishte një vocërrak I cili I përgjigjej pyetjeve te tij ne atë mënyrë sa qe nuk mund te argumentonte kundër provave te tij.
Kështu qe , si I krisur dëshironte te provonte pyetjen finale. Por para se te bënte , djaloshi tha, “Prit! Ju jeni ai qe bëni pyetje dhe unë jam Ai qe ju përgjigjem te gjithë pyetjeve tua . Do te jete e drejte sikur ju te zbritni poshtë ne vendin ku qëndroj unë kështu qe unë te jem aty ku jeni ju tash, kështu qe përgjigjet te ndihen mire ashtu si ishin ndier pyetjet e tua.
“ Kjo ju duk e arsyeshme romakut, kështu qe ai zbriti nga lart dhe djaloshi u ngjit ne podium. Njeriu përsëriti pyetjen e tij finale. “ Me thuaj, cfare bën Allahu ne këtë moment?” Djaloshi me krenari u përgjigj, “Ne këtë moment, kur Allahu e pa ne këtë podium te lart një gënjeshtar dhe përqeshës te Islamit. .
Ai e beri te zbres nga lart poshtë. Dhe atë qe beson ne njeshmerine e Allahut, Ai e ngriti lart dhe e vërtetoi te Vërtetën. Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.). (Sura 55 ar-Rahman, Ajeti 29)." .
>
Romaku nuk pat cfare te thotë përveç te largohet dhe te kthehet ne vendin e tij, I mundur . Ne ndërkohë ,ky vocërrak u rrit dhe u be njeri nder dijetaret me te famshëm ne Islam.
Allahu, I lartemadheruari , e shpërbleu me një mençuri dhe dituri te dinit Islam . Emri I tij ishte Ebu Hanifja (rahmatullahu 'alejhi Allahu e mëshiroftë ) I njohur sot si një dijetar I madh ne Islam.
 
Xhaxhi Ibrahim


Në një vend në France diku para 50 viteve jetonte një plak turk pesëdhjetë vjeçar. Emri i tij ishte Ibrahim dhe punonte në një dyqan ushqimor. Dyqani ishte në një ndërtesë ku në njëren prej banesave të asaj ndertese jetonte një familje jehude. Kjo famlije jehude kishte një djalë shtatë vjeçar, që e quanin Xhad.

Xhadi jehudi


Fëmiu kishte zakon që çdo ditë të shkonte tek dyqani i xhaxhit Ibrahim për të blerë nevojat shtëpiake. اdo herë kur merrte të dilte nga dyqani vidhte nga një çokolatë, e xhaxhi Ibrahimi bëhej sikur s'di gjë.
Një ditë, Xhadi harroi ta vidhte çokolatën duke dalur e xhaxhi Ibrahimi e thirri dhe i tregoi se kishte harruar ta merrte çokolatën të cilën e merrte çdo ditë!
Xhadi u tremb ngase kishte menduar se xhaxhi Ibrahimi nuk di asgjë për vjedhjen e tij. Kërkoi nga ai që ta falte dhe i premtoi se nuk do te vidhte më asnjë çokolatë. Xhaxhi Ibrahim i tha: "Jo, premtom se nuk do vjedhësh asnjë gjë në jetën tënde, e çdo ditë kur të dalësh nga dyqani merre nga një çokolatë se është e jotja. Xhadi pranoi i gëzuar.
Kaluan vitet e xhaxhi Ibrahimi për Xhadin ishte si baba, si shok dhe si nënë. Kur Xhadit i ngushtohej ndonjë punë ose haste ndonjë problem, vinte tek xhaxhi Ibrahimi dhe ia paraqiste problemin. Kur ai mbaronte, xhaxhi Ibrahimi nxirrte nga një sirtar në dyqan një libër, ia jepte atë Xhadit dhe kërkonte prej tij ta hapte një faqe kudo në libër. Pasi ai e hapte atë, xhaxhi Ibrahim i lexonte dy faqet që ishin hapur pastaj e mbyllte librin dhe e zgjidhte problemin. Xhadi u largonte i qetësuar, atij iu kishte larguar preokupimi, i ishte rehatuar truri dhe problemi ishte zgjidhur. Kalonin vitet kurse raportet vazhdonin mes Xhadit dhe xhaxhi Ibrahimit, muslimanit turk i moshuar e i pashkolluar.
Xhadi u bë djalosh njëzet e katër vjeçar kurse xhaxhi Ibrahimi gjashtëdhjetë e shtatë.
Xhaxhi Ibrahimi vdiq. Para vdekjës, u la bijve të tij një kuti e në atë futi librin të cilin e shihte Xhadi sa herë që e vizitonte atë në dyqan. I porositi bijtë e tij që pas vdekjës së tij t'ia jepnin Xhadit librin si dhuratë për të, djaloshin jehud!
Xhadi mori vesh për vdekjën e xhaxhit Ibrahim. U mërzit shumë kur djemtë e xhaxhit ia dorëzuan kutin, ngase xhaxhi Ibrahim për të kishte qenë shok shoqërues dhe ai e shpëtonte nga zjarri i problemeve!


Kaluan ditët


Një ditë, Xhadit i ndodhi një problem. Në moment iu kujtua xhaxhi Ibrahimi e bashkë me të iu kujtua edhe kutia, të cilën ia la atij. Shkoi tek kutia dhe e hapi, kur papritmas aty gjeti librin të cilin e hapte çdo herë kur vizitonte xhaxhain në dyqanin e tij!
Xhadi e hapi një faqe nga libri, mirëpo libri ishte në gjuhën arabe e ai nuk e dinte atë. Shkoi tek një shok i tij tunisian dhe kërkoi prej tij që t'ia lexoj dy faqe nga libri e ai i lexoi ato!
Pasiqë Xhadi ia shpjegoj problemin e tij shokut tunisian, ky tunisiani gjeti zgjidhjen për Xhadin!
U habit Xhadi dhe e pyeti: ا'është ky libër?
Tunisiani i tha: Ky është Kur'ani Kerim, libri i muslimanëve!
Xhadi ia ktheu: E si të bëhëm unë musliman?
Tunisiani tha: Ta shqiptosh shahadetin dhe ta pasosh sheriatin.
Xhadi tha: Esh-hedu en La ilahe il-lallah ve enne Muhammeden resulullah.


Xhadullahi Musliman


Xhadi u bë musliman dhe për vete zgjodhi emrin Xhadullah el-Kur'ani. E zgjodhi këtë emër si madhërim për këtë libër mahnitës dhe vendosi që pjesën e mbetur të jetës së tij t'ia kushtoi këtij libri fisnik.
Xhadi e mësoi Kur'anin, e kuptoi atë dhe filloi thirrjen për tek Allahu në Evropë derisa pranuan islamin në duart e tij shumë njerëz, diku rreth gjashtë mijë jehudë dhe krishterë.
Një ditë, derisa ai po shfletonte kujtimet e tija të vjetra, e hapi Kur'anin të cilin ia kishte dhënë xhaxhi Ibrahim dhe në fillim të tij gjeti hartën e botës. Kurse mbi kontinentin e Afrikës ishte nënshkrimi i xhaxhit Ibrahim e nën të ishte shkruar ajeti: " Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me këshillë të mirë!"
Xhadullahi menjëherë vërejti dhe u bind se kjo ishte porosia e xhaxhit Ibrahim andaj vendosi ta realizoi atë.
Braktisi Evropën dhe shkoi për t'i ftuar njerëzit tek Allahu në Kenia, një jugë të Sudanit, Ugandë si dhe shtetet fiqnje. Vetëm në fiset e Zulu pranuan Islamin në duart e tij më shumë se gjashtë milion njerëz!


Vdekja e tij


Xhadullah el-Kur'ani, ky musliman i vërtetë, thirrës i inspiruar, i harxhoi në islam 30 vite, të gjitha ia nënshtroi thirrjës tek Allahu nëpër vendet e panjohura të Afrikës dhe u bë shkak që islamin ta pranojnë miliona njerëz.
Xhadullah el-Kur'ani vdiq në vitin 2003 si pasojë e sëmundjeve të cilat e goditën në Afrikë në rrugën e thirrjës për tek Allahu.
Atëbotë kishte pesëdhjetë e katër vite të cilat i shpenzoi në thirrjën islame.


Ngjarja nuk ka mbaruar ende!

Nëna e tij, jehude fanatike dhe mësuese universitare e edukative, pranoi islamin vitin e kaluar, në vitin 2005, dy vite pas vdekjes së djalit të saj- thirrësit islam.
Pranoi islamin në moshën shtatëdhjetë vjeçare. Ajo tregon se ka luftuar për tridhjetë vite sa ishte biri i saj musliman që ta kthej në fenë jehude. Ajo edhe përkundër përvojës, mësimit dhe aftësisë së saj për t'i bindur njerëzit nuk arriti ta bind birin e saj që të kthehët. Ndërsa xhaxhi Ibrahim, ky musliman i pashkolluar e i moshuar, arriti që ta lidhë zemrën e birit të saj për islamin! Kjo është feja e vërtetë.
E lus Allahun që ta ruaj atë dhe ta forcojë në punë të mira.

Mirëpo, pse Xhadullahu pranoi islamin?



Xhadullah el-Kur'ani tregon se xhaxhi Ibrahim për gjatë shtatëmbdhjetë vite asnjëherë nuk ka thënë "o qafir" apo "o jehudi", bile nuk i ka thënë as edhe "pranoje islamin!"
Paramendo, shtatëmbdhjetë vite nuk i ka folur atij as për fenë, as për islamin e as për jehudizmin!
Një plak i moshuar e i pashkolluar e diti si ta bëj zemrën e këtij djaloshi që të lidhet për Kur'ani!
Shejhu kur e takoi atë njëherë e pyeti se si ndihej kur me miliona njerëz kanë pranuar islamin në duart e tij, ai ia ktheu se nuk ndihet edhe aq krenar ngase -sipas tij- ai i kthen një pjesë të mirësisë së xhaxhit Ibrahim!
Doktor Safvet Hixhazi tregon se në një konferencë të mbajtur në Londër, e cila trajtonte temën e Darfurit, si të ndihmohen atje muslimanët nevojtarë nga rreziku i krishterizimit dhe luftës, ai tregon se kishte takuar një nga prijësit e fisit Zulu, i cili banonte në Darfur. Gjatë bisedës, doktor Hixhazi e pyeti: a e njeh doktor Xhadullah el-Kur'anin?
Prijësi i fisit u ndal dhe e pyeti doktor Hixhazin: A e njeh ti?
Doktori u përgjigjë: Po, e kam takuar në Zvicërr kur ai shërohej atje.
Prijësi i fisit e kapi dorën e doktor Hixhazit dhe e puthi përmallshëm. Doktor Hixhazi i tha: اfarë po bën? Nuk kam bërë asgjë që ta meritoj këtë!
Prijësi i fisit ia ktheu: unë nuk po e puthi dorën tende, mirëpo e puthi dorën e cila e ka prekur doktor Xhadulla el-Kur'anin!
Doktor Hixhazi e pyeti: A je bërë ti musliman prej doktor Xhadullahit?
Prijësi i fisit ia ktheu: Jo, por unë jam bërë musliman nga një përson, i cili ka pranuar Islamin në duart e doktor Xhadullah el-Kur'anit, rahimehullah!!
Subhanallah, a thu sa do ta pranojn Islamin nga ata që pranuan Islamin nga Xhadullah el-Kur'ani?!
Sevapin do ta ketë ai dhe shkaktari i islamit të tij, xhaxhi Ibrahimi i vdekur para 30 viteve dhe Xhadullah el-Kur'ani.

" Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurfarë ndryshimi. " [El-Ahzab, 23]
 
Es - selamu alejkumu we rahmetullahi we berekatuhu te gjitha falenderimet lavdrimet, adhurimet, perkuljet, punt dhe veprat tona qofshin vetem per hire te All-llahut ndersa paqja meshira rahmeti qoft mbi te derguarin e tij Pejgamberin a.s familjen e tij shoket e ti de mbi mbare ata musliman te cilet kane dhene dhe po japin kontributin e tyre vazhdimisht per ta perhapur kete fe kete din te vetem te pranuar tek All-llahu.
Une me lejen e All-lahut xh.sh do postoj disa tregime mjaft interesante per mua e inshalla edhe per ju do jen.


MAGJISTARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA…PERSE?


Kësaj gruaje burri i saj deshi t'i bënte magji ngase ai kishte lëshuar fenë dhe nuk falte namazin. Gruaja, muslimane e devotshme, kishte shkuar tek gjykatësi dhe i kishte thënë: Burri im nuk falet, dua te ndahem prej tij!
Gënjen se unë falem- ishte përgjigjur burri në foltore.
Nuk e dua më atë, madje as për para- shtoi gruaja.
Atëherë ma kthe mehrin (dhuratën martesore)- insistoi burri.
Gruaja se bashku me babain e saj ia kthyen 40. 000 dinarë.
Pas shkurorëzimit burri shkoi tek një magjistar dhe kërkoi t'i bënte magji asaj. U pajtuan se bashku me te por magjistari nuk ia arrinte dot qëllimit. Pas një kohe, magjistari ra në kontakt me burrin dhe i tha: Ka kohe qe unë lidhem me djaj dhe mundohem t'i bej magji asaj gruaje por nuk mundemi. Pasi qe shkove ti hyra ne dhome dhe me erdhën djajtë qe i dërgova tek shtëpia e saj.
Cfarë bëtë?- i pyeta.
Gjetëm melaike te shtëpia e saj, qe e kishin rrethuar atë dhe nuk lejonin askënd te hynte aty. Kjo për arsye se ajo ditën dhe natën lexon Kur'an- iu përgjigjën.
Kush e ruajti këtë grua? Atë e ruajti Allahu, i Cili thotë:
... po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve". (Jusuf, 64),
Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij". (et Talak, 3)
Atë qe e ruan Allahun nuk mund ta dëmtojnë a xhinët dhe as njerëzit andaj vëlla dhe motër mbështetuni ne Allahun se Ai ju mjafton juve!

FEMIJE QE U BE SHKAK TE HYJE NE ISLAM NJE I KRISHTER?




U ftuam në një darke unë, gruaja dhe fëmijët e mi. Djali im i vogël pa një shërbëtor që shërbente aty dhe e pyeti: A je musliman apo jo? Jo, nuk jam- iu përgjigj shërbëtori. Fëmija im e mori shërbëtorin për dore dhe e dërgoi tek stufa që ndizej zjarre ngase ishte kohe vjeshte dhe i tha: Nëse nuk bëhesh musliman Allahu do të fus ne një kësi zjarri te nxehte. Thuaj: La ilahe il-la Allah!- i tha fëmija disa here.
Fatbardhësisht prezent ishte një hoxhe, qe dinte mire anglishten, i cili u afrua pranë këtij shërbëtori dhe filloi t'i flas për Islam dhe t'i përgjigjet pyetjeve te tij deri kah ora 1:30 pas mesnate deri atëherë kur shërbëtori i bindur për vërtetësinë e Islamit dëshmoi deklaratën hyjnore: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah!
&&&
Të gjithë muslimanët duhet te thërrasin ne fe qofte me gjuhe, pasuri, dituri, kulture, moral, pozite, fame, apo me te gjitha se bashku. Le te jete çdo musliman kureshtar për udhëzimin e tjetrit ngase për këtë gjë ka shpërblim te madh. Thotë Muhammedi, alejhi's selam:
"Që Allahu të udhëzojë vetëm një njeri nëpërmjet teje është me mire për ty se sa pasuria më me vlerë". (Transmetim unanim)
Le ta dije çdo musliman se ai ose do te ftoje për tek Allahu ose do te ftoje për tek e kota andaj le te zgjedhe i mençuri atë qe duhet zgjedhur!
Dobitë e tregimit:-
Ftimi ne Islam nuk ka kohe dhe vend te caktuar; musliman fton kudo dhe kurdo qe i jepet rasti.
Ke e ka begatuar Allahu me përvetësimin e ndonjë gjuhe te huaj le ta falënderojë Allahun dhe le ta shfrytëzojë atë për shërbim te fesë.
Fjale e fëmijëve te vegjël kane ndikim ne zemra andaj perse te mos i përgatisim për ftim ne rrugën e Allahut?
Obligimi ynë i pare ndaj te gjithë jomyslimanëve qe vijnë ne trevat tona është qe t'i ftojmë ne Islam.

SAMIU DHE ARROGANCA NDAJ NENES


Tregimi jonë sot do të jetë për një grua e cila ka derdhur shumë mund e energji për ta edukuar të birin e saj. Shumë ditë e net kaloi pa pushim vetëm e vetëm për ta zëvendësuar babain e tij, të cilin ai e humbi kur ishte i vogël. Kjo grua për hirëë të edukimit dhe që askush të mos ishte bashkëpjesmarrës në butësinë, bamirësinë dhe dhembshurinë saj për djalin e saj, gjatë tërë jetës refuzoi të martohet. Sa shumë duroi e sa shumë u përpoq që fëmijës së saj t’ia siguroj një kafshatë buke.
Me ju sot do të jetë tregimi i nënës së Samiut...
Ajo tani e pret të kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do të diplomoj. Pas pak çastesh ajo dëgjon zërin e Samiut, i cili ia ndërpret kujtimet: Nëna ime! Diplomova me sukses të lartë. Nëna nuk mundi ta përmbaj veten kështu që filloi të qajë.
Përse qanë moj nënë?- e pyeti Samiu. Cdo mundim, lodhje e përpjekje që ke bërë unë do t’i kompensoj,-shtoi ai për ta qetësuar nënën.
Nënë dua të martohem- tha Samiu.
Mirë, vajza e fqiut tonë është e ndershme, fetare dhe e bukur- propozoi nëna.
Ajo nuk më pëlqen. Ajo nuk është e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk është bashkëkohor dhe i hapur. Unë dua të martohem me motrën e shokut tim, Semirit, ngase ajo është vashë universiteti, është e kulturuar dhe është shumë e hapur-transparente.
Samiu ishte njoftuar me të një ditë kur kishte thirrur shokun e tij Semirin në telefon dhe i qe përgjigjur ajo. Zëri i saj i kishte bërë magji...
Përpjekjet e nënës nuk patën sukses kështu që, pa dashjen e saj, ajo pajtoi që Samiu të martohej me atë vajzë. U martua Samiu dhe kaluan ditë por nëna asnjëherë nuk ishte e kënaqur me sjelljet e gruas së tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetër përveç telefonatave, shëtitjeve vetëm apo me shoqet e saj, dhe gjëja që më së shumti e hidhëronte nënën e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut për rrobat e gruas së tij djersa ai me plot gjakftohtësi ia ktheu: Oj nënë, çdo kohë ka stilin e vet të veshjes dhe zbukurimit.
Nëna e fshehu zemërimin dhe vazhdoi të heshtte. Ditët vinin ndërsa gruaja vetëm sa tejkalonte kufijtë normal në veshje kështu që nëna prapë i foli Samiu por përgjigja ishte: “Oj nënë, të lutem mos u përziej në jetën e saj private”, kështu që nëna iu kthye heshtjes ndërsa dhimbjet ia çanin zemrën.
Me kalimin e kohës gruaja filloi edhe ta akuzonte nënën e Samiu se kinse ajo po e anashkalon atë, ia lëndon ndjenjat dhe se e quan të papjekur. I tërë problemi ishte se Samiu i zinte besë shpifjeve të saja. Problemet në shtëpi sa vinin e shtoheshin më tepër. Samiu erdhi deri në atë gjendje saqë ngriti zërin lartë kundër nënës dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare për lumturinë e djalit të saj e në veçanti familjes që të mos shkatërrohej.
Dashuria e Samiut për gruan u rrit edhe më kur ajo lindi fëmijën e parë. “Shtëpia nuk na zë të dyjave, ose më zgjidh mua ose zgjidhe nënën tënde”- tha gruaja.
Zgjidhja nuk ishte e vështirë për Samiun. Ai zgjidhi që gruaja të mbetej në shtëpi ndërsa nëna të dilte jashtë saj. Ekzekutimi i këtij propozimi famëkeq të nuses u realizua ditën e enjte pas namazit të sabahut kur Samiu erdhi te nëna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi në ballë. Sot do të dalim për një shëti tek deti së bashku?- i tha Samiu. Nëna nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu përgjigj kërkesës së tij. Dolën në shëti dhe pasi që drekuan, Samiu i tha nënës: Unë dhe gruaja po shkojmë ta përshëndesim një shok në një tëndë afër dhe ja numri i mobilit tim që nëse vonohemi të na thërrasësh prej ndonjë kabine këtu afër.
Nënën e mori gjumi dhe nuk u zgjua përveçse pas namazit të ikindisë. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash- tha e frikësuar në vete. I kërkoi por nuk i gjeti kështu që ia plasi vajit. Iu kujtua letra që kishte “numrin” e Samiut në të. Kërkoi ndonjë kabine telefonike por më e afërmja ishte 1.5 km. Meqë nuk i mbeti zgjidhje tjetër ajo doli në rrugën kryesore ndoshta do ta gjej djalin e saj. Pas një kërkimi të gjatë dhe pas një lodhjeje, frikë e urie që e kapën, pranë saj kaloi një veturë e një njeriu të devotshëm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturën dhe e pyeti për hallin e saj. Ia tregoi tregimin në përgjithësi dhe ia dha letrën në të cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atë letër nuk pa numër por pa se në të shkruante: “Lutet çdokush që takon këtë plakë të humbur ta dorëzoj në shtëpinë më të afërte të të moshuarve”.
Ky njeri insistoi që ajo të shkonte në shtëpinë e tij me të dhe gruan e tij por plaka refuzoi kështu që ai e dërgoi në shtëpinë e të moshuarve. Kështu filloi jeta e re e nënës në këtë shtëpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky është Samiu? A kështu shpërblen ai mundin tim për të? Derisa ishte nëna në një gjendje të tillë, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhënë numrin e tij që nëse kemi nevojë për diç ta thërrasim. Thirreni kur të vdes- tha nëna me një tonë të ashpër.
U munduan ta thërrasin kujdestarja dhe nëna Samiun disa herë por nuk ia dolën. Një ditë kur gjendja shëndetësore e nënës u keqësua, kujdestarja kishte thirrur Samiun në telefon dhe e kishte lajmëruar se ajo nuk ndihej mirë dhe se ai duhej ta vizitonte. “Me vjen shumë keq por unë dhe gruaja ime sot do të shkojmë për pushime në Paris, kur të kthehem do ta vizitoj atë”- premtoi Samiu.
Shëndeti i nënës sa vinte e keqësohej dhe kur i kishte humbur vetëdija, kujdestarja kishte dëgjuar nënën tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij!
Në mbrëmje gjendja e saj u stabilizua. “Ndiej se e kam vdekjen afër”- i tha kujdestares. Kur të vjen biri im për ta marrë kufomën time thuaja atij këto fjalë nga nëna e tij: Allahu mos të faltë! Allahu mos të faltë as në dunja dhe as në ahiret! Filloi gjendja t’i përkeqësohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga çasti në çast. Pas shqiptimit të shehadetit ajo dorëzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori në telefon Samiun por ishte dikush tjetër qe u përgjigj. Ku është Samiu, unë jam kujdestare në shtëpinë e të vjetërve dhe dua t’i flas për diç shumë me rëndësi- kërkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe më nuk do të kthehet- u përgjigj ai njeri. Nëna e Samiut ka vdekur dhe duhet të vijë e ta marrë kufomën e saj- sqaroi arsyen e telefonatës kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unë jam vëllai i gruas së Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morën udhën për në Aeroport por gjatë rrugës derisa ishin në shpejtësi të madhe shpërtheu një gomë dhe vetura u rrokullis disa herë kështu që Samiu, gruaja dhe fëmija i tyre janë gjymtuar e bërë copë-copë të shkapërderdhura. Ishte një tragjedi e vërtetë dhe trishtuese- rrëfeu Semiri.
Allahu iu përgjigj lutjes së kësaj nëne andaj a ka kush që merr mësim nga tregimi i këtij djali të pasjellshëm me nënën e tij?

VENDOSMERIA E NJE TE SEMURI
Një djalosh i ri punonte në një kompani me pagë të lartë por për shkak të procedurave që binin ndesh me fenë, ai kishte hequr dorë nga puna. Një kohë të gjatë mbeti pa punë dhe kishte rënë në varfëri.
E nxita të dilte në ndonjë vend të gadishullit arabik dhe të kërkonte punë- rrëfen njëri prej predikuesve muslimanë. Gjeti punë dhe shkoi por sëmundja e kancerit të gjakut ishte ajo që e ktheu mbrapsht pas ca muajsh. U kthye në vend ndërsa sëmundja vetëm sa i bëhej më e rëndë. Mjeket e këshilluan për një mjekim kimik por ai shkaktoi rënien e flokëve dhe mjekrës së tij.
Do të shtohen dhimbjet- i thashë.
Më shumë ndiej dhimbje kur mendoj se do ta takoj Allahun pa mjekër- mu përgjigj.
Edhe pse kishte ngulur këmbë, mjekët ia dhanë disa barëra qetësuese, të cilat edhe ashtu nuk i ndihmonin shumë.
E këshillova të shkonte në Mekke për Umre dhe të pinte ujë nga Zemzemi. Shkoi dhe atje një natë kishte parë një ëndërr. Ai së bashku me dy veta kishin hyrë në Xhennet me ç’rast iu ishte hapur një derë e madhe ku kishte parë një pallat. Shikojeni, është i imi- iu kishte thënë shokëve. U zgjua nga ëndrra ndërsa zemra i ishte mbushur me gëzim nga kjo ëndërr. Mori abdes dhe filloi të falej derisa hyri koha e sabahut.
Pas disa ditësh u kthye në vendin e tij. E vizitova, rrëfen hoxha, që t’ia lehtësoja pak dhimbjet dhe t’ia përkujtoja Allahun por në fakt ai ishte që ma përkujtonte mua Allahun, dhe më besoni, sa herë që doja ta mbaja ndonjë ligjëratë, më parë shkoja tek ai që të më zbutej zemra dhe të më rritej vullneti.
Ishte kureshtar për këshilla dhe ndihmë ndaj çdokujt e sidomos ndaj atyre që i kishte në dhomë. Derisa ishte në spital, kishte ardhur një pasanik dhe ua kishte shpërndarë disa të holla pacientëve. Ky kishte marrë të hollat e tij dhe ia kishte lënë nën jastëk njërit pacient i cili kishte dalur për një analizë.
Ai kishte edhe një bindje të fortë. ?doherë thoshte: Unë kam bindjen se Allahu është duke ma ruajtur një të mirë të madhe. Pas një kohe refuzoi hapat qetësues dhe tha: Këto dhimbje dhe mundime janë mëshirë prej Allahut. Ato m’i shlyejnë mëkatet dhe m’i ngritin gradat ndërsa leximi i Kur’anit dhe dhikri për mua janë më qetësues se sa ata hapa.
Mëngjesin e së premtes, ishte ngritur dhe kishte pyetur njërin nga pacientët: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Edhe dy orë. U shtri edhe pak dhe pastaj pyeti: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Ende ka kohë- iu përgjigj. Dikur kur koha ishte afër, ai u ngrit, mori abdes, e fali sabahun dhe pasi që dha selam, e ngriti gishtin tregues e tha: Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij. Ngriti shikimin kah qielli dhe buzëqeshi shumë e pastaj ra i vdekur në shtrat.
Meqë kishte lënë amanet që ta pastroja, e pastrova. Pasha Allahun, nuk kam parë trup më të butë, fytyra e tij shndriste. Sikur nuk kishte vdekur fare. Ia falëm xhenazen ndërsa ai që e futi në varr tha se ai shndriste nga nuri dhe se buzëqeshja asnjëherë nuk iu largua.
Pas disa javësh e takova njërin nga vëllezërit e tij. Përgëzohu o hoxhë, durimi i vëllait tim dhe qëndrimet e tij madhështore si dhe vendosmëria e tij gjatë sëmundjes kanë qenë shkak i udhëzimit tim, të babait tim dhe të vëllezërve të mi. Allahu e pastë mëshiruar vëllain tonë!
Mësimet e tregimit:
Aq sa mbahet njeriu për feje dhe për gjërave që ia forcojnë lidhjet me Allahun, ai po aq gjen lumturi, kënaqësi dhe bindje, me të cilat i bën ballë fatkeqësive dhe brengave të kësaj bote.
Vendosmëria gjatë sprovave është mirë dhe në dobi edhe të tjerëve.
Fatkeqësia është e caktuar dhe nuk mund të kthehet mbrapsht porse është mirë që ajo të pritet me durim dhe pajtim në mënyrë që të jetë shpërblim.
Jeta e vërtetë është jeta e shpirtrave e jo ajo e trupave andaj të mos e neglizhojmë këtë.
Njeriu nuk guxon ta shesë ahiretin e tij për ndonjë haram apo marrëdhënie të ndaluar ngase dynjaja, sado që të ketë kohëzgjatje, ajo prapë ka jetë të shkurtër, dhe sa do që të hijeshohet, ajo prapë është e shëmtuar.
Vizita e spitaleve dhe të sëmurëve të jep mësim për jetë.
Ne duhet të marrim mësim nga fatkeqësitë që ndodhin rreth nesh dhe duhet të nxitojmë që të pendohemi tek Allahu që të mos na vjen vdekja befasisht.

CFARE E SHTYRI KETE FEMIJE TE FALET NATEN?


Ebu Jezid el Bestami u ngrit të falë namaz nate kur ja e pa fëmijën e tij te vogël pranë. Meqë ishte i vogël, nata ishte e ftohte dhe pagjumësia ishte e vështirë, e mëshiroi dhe i tha:
O biri i babait, fle ngase nata është e gjate.
E perse ti u ngrite te falesh- ia ktheu djaloshi.
O biri im, mua me duhet te ngrihem ngase kështu ka kërkuar preje meje Allahu- shtoi Ebu Jezidi.
Kam mbajtur mend një ajet kur'anor -u arsyetua fëmija- ku Allahu thotë:
20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj.". (el Muzzemmil, 20)
…tash po të pyes: Kush janë ata qe u falen me Muhammedin, alejhi's selam?- pyeti fëmija.
Janë shokët e tij - iu përgjigj Ebu Jezidi.
Nëse kështu qenka puna atëherë mos me privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurimin për Allahun.
Ebu Jezidi i mahnitur tha: O biri im, ti je ende fëmijë dhe nuk ke arritur moshën madhore?!
O babai im, unë e kam pare nene time kur donte ta ndezte zjarrin fillonte me drunjte e vegjël ne mënyrë qe te ndezën edhe te mëdhenjtë- u justifikua fëmija. Kam frike se ndoshta Allahu ne Ditën e Llogarisë do te filloj se pari prej neve te vegjëlve nëse ne nuk e adhurojmë Atë.
Babait iu mbushen sytë lot nga frika prej Allahut, e lejoi te birin te falej me te dhe i tha: Ngrihu o biri im e falu ngase ti ke me shume merita tek Allahu se sa unë.
***
?ështja e namazit te natës është duke përjetuar një kurbet te vërtetë tek muslimanët. Të rrallë dhe te pakte janë ata qe e falin namazin e natës ndërsa i dashuri jone, Muhammedi, alejhi's selam na ka porositur:
Faleni namazin e nates ngase ai ehte tradite e njerëzve te mire para jush, ehte afrim tek Allahu, ndalese nga mëkatet, shlyerje e te këqijave dhe largues i sëmundjes nga trupi". (Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani hadithin e ka cilësuar autentik)
Pejgamberi, alejhi's selam, edhe pse i ishin falur te gjitha mëkatet, falej tere natën saqë edhe këmbët nga qëndrimi i gjate ne namaz i ishin ënjtur. Falej madje edhe kur ishte i sëmure. Kjo jo për tjetër por për rëndësinë dhe shpërblimin e madh që ka falja e namazit te natës. Ndërsa ne; te forte, te shëndoshë, por prape namazin e natës e kemi lënë anash dhe përtojmë, edhe pse kemi mëkate te shumta.
Pejgamberi, alejhi's selam nxiste dhe stimulonte shokët e vet për faljen e namazit te natës. Abdullah b. Umeri, Allahu qofte i kënaqur me të dy, transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam i kishte thënë:
Njeri i mirë është Abdullahu sikur të falej edhe natën". (Transmetim unanim)
Ebu Malik el Esh'arijj transmeton se Muhammedi, alejhi's selam ka thënë:
Në Xhennet ka dhoma, brendësia e të cilave duke nga jashtë dhe anasjelltas, të cilat i ka përgatitur Allahu per ata që japin ushqim, flasin butë, përcjellin agjërimin dhe falen natën kur njerëzit janë fjetur".
Vëlla musliman!
Dije se namazi i natës ka një kënaqësi te madhe, për hire të së cilës të parët tanë gëzoheshin kur vinte nata për te falur namaz dhe pikëlloheshin kur shkonte ajo e humbnin lezetin dhe kënaqësinë e atij adhurimi. Ali b. Bekari ka thënë: Ka dyzet vite që përveç lindjes së diellit asgjë nuk më pikëllon.
Ebu Hazimi ka thënë: Asnjë natë nuk kam mundur të ngopem me kënaqësinë e namazit të natës.
E lusim Allahun që të na bëjë neve dhe juve prej atyre që falin namaz nate dhe shijojnë kënaqësinë e tij.

RREFIME NGA PASTRUESIT E KUFOMAVE




I
Erë kundërmuese
Era kundërmonte rëndë madje kaploi të gjitha anët e dhomës...Këtu u bindëm se kjo është shenjë e...por megjithatë u munduam ta kryejmë pastrimin e kufomës.
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Do t’ua rrëfej një ngjarje që më pati ndodhur gjatë pastrimit të një të vdekuri, për të cilin e lus Allahun ta ketë mëshiruar dhe falur sikur që e lus të ma mundësojë rrëfimin e drejtë të kësaj ndodhie.
Ditën e martë, pas mesnate, telefoni cingëroi. Na ka vdekur një i afërm dhe duam ta pastrosh ti- me foli një njeri, që nga zëri vërehej se ishte i ri. Pasi ma përshkroi vendin e banimit u nisa Kur mbërrina i ngushëllova dhe bëra një pyetje, që normal, e bën çdo pastrues: I vdekuri ka qenë apo jo prej atyre që falnin namaz? A e di përse e bëra këtë pyetje? Ngase i vdekuri, nëse nuk ka falur namaz, atij nuk i pastrohet kufoma, nuk qefinoset, nuk i falet namazi i xhenazes dhe nuk varroset në varrezat e muslimanëve. Mu për këtë, bindu se ditën kur do të vjen pastruesi i kufomës sate do ta bëjë këtë pyetje. Njëri prej djemve të tij tha: Po, ai madje edhe kishte një vend të caktuar në xhami. Hyra ta pastroja me një ndihmës. I vdekuri ishte i moshuar dhe kishte kaluar të 60-tatë. Filluam pastrimin: I dhamë abdes por sikur punën tonë për pak çaste e bllokoi një erë e rëndë e cila doli nga trupi i të vdekurit. Para tij pata pastruar shumë veta por nuk më ka ndodhur që nga një i vdekur të kundërmon një erë e tillë e rëndë. Vërtet ishte shumë e rëndë.
Ndoshta është era e asaj që i del nga barku- më tha ndihmësi.
Thashë: Po, por...Era kundërmonte rëndë madje kaploi të gjitha anët e dhomës...Këtu u bindëm se kjo është shenjë e...por megjithatë u munduam ta kryejmë pastrimin e kufomës. E pastrova me kafur, një lëndë me erë të këndshme, e cila largon erërat e këqija por kot. Pas përfundimit të pastrimit e parfumova me ud (lloj parfumi), jo vetëm në pjesët me të cilat ka bërë sexhde por tërë trupin, dhe prapë, era nuk dinte të ndalur. Dola nga dhoma e pastrimit dhe vërtet ndihesha keq. Njëri nga të afërmit e tij, që nga pamja shihej se ishte i devotshëm, më dha një kupë ujë dhe me pyeti: A vërejte ndonjë shenjë?????
Kjo pyetje edhe më shtoi bindjen time se ky njeri paska patur një rrëfim por cili është as unë nuk e di madje as nuk pyeta.
Mirë, inshaAllah, mirë- u përgjigja. Ai do të shkoj atje me atë që ka përgatitur...
Imagjinoni vëllezër dhe motra që ndonjëri prej nesh të jetë sikurse ky plak, a do ta dëshironim këtë për vete?! Nëse nuk kemi dëshirë, gjë që unë e di për secilin prej nesh, atëherë le të nxitojmë para se të na paraprijë caktimi i Allahut duke e lutur Atë që vdekja jonë të jetë vdekje e mirë!
II
O ju që keni lënë namazin, dëgjoni!
O ti që ke braktisur namazin, a ke dëshirë të vdesësh në këtë mënyrë?
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Lexues i nderuar,
Ja ne prapë takohemi për të kaluar çaste në rrëfimin e disa përjetimeve që pata gjatë pastrimit të kufomës së një të vdekuri. Paraprakisht duhet ta dini se këto ngjarje nuk ua rrëfej që kohën tuaj ta kaloni duke dëgjuar apo lexuar “ngjarje të çuditshme”. Jo, dhe pasha Allahun, sikur të ishte për qëllime të tilla kurrë nuk do t’i shkruaja. Këto ua transmetojmë që të merrni mësim dhe të këshilloheni ngase i lumtur është ai që këshillohet nga ndodhia e tjetrit dhe i dëshpëruar e i humbur është ai, që nga ndodhia e tij marrin mësim të tjerët.
Kah ora 11 e mbrëmjes më telefonoi një i ri se djali i tezes kishte vdekur në një aksident trafiku dhe se kufoma e tij tani ishte në spital. Pas pak arrita në spital dhe pashë se nga ndodhia e aksidentit e deri tani nuk kishte kaluar as një orë e plotë. Kur hyra në dhomën e emergjencës pashë trupin e tij të shtrirë të mbuluar me një çarçaf të bardhë. Ia hoqa çarçafin dhe pashë si ai ishte një djalosh që nuk kishte kaluar të 18-tatë ende. Ishte në rininë e hershme. Në tru kishte një hemorragji (derdhje gjaku) të madhe dhe kishte shumë gjymtyrë të thyera. Filluam procedurën e pastrimit shumë shpejt pasi që mjeku na këshilloi për një gjë të tillë ngase hemorragjia me gjasë, pas ftohjes së trupit, do të rritej. Filluam pastrimin por gjatë pastrimit iu shfaq një shenjë, e cila lëndoi zemrën dhe e shqetësoi shumë atë. Për Zotin o vëllezër dhe ju motra, prej pjesës së lartë të krahut e deri mbi kokë, në pjesën më të lartë të saj, ngjyra e trupit i ndryshoi. Nuk ishte e zezë. Ishte tamam si një re, hije. Që ta kuptosh më mirë ngjarjen, dorën tënde largoje nga tastiera dhe do ta vëresh qartë dallimin e shndritjes në mes vendit ku e pate dorën dhe pjesës tjetër të tastierës. Këtë e kam për qëllim…Fytyrën e kishte të mërrolur…Pas pastrimit ia falëm xhenazen këtij djaloshi dhe e dërguam në varreza. Isha i pari që zbrita në varr ta pastroj sipërfaqen e poshtme dhe t’ia largoj gurët. Vet unë e pastrova atë pjese por shikoni, vëllezër dhe motra, unë vet e pastrova atë pjese, por Pasha Allahun filloi të shfaqet një pamje tmerruese. Filluan disa krimba të vegjël t’ia mbulojnë trupin. Nuk di nga dilnin, sigurisht se prej trupit të tij jo. Fillova t’i largoj me dorën time por pa dobi; e largoja një hipte mbi të tjetri. E lamë në varr ashtu dhe e mbuluam me dhe. Pas ca ditësh më erdhi në xhami një djalosh i ri, i cili ishte musliman i mirë dhe më pyeti: A ti e pastrove filanin? Thashë: Po. A vërejtje diç të pazakonshme? - më pyeti. Jo, përveç gjërave të mira asgjë tjetër nuk pashë- ia ktheva. Më tha, dëgjoni vëllezër dhe motra, më tha se ai nuk falte namaz. Ai falte një farz e linte shumë sosh…Thashë në vete: Ky qenka shkaku i krimbave.... E lus Allahun ta ketë falur dhe mëshiruar!
O ju që keni lënë namazin, mendoni!
O ju që keni lënë namazin dhe kaloni kohen pranë TV-së, internetit apo lojërave të ndryshme, a keni dëshirë të vdisni në këtë mënyrë?
A doni një përfundim të tillë? Shpejto vëlla e pendohu ngase do të vijë dita kur do të ndiesh keqardhje dhe pishmanllëk por do të jetë tepër vonë…
III
Nga fytyrëngrysuri në të buzëqeshur
Nuk dua t’ua marrë kohën tuaj, dua të kthehem e tua rrëfej një tregim prej atyre që përjetova dhe përjetojmë zakonisht në dhomat e pastrimit të kufomave…
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
E lus Allahu që mua dhe ju të na bashkojë në Xhennetet e Firdevsit!
Nuk dua t’ua marrë kohën tuaj, dua të kthehem e tua rrëfej një tregim prej atyre që përjetova dhe përjetojmë zakonisht në dhomat e pastrimit të kufomave…
E fala namazin e drekës dhe u nisa për në shtëpi. Gjatë rrugës një djalosh i ri më njoftoi në celular se babai i tij kishte ndërruar jetë dhe se ai tani gjendej përpara vendit ku bëhet pastrimi i të vdekurve. E ndërrova drejtimin dhe kur arrita atje një pamje i shkaktoi dhimbje zemrës sime. Një grup vëllezërish në një veturë të vjetër ndërsa i vdekuri ishte i vendosur aty. Më erdhi keq shumë se si nuk patën mundësi ta siguronin një veture pakëz më të mirë për ta sjellur babain e tyre me të. Ata nuk më njoftuan më herët që ta merrja kufomën me veturën e pastrimores sonë. E futëm në dhomën e pastrimit dhe krahas dy djemve të rinj që sapo kishin filluar të merreshin me këtë punë, kërkoi edhe njeri nga bijtë e tij të na bashkëngjitej gjatë pastrimit. Kur ia zbuluam kokën pashë se i vdekuri ishte burrë afër përfundimit të 50-tave. Në fytyre vëreheshin qartë mundimet dhe dhimbjet e agonive të vdekjes. Fytyrën e kishte të mërrolur ndërsa dhëmbët e tij të sipërme kishin kafshuar fort buzën e tij të poshtme. E pastruam këtë kufomë dhe pas përfundimit e pyeta të birin e tij: A dëshiron dikush ta përshëndes kufomën para se ta mbulojmë me qefin fytyrën e tij? Jo, kryeje qefinosjen e tij, ndoshta e zëmë namazin e ikindisë,- u përgjigj ai. Befasisht një e trokitur në derë. Ishte njëri prej djemve të tij që jetonte në një qytet tjetër. Ai deshi ta shikonte babain për herë të fundit. Ia shpalosa fytyrën kësaj kufome por një befasi e këndshme nga pamja e këtij të vdekuri, që asnjëri prej nesh nuk do ta kishte imagjinuar. Dy djemtë që me ndihmonin kishin hyrë neë dhomën e ndërrimit të rrobave. I vdekuri që shpalosa fytyrën e tij thuajse nuk ishte ai që më parë pastrova. Kishte ndryshuar tërësisht. Fytyra, nuk ishte ajo që thashë më herët se ishte e mërrolur me dhëmbë që kishin kafshuar buzën e poshtme, jo, në fytyrën e tij vërehej buzëqeshja, dhëmbët i ishin kthyer ashtu siç ishin, madje nga buzëqeshja dukeshin të gjithë. Fytyra e tij tashme reflektonte fytyrën e një njeriu të qetë, të rehatuar dhe të kënaqur. Bërtita me zërin tim më të lartë: Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) dhe e putha në ballë këtë të vdekur. I thirra dy ndihmësit dhe iu thashë: A është ky i vdekuri që e pastruam më herët?! I pari brohoriste: Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) ndërsa i dyti nuk mundi ta përmbante veten nga lotët. Vërtet ky është një nder i madh dhe shenjë për një sinqeritet të pranuar. Pyeta për të dhe gjendjen e tij? Sa e mirë që ishte: namaz, agjërim, djalë që kishte mësuar Kur’anin përmendësh dhe tani ishte mësues i Kur’anit...Ky burrë i vdekur vazhdimisht e kishte nxitur dhe stimuluar këtë djalë për mësim të Kur’anit dhe materialisht e kishte përkrahur gjithnjë.
E lus Allahun t’ia lartësoj gradat dhe neve së basku me të të na ringjalle në shoqëri të krijesës më të pastër, Muhammedit, alejhi’s selam!
IV
Muzika...
Kthehemi prapë tek ju që së bashku të hyjmë në atë dhomë prej së cilës frikësohen shumë veta. Prej njerëzve, ka madje që frikësohen edhe t’i afrohen asaj. Kësaj radhe do t’ua rrëfej një tregim interesant. Një tregim prekës deri në pikë të fundit. Isha udhëtar për në Taif dhe pak para udhëtimit kujdestari i pastrimores së kufomave më telefonoi:
Ku je?
Jam në shtëpi dhe po bëhem gati të udhëtoj- ia ktheva.
Shko, Allahu të bekoftë- më tha.
A ka ndonjë lajm?- e pyeta.
Tri kufoma do të sillen pas pak ngase ka ndodhur një ndeshje në trafik.
Do të vij edhe unë- i thashë.
Jo, mos eja- më tha. U nisa për në Taif por ende pa e lëshuar Xhidden dikush më telefonon. Ishte prapë kujdestari.
Es selamu alejkum!
We alejkumus selam!- ia ktheva.
Patjetër duhet të kthehesh ngase çështja qenka tepër problematike- më kërkoi. Pas gjysmë ore arrita dhe kufomat ende nuk kishin arritur. Pas pak erdhi vetura. Djaloshi që voziste dhe ndihmësi i tij ishin të shokuar…Kjo nuk ka ndodhur më parë. Vetura ishte e pajisur me kondicionim të fortë që pengonte daljen e erërave jashtë. Erdhi vetura dhe u hap dera. Ishin tri kufoma të meshkujve. Po i quaj të meshkujve ashtu siç na treguan ndryshe nga aksidenti nuk dallohej gjinia.
I futëm brenda. Ishim pesë veta dhe i ndamë kufomat për pastrim. Kujdestari dhe një ndihmës morën një kufomë, dy të rinjtë dhe një ndihmës morën një kufomë ndërsa robi i varfër i Allahut, unë, vetëm, e morra kufomën e tretë. Rasti im ishte më i vështiri. Trupi ishte ndarë në tri pjesë: gjoksi, barku dhe këmbët. Në fillim u mundova t’ia heqja rrobat por nuk munda. Përveç pjesës së kofshës asgjë nuk kishte mbetur. Nuk munda t’ia zhvesh rrobat. Nga beli nuk dilnin assesi pantallonat. Pas disa përpjekjeve dhe prerjes se rripit i tërhoqa pantallonat. U mundova ta largoj mishin por diç, diç, diç ishte e varur-lidhur në xhepin e majtë. Ishte diç brenda xhepit dhe eshtrave të thyer që kishte depërtuar në mes të trupit. Me vështirësi e nxora kur ja kjo gjë ishte: Kasetë me muzikë. Kjo gjë ishte kapur për xhepit të majtë në trup dhe brenda trupit ishte shkatërruar. Gjaku i tij ishte përzier me shirit të kasetës. Pasha Allahun, shiriti i kasetës kishte mbështjellur zorrët në mënyrë të frikshme. Zemra ime filloi të rrahë fuqishëm. O Allah, çfarë përfundimi është ky?! Vdes ndërsa kaseta me muzikë është në xhepin e tij! Shiriti i ishte ngjitur për eshtrave dhe i ishte mbështjellur mishit dhe zorrëve. O Zot, çfarë përfundimi është ky?! Me vështirësi arrita ta nxjerri këtë shirit ndërsa lotët kishin vërshuar sytë e mi. Gjatë tërë kohës së pastrimit thosha: O Allah, fale këtë të vdekur, o Allah përfundimin tonë bëje të mirë!
O vëllezërit e mi!
O ju që dëgjoni muzike ditë e natë, a nuk keni frikë që të zbresë tek ju meleku i vdekjes ndërsa ju jeni në këtë gjendje? A nuk keni frike të vdisni duke dëgjuar muzikë? A mos iu ka mashtruar afatizimi i Allahut e ju tash bëni mëkate haptazi. O Allah, sa i butë që je! Pendohu para se të dyluftojë vdekja ngase asaj nuk mund t’i besh ballë. Këtë të ri nuk e priti vdekja derisa ta largoj kasetën prej xhepit të vet. Allahu e di se çka ka dëgjuar ai para vdekjes së tij.
E lusim Allahun për ne dhe juve falje e shpëtim!
V
Vdekja e Imamit të Qabesë
Si të mos pikëllohet zemra dhe si të mos lotojë syri kur unë po e pastroj imamin e Qabesë së Shenjtë?!
I pastër qoftë Ai, që e nderoi të gjallë dhe të vdekur!!!
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
12 Dhu’l Ka’deh 1426 (sipas hixhrit)
Ora dhjetë e natës. Në telefon më arriti lajmi i vdekjes së Dr. Ali Xhabirit…Namazi i xhenazes do t’i falet pas ikindisë në varrezat fejsalije…Befasi e pakëndshme. Imami i Qabesë, i cili për 9 vite me radhë me zërin e tij të ëmbël përshkonte anët e shtëpisë së Allahut. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! O Zot më shpërble për fatkeqësinë time dhe më dhuro të mira pas saj! E luta Allahun me tërë qenien time që të më begatonte me mundësinë për pastrimin e tij! Por unë nuk kisha asnjë informacion se ku është trupi i tij tani. Pas shkëmbimit të disa informacioneve me disa vëllezër kuptova se trupi i pajetë i imamit gjendej në një spital të veçante. Kishte vdekur afër orës nëntë të mbrëmjes dhe e kishin vendosur në morg. U dakorduam me bijtë e tij rreth pastrimit por ata kishin rënë në hall ngase shumë hoxhallarë kishin kërkuar të nderoheshin me këtë gjë.
U ndieva keq shumë por e luta Allahun për hoxhën dhe fatbardhësisht Allahu ma plotësoi duanë. Në mëngjes, në ora tetë, erdhi një lajm sihariques. Abdullahu, djali i hoxhës, më informoi se kishin pajtuar që unë ta pastroja kufomën. Nxitova në drejtim të spitali. Tërë personeli mjekësor ishin tubuar tek morgu që të merrnin pjesë në bartjen e hoxhës deri tek dhoma e pastrimit. Kah ora nëntë filluam pastrimin. Abdullahu, unë dhe një pastrues. Dëgjo, hoxha ishte i shtrirë dhe askush përveç ne të treve nuk ishte në dhomë. Ishte shtatlartë por për Zotin kur e bartëm u çuditem ngase ishte shumë i lehtë. Shikuam njeri tjetrin me habi. Si ka mundësi një burrë trupmadh të jetë kaq i lehtë?! Nuk është kjo këshilla. Nuk është ky mësimi që merret nga ky tregim. Kur filluam t’ia zhveshim rrobat pamë se trupi i tij ishte normal dhe thuajse nuk kishte hyrë fare në frigorifer (morg). Trupi i tij nuk ishte i ngrirë. Ishte vetëm një ftohje normale që kap një të vdekur i cili nuk hyn fare në morg. As këtu nuk është këshilla e mësimi. Kur ia zbuluam fytyrën pame një buzëqeshje impozante. I thashë birit të tij, Abdullahut: Shikoje këtë buzëqeshje! I rrodhën lot nga sytë. As këtu nuk është këshilla e mësimi.
Prej përvojës sime shumëvjeçare në pastrimin e kufomave kam vërejtur se nëse trupi hyn në morg dhe qëndron dy orë ai ngrihet madje në disa raste në trup gjenden edhe pjesë të akullta që shkrihen pas nxjerrjes. Nëse e vendos dorën tënd mbi bark të të vdekurit mendon se e ke vendosur në ndonjë pllakë të ftohte të qelqit....Por me hoxhën ndodhi e kundërta. Ai qëndroi në frigorifer plot 12 orë dhe kur ia kapa dorën ajo lëvizte normal. E shikova ndihmësin tim dhe ai filloi t’ia kap dorën tjetër, e cila po ashtu lëvizte normal. Më shikonte i mahnitur. Abdullahu i qëndronte tek koka. Kur ka hyrë në frigorifer?- e pyeta. Mbrëmë kah ora nëntë e mbrëmjes- mu përgjigj. Allahu Ekber (Allahu është më i madhi)- bërtita me zë të lartë. ثshtë prej gjërave më interesante që më kanë ndodhur. Të qëndrojë 12 orë në frigorifer dhe të mos ngrihet aspak kjo vërtet është mahnitëse! Abdullahu dhe ne të dy qamë.
E falëm namazin e drekës në xhami e më pas e bartëm kufomën në drejtim të vendit, që zemra e tij ishte shumë e lidhur me të. E bartëm tek vendi ku njerëzve iu printe si imam. E bartëm tek vendi prej te cilit e njohu bota mbarë. E dërguam tek Qabeja. Nuk do t’iu rrëfejë për grumbullin e njerëzve. Nuk do t’iu tregoj për turmën e madhe teë atyre qeë përcollën veturën e bartjes se kufomës. Nuk do t’ua përshkruaj kohen e gjatë që bëmë në rrugë për shkak të kallaballëkut. Nuk do t’iu flas për shumë lot që pamë. Të gjithë luteshin për hoxhën. Në varrezat zyrtare ishte varri i tij. Varrezat ishin përplot policë që rregullonin dhe ruanin rendin në trafik. Allahu të mëshiroftë o Dr. Ali b. Abdullah Xhabir! E lusim Allahun e Madhëruar që hoxhën tonë të nderuar ta dërgojë në fqinjësi të sahabeve dhe të krijesës më të respektuar, Muhammedit, alejhi’s selam në Xhennetet e Larta!
VI
Muslimane e vërtetë!
Tregimi që sot do t’ua rrëfej ka një karakter tjetër. Shkakun sigurisht se do ta mësoni. Një djalosh që e njoh mirë më thirri në telefon derisa isha në orar të punës, më përshëndeti me selam dhe më tha: A je i zënë në punë?
Po- ia ktheva.
Mbesa ime (vajza e vëllait) pak kohë më parë vdiq. Duam që të vish.
Menjëherë po nisem- iu përgjigja.
Në cilin spital jeni?
Nuk jemi fare në spital- mu përgjigj.
Atëherë po vij në shtëpinë tuaj- i thashë.
Jo, jo, as në shtëpi nuk jemi- më tha.
Ne rregull, atëherë ku është kufoma e vajzës?- pyeta i habitur.
Ne jemi në qendrën e mësimit të Kur’anit përmendësh për femra.
Me zërin më të larte bërtita: La ilahe il-la Allah, Vallahu ekber! (Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut! Allahu është më i madhi!)
Shkuam në objektin tonë të pastrimit të kufomave, e morra ambulancën dhe u nisëm drejt kësaj qendreje. E morëm kufomën dhe u nisëm drejt spitalit (ku pastrimin do ta bëjë ndonjë grua). Gjatë rrugës mësova tregimin e saj. Dëgjojeni këtë tregim që të merrni mësim prej tij. Ishte një vajzë e re, që kishte një martesë katër vjeçare. Allahu nuk e kishte begatuar me fëmijë. Ishte vajzë me moral dhe fetare e madhe. Kishte pak ditë që vuante nga anemia. Këtë ditë, ajo së bashku me burrin e saj u ngritën para namazit të sabahut. Burri i saj ishte imam xhamie. Kur u kthye pa se gruaja e kishte shtruar mëngjesin. Pas ngrënies dhe para se burri të shkonte në punë, gruaja kërkoi që të shkonte në qendër të mësimit të Kur’anit përmendësh.
Sot dukesh e lodhur, lëre e shkon ndonjë ditë tjetër- i sugjeroi burri.
Ajo refuzoi dhe nguli këmbë që atje të shkonte.
I dha leje.
Shkoi atje dhe hyri në test ditor të asaj që kishte mësuar përmendesh. A e dini se sa faqe të Kur’anit testonte për çdo ditë?A e dini se sa ishte obligimi i saj ditor për përsëritje në këtë qendër? Ishte një xhuze i plotë. Ku janë burrat, djemtë dhe gratë tona sot?
Nxënëset u ngritën ta falin namazin e duhasë. Pas namazit ajo ndiente një rëndim në frymëmarrje. U tubuan rreth saj mësueset dhe e dërguan në dhomën e tyre. I telefonuan burrit të saj, i cili erdhi me shpejtësi. Ajo ndiente dhimbje. A të dërgojmë në spital?- e pyeti burri.
Jo- u përgjigj.
Atëherë po e sjellim një mjek këtu- sugjeroi.
Jo, unë po vdes tani-shtoi ajo.
Pas pak ajo kaloi në fqinjësi të Allahut të Madhëruar. Ajo vdiq pas faljes së namazit të sabahut në kohën e tij. Ajo vdiq me Kur’an në dorë. Ajo tha përmendësh një xhuz (pjesë) të tërë. E fali namazin e duhasë e më pas e dorëzoi shpirtin e saj tek Allahu.
O Allah, sa vdekje e mirë! O Zot, sa përfundim i mirë! Kush prej nesh nuk ka dëshirë një vdekje dhe përfundim të tillë?!
Allahu nuk begaton me një vdekje të tille askënd përveç atyre që vepruan sikur ajo motër jona. Shikoje punën tënde që ta dish se si do të jetë fundi yt. O ti që dëgjon muzike, o ti që konsumon alkool, o ti që han nga pasuria haram, a ke dëshirë që të vdesësh me këto gjëra? Nëse jo atëherë ndërro rrjedhën e veprave tua që Allahu ta ndërroj fundin tënd.
Allahu të mëshiroftë oj motër dhe të begatoftë me Xhennetet e Tij dhe në fqinjësi të të dashurit të Tij, Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam!
Amin! Amin! Amin!

Vellezer te nderuar keto jan disa nga tregimet qe kam perzgjedhur per ju me qense ka shum dhe teper interesante ndoshta kam postuar pak shum po me jan dukur me teper edhe si keshilla dhe mesim per ne. E lus All-llahun xh.sh te na mshiroj, mekatet te na i fale, agjerimin te na lehtesoj, imanin ne zemer te na forcoj, friken ndaj tij te na e shtoj, dashurin ndaj Tij dhe Pejgamberit a.s te na shtoj. E lus All-llahun qe te gjithve te na bashkoj ne xhennetin e tij jara belale min. AMIN Insha All-llahu te ala.
Aty ku ja kam qellu eshte prej All-llahut subhanehu we teala aty ku kam gabu eshte prej meje dhe shejtanit. Ju pershendes me pershendetjen me te mire ne siperfaqen e tokes dhe te qiellit me te bukur dhe te embel pershendetje e cila do jete edhe ne xhennetin e All-llahut xh.sh Es - selamu alejkumu we rahmetullahi we berekatuhu.
 
Që të më dojë burri im…

Një grua shkoi te një dijetarë duke menduar se ai është magjistar dhe kërkoi nga ai që ta bëjë një magji, me të cilën pastaj burri i saj do ta dojë atë më shumë se çdokush në botë që e don gruan e tij.
Por, ai duke qene dijetarë dhe edukatorë i tha asaj: Ti po kërkon një gjë që nuk është e lehtë, po kërkon një gjë që është shumë e madhe. A do të jeshë e gatshme të bartësh çdogjë me te cilen do të ngarkoj?

- Ajo tha: Po.
- I tha: Dëshira yte nuk mund të plotësohet, përveç nëse me bjen një qime nga qafa e luanit.
- Tha: Luanit?!
- Tha dijetari: Po.
- Tha ajo: Si mund ta bëjë këtë pasiqë luani është egërsirë dhëmbëshkyese dhe mund të me mbytë, a nuk ka ndonjë zgjidhje më të lehtë dhe më të sigurtë?
- I tha asaj: Nuk mund të plotësohet dëshira yte, që të të dojë burri aq shumë, përveç nëse e bën këtë. Por, ti mendo mirë se mund të gjeshë zgjidhje të përshtatshme që t'ia arrijsh këtij qëllimi.
U kthy gruaja, dhe filloi të mendojëe si ta arrijë këtë, por vështire t'i gjente vetës zgjidhje. Atëherë u takua me disa gra, të cilave u besonte dhe nga të cilat dilte dituri dhe urtesi. Njëra prej tyre i tha, se luani mund të të kafshojë vetëm kur është i uritur, andaj ti ushqeje mirë dhe ngope me mish, që pastaj të jeshe e sigurtë prej demit te tij.
E mori gruaja këtë këshille, mbushi qeset me mish, dhe u nis rrugës për të realizuar dëshiren. Filloi nga larg t'ia hedh mishin luanit, derisa dita ditës duke iu afruar pak nga pak, arriti që të qëndroj përballe luanit, duke mos pasur dem nga ai, pasiqë ai nuk dyshonte në dashurine dhe mirësine e saj, dërisa filloi t'ia perkdhele koken, dhe arriti që të marrë një qime prej qafës se tij.
Pasi e mori ate, filloi më të shpejtë dhe përplot gëzim, të kthehet të dijetari për të cilin mendonte që është magjistar, që t'ia jep qimen dhe ta realizon ëndrren e saj, e ta perfitojë zemrën e burrit të saj njëherë e përgjithmonë.
Kur e pa dijetari qimen qe ia kishte sjelle ajo, e pyeti:
- اka bërë... si arrite deri te kjo qime?
- Ajo iu përgjigj: Së pari kam përdorë metode të logjikshme dhe shumë te përshtatshme, derisa ia zbuta zemrën luanit, e pastaj gradualisht, me durim të shumtë, dhe me mund maksimal.
Kur i dëgjoi dijetari fjalët e saj, tha:
- Oj robëreshe e All-llahut, burri yt nuk është asnjëherë me i ashper dhe me i egër se luani, andaj përdore ndaj burrit tend metoden që ke perdorë ndaj luanit ,zbutja dhe përfitoja zemrën atij ,ashtu siç ia fitove luanit, e pastaj jep mund dhe duro, do të fitosh atë që ke kërkuar.
 
haha, e bukur kjo, e kam lexuar edhe me pare... me pelqen..
 
Ju lutemi që t'ia merrni vetes dy minuta për të lexuar këtë:

Paramendini sikur t'ju ndodhë juve kjo...

Një ditë gjatë faljes së namazit të xhumasë, mëse 1.000 persona- xhematë kanë qenë të befasuar kur i kanë parë dy persona të maskuar duke hyrë mbrenda, që të dy kishin qenë të mbuluar prej kokës e deri te këmbët me të zeza dhe mbanin automatikë në dorë.
Njëri prej tyre kishte thënë:
'Nëse ka dikush që dëshiron që ta marr plumbin në emër të Allahut, qëndroni aty ku jeni.'
Përnjëherë, xhemati u shpërnda, dhe prej 1. 000 sa ishin, kishin mbetur vetëm rreth 20.
Njeriu i cili kishte folur e kishte heqë maskën, kishte shikuar imamin dhe kishte thënë:
'Në rregull Maulana, i hoqa qafe të gjithë hipokritët- munafikët. Tani mund të filloni predikimin- hytben'
Mëpastaj, të dy burrat u kthyen dhe dolën jashtë.
 
Hallalli dhe harami

Një djalë i ri gjithmonë thonte në Qabe: O All-llah ndihmësi i të drejtave…O Ndihmësi i atyre që mbrohen nga haramet. O Zot të falenderoj dhe të lavdëroj Ty.Kjo gjë I tërhoqi vëmImageendjen njërit dhe e pyeti të riun. Përse bën gjithmonë të njëjtën lutje, nuk di lutje tjetër?Djali nisi ti tregojë: para 7-8 vitesh isha përsëri në Qabe dhe gjeta një qese plot me flori.Brenda në të kishte plot një mijë flori. Nga brenda një me thoshte: me këto flori bën këtë e këtë.Thash me vete jo, kjo qese nuk është e imja, kjo është e dikujt tjetër nëse e përdor është haram”.Në këtë kohë njëri po thonte: “A ka gjetur ndo njëri një qese?”E thirra atë dhe e pyeta: “ Si është ajo qesja? Brenda në të çfarë ka?Ma tregoi se si ishte qesja dhe tha që brenda në qese ka një mijë florinj. Unë iu thashë ja qesen e ke këtu.



Burri hapi qesen dhe më dha tridhjet florinj.Shkova në treg , aty pashë se po shisnin një shërbëtor të vogël ishte me fytyrë të pastër. Pastërtia e këtij fëmije më bëri përshtypje u shkova pranë.I pyeta sa doni për këtë shërbëtor? Më thanë tridhjetë florinj.Tridhjetë florinjtë që më dha burri ua dhashë atyre dhe mora fëmijën.Fëmija ishte një djalë shumë i sjellshëm dhe i mirë. U gëzova shumë që e mora.Djali më tregoi historinë e jetës së vet:Më tha unë jam djali i udhëheqësit të Fasit. Paska qenë e shkruar për tu bërë shërbetor.Pas disa muajsh dolëm bashkë me shërbëtorin tim në treg.Në treg pamë tre burra të pa njohur. Shëbëtori më tha këta janë njerëzit e babait.Tani ata më gjetën mua do kërkojnë që të më shitësh tek ata. Ti je njeri i mirë mos prano të më shesësh nën tridhjetë mijë florinj.Ata erdhën pranë meje dhe më thanë a na e shet këtë shërbëtorin neve duam ta blejmë? U thash po.Thanë të japim gjashtëdhjetë mijë florinj. I thash nuk bën.Shkuan duke e shtuar deri ne njëzet mijë florinj. I thashë mos u lodhni kot nën tridhjetë mijë florinj sbëhet.Unë me ato tridhjetë mijë florinj hapa vend pune. Bëra tregti u bëra më i pasur.Një ditë më thanë shokët është një vajzë e mirë e një familjes shumë të mirë dhe të pasur.I ati i ka vdekur tani shpejt. A pranon që të martojmë me të?Unë pranova. Pa vonuar u lidh kurora dhe filloi të vinte paja me deve të mbushura plot.Mes të gjithash në pajë më vrau syrin një qese, pyeta gruan çfarë është kjo qese?Më tha brenda në të ka 970 florinj, babai këte qese e kishte humbur në Haxh.Tridhjet prej tyre ia ka dhënë të riut që e kishte gjetur qesen e të tjerat mi bëri mua dhuratë dhe më tha bijë këtë qese e vë në pajë.Thash me vete pra këto florinj që paskam gjetur në Qabe paskan qenë të miat. Nëse nuk do ia kisha dhënë të zotit do më kishin ardhur nga një rrugë haram mua.Ndërsa tani më erdhën nga një rrugë hallall. E falenderova dhe e lavdërova shumë Atë që më ruajti mua nga haramet dhe më dha shumë të mira.

RRISKU I NJERIUT PER TE GJITHE JETEN E TIJ ESHTE CAKTUAR DHE VJEN NGA ALL-LLAHU XH.SH. POR MENYREN E MARRJES SE TIJ NGA HARAMI OSE NGA HALLALLI E ZGJIDHNI VETE JU.
 
Titulli: Postoni nga nje tregim, apo histori te vertet...

DASHURIA PثR NثNثN

Tregimi në vijim është një ngjarje e shkurtër, mirëpo shumë tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetëm me shpresë se do t’u pëlqej shumë...Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.



Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me një grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë: E di shumë mirë se sa e doni atë. Gruaja për te cilën me këshillonte shoqja ime te kaloj çaste me te, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë që nënën time ta vizitoj shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohën që ta ftoj nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nëna u be merak kur ma dëgjoi zërin, nuk e kishte zakon që te flas me dikën në kohë te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mirë jam Nënë - iu përgjigja. Te telefonova nga koshienca për te kaluar disa çaste me ju. Me pyeti: Vetëm ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pëlqen propozimi yt... Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se te vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll me tha: Biri im, te gjithëve iu kam thënë se sonte do te dalë me djalin tim, dhe që te gjithë janë gëzuar, andaj te gjithë me padurim presin kthimin tim për t’ua sqaruar hollësitë e këtij takimi. Shkuam në një restaurant jo te zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë, nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej sikur te ishte një zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listën e gjellërave, edhe pse Nëna nuk ishte në gjendje te lexonte përveç shkronjave te mëdha. Gjërsa po lexoja listën e ushqimeve, Nëna me shikonte me një buzëqeshje te gjerë, me dy buzët e saja te çara, me ndërhyri, duke thënë: “Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ju”, ndërsa tani ka ardhur koha te ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. اlodhu dhe pusho nëna ime – i thashë. Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë te rëndomtë, me përjashtim te nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë sa që koha ishte bërë shumë vonë. Pasi që u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, Nëna m’u drejtua me këto fjalë: Kam dëshirë që te dalim sëbashku përsëri, mirëpo me kusht që unë të paguaj? Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh, me erdhi lajmi se Nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër.



E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë te shkurtër që unë asgjë nuk munda te bej për te. Kaluan ca ditë dhe nga posta me arriti një letër e dërguar nga restauranti, në te cilin kishim darkuar unë dhe Nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali te shkruara nga dora e Nënës sime: “Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta përshkruani vlerën e asaj nate, në te cilën darkuam sëbashku. Te dua shumë biri im”. Në këtë moment, arrita te kuptoj domethënien e fjalës “Dashuri” apo “Te Dua”.




Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore te kësaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër ashtu siç beri Nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë me shumë sesa Prindërit, e në veçanti Nëna. Dhuroja kohën te cilën ata e meritojnë...Duhet ditur se ky është obligim i Allahut dhe i Prindërve, prandaj këto gjëra nuk shtyhen. Me këtë rast, me ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibën Omeri: “Nena ime është e moshuar, nuk mund te lëvizë fare, dhe me duhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojën...nganjëherë nuk ka fuqi që ta përmbanë veten keshtuqë, kryen nevojën duke qenë në duart apo shpinën time...A mendon se unë e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibën Omeri u përgjigj: A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ju vepronit kështu me Nënën tuaj?! Ju po i shërbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo iu shërbente juve, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte duke shpresuar jetën dhe lumturinë tuaj”. Vërtet dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top