Posta në shtëpi me biçikleta

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në 101-vjetorin e krijimit të saj Posta Shqiptare nisi një shërbim të ri qytetarët. Letrat dhe materialet postare do të dërgohen në shtëpitë e qytetarëve me biçikletë.

"Jemi këtu së bashku për të filluar këtë projekt të ri që ka të bëjë pikërisht me përdorimin e biçikletave për sistemin të shpërndarjes. Eshtë një mundësi shumë e mirë e jona që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të shprehim gjithë miqësinë tonë ndaj mjedisit, përgjegjëshmërinë tonë ndaj komunitetit, por është një mundësi njëkohësisht për të ulur kostot e shërbimit dhe për të sjellë një nivel më të lartë të performancës sonë ndaj qytetarëve",
tha Ardit اela, drejtor i Postës Shqiptare.

Ky projekt do te pilotohet si fillim ne Tirane e me pas do te shtrihet ne qytete te tjera te vendit me trafik te renduar.
Posta Shqiptare sot mbush 101 vjet qe nga krijimi i saj.
Top Channel


***********

Një sistem që Posta e Francës e përdor shumë .. Cdo ditë takohem me postieren e lagjes time, e cila me biçikletën e saj shpërdan letrat, kutitë etj etj dhe e qeshur gjithmonë, përshëndet njërzit e lagjes; që tashmë janë bërë si të shtëpisë për atë vajzë ..
Më pëlqen si sistem do ishte mirë të përdorej nga pak në të gjitha qytetet shqiptare, dhe për më tepër mbron ambjentin nga ndotja ..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Posta në shtëpi me biçikleta

Sa bukur..:)) Nisem fantastike,i shalla shtrihet ne gjithe Shqiperin..!!
 
Titulli: Posta në shtëpi me biçikleta

E ku ka sherbime postare ne shqiperi, e nje dokument qe shkon me post ne shqiperi , qytetari duhet te vej ne zyrat e postes per ta terheq ate dokument ... sa kam qen une sdi tme ket ardh ndonje dokument ne shtepi, eshte i vetmi institucion qe sherbimet i ka zero! Kta thone per bicikleta o.O
Ah po ndryshe ndodh me shperndarjen e pensioneve, duhet te paguash ca lek me shume qe postieri te vij vet ne shtepi te sjell pensionin ... por dhe kjo s'eshte sherbim falas! E pensionistet e shkrete me mire preferejone te presin me ore te tera para postes ( pritje ne kemb) te marin pensionin sesa ti paguajne ato lek per ti sjell postjeri vet.
 
Titulli: Posta në shtëpi me biçikleta

bukur ,nje xhirim i mundshem jetegrafik...le te perditesohen edhe sherbime tjera .marrsh nga mbas te tjera bereqete moj perparesi me dy rrota .hahha
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top