Portrete pa makiazh,,,

1- "kater sy te mbyllur drejt gjendjes civile"...

parodi dashurie​

historia e Sokolit è per te qeshur e per te qare.E' x te qeshur se ne kete gabim nuk è Sokoli qe bie i pari.E' x te qare se te tilla gjera nuk duhet te ndodhin....te cilat bashkojne ne nje unitet dramen klasike dhe opereten.
Sokoli ra ne dashuri,jo me shikimin e pare ,por pa e pare fare! E ndjeu.Ndjeu se diku prane ishte ajo qe do t'i behej gruaja e ardhshme.Pastaj e pa...Ajo shetiste buze detit me shoqet.E ndali.I propozoi.Ajo nuk pranoi.Ia perseriti propozimin.Vajza u lekund.Djali i deklaroi se po te mos pranonte te lidheshin,ai do te mbytej ne det! Ajo nuk e la te mbytej.
U lidhen.Cila ishte ,e kujt ishte,sa ishte ,ç'kishte e ku kishte - nuk kishin rendesi! Vogelsira banale.Dashuria qendron mbi keto vogelsira.Kjo ishte nje dashuri klasike dhe per Gonxhen e tij Sokolit i vinin ne buze dhjetera melodi klasike

Kur me vjen gonxhja perballe,kur
me vjen,
me vijn' pallatet verdalle ,frymezimi
me rremben
kur me ze Gonxhja perdore ,kur​
me ze ,​
puf-puf nis me rreh zemra ,​
puf-puf-puf, nis me rreh​
ulemi bashke ne lendine,​
rreth e rreth veç trendeline,​
eh,eh,eh lum si ne​
!
kur e pyes x farefisin ,per babane,per shtepine,
nuk kuptoj as dhe nje fjale veç shijoj melodine,,,​
kur e pyes lexon libra thote jo nuk ka kohe,​
s'lexon,por mendon x mua ,sa me do ,o bobo​
si te beka dashuria here luan,e here buf,​
ja martohem,ja martohem, ja bej puf​
![/CENTER]

Dhe u martua Sokoli me Gonxhen...<<Vdes per ty- vdes per mua.S'ka force qe na ndan>>,e pllaq e plluq e denger e menger.Meqe s'kishin c'te benin filluan t'a njihnin njeritjetr...Tani po kishin kohe te njiheshin.Ishte nje njohje gazmore.Pakenaqesite nuk zgjatnin.Akull nuk behej se nuk e linte dielli i dashurise.Nje dite Sokoli vuri re se Gonxhja ,njeren bebeze kish me te bardhe se tjetren ! E ku t'a vinte re me pare ?! Ai i mbyllte syte kur e perqafonte...
Kurse Gonxhja kish filluar te ndiente se kur vinte era nga deti,dhe Sokoli gjendej ne mes ,hunden e saj e godiste nje arome ferneti.Nuk e pat ndier me pare.E ku te linte era e trendelines!
Gonxhja ka qejf te ndjeke ne televizor perrallat e femijeve.
Sokoli nuk shkon kurre te psonise!
Gonxhja nuk di te qepe nje pulle ne kemishe .Ta qep bashke me kanatieren.Uh !
Sokoli flet ne gjume.Puh !
Gonxhes i ngallosen dhembet nga i kuqi i buzeve dhe nuk di te beje byrek.
Sokoli vonohet me shoke dhe prish gjysmen e rroges.
Gonxhja rri nete te tera nga e ema.Po e zgjati do t'a ndaj.
Puna è sa te vije ndarja ne mendje ,pastaj mendja punon vete:Ndarje-ndarje-ndarje !
Asnjeri nga te bdy nuk e kupton se keqkuptimet e vogla ne shtepi duhen kapercyer dhe se bashkshortet duhet te respektojne njeritjetr.e te mos shohin vec qejfet e tyre.
Jo , jo ...Tani Sokoli x Gonxhen,nuk è me sokol,por buf...Gonxhja x te shoqin ,nuk è me gonxhe ,por nje lule e vyshkur.Mallkuar qofte dita qe dolen buze detit e u njohen.Tani duan te shohin me sy pellgje. I urrejne dhe detet dhe liqenet !
Tani kenga e dikurshme e Sokolit nuk ka me melodi ,nuk ka me mjalte:

[CENTER
]Kur me vjen Gonxhja perballe ,​

kur me vjen,​
me vijne pallatet verdalle ,​
me perzjen,me perzjen.​

Kur vjen e me thot' mirembrema,
kur me vjen ,pershendet,​
duket plake si e ema ,
pa lezet,pa lezet.​

Kur me hedh doren ne qafe ,
trembem mos bej ndonje gafe,​
nuk e zgjas me kete pune,
une jam burre e nuk jam buf !​
Ja do ndahem,ja do ndahem,
ja, bej puf-puf !​
[/CENTER]
SHUME NGA JU DUAN TE DINE SESI MORI FUND KJO HISTORI...mua me duket se historia e vertete mbaroi...se per te pajtuar Gonxhen e Sokolin u futen ne valle familjet e shoqeria ,por ne fund te fundit, ç'rendesi ka kjo ?!
U be , ç'u be - kurre mos u befte me !

komedi me nje akt : PELLUMB KULLA .​
 
Redaktimi i fundit:
skeçe,,,portrete pa makiazh,,,(II).

1- fantazia e nje burokrati...

Nje zyre.Nje dere e mbyllur ku lexohet me germa te medha: <<ndalohet rreptesisht hyrja jashte orarit te pritjes>>.Orari i pritjes 12 - 14.>> Dera hapet vetvetiu dhe shfaqet interieri i zyres.Nepunesi è i thelluar ne leximin e revistes <<shkenca&jeta>>.

nepunesi- (duke u shkeputur nga leximi) : interesant! ketu thuhet se ne polin e veriut nata vazhdon gjashte muaj.Pastaj vjen dita tjeter.(Duke psheretire).Atje ta kisha zyren.Te ka lezet shpirti ti thuash tjetrit : <<eja neser>>.


2-Ne dyqanin <<gjysme te gatshme>>.

shitesja- banaket i kemi plot me asortimente gjysme te gatshme.
bleresi - ketu keni gjera ose aspak te gatshme ose te gatshme fare.
shitesja- pa he, ju lutem!
bleresi - bifteket psh.kane tere ate pune per t'u pergatitur,,,ku e keni ju gjysmen e punes?
shitesja- po therja e vicit,rrjepja,copetimi ?!
bleresi - kurse djathi è gati.vezet gati...s'te mbetet vec t'i hash.
shitesja- sepse keni qejf t'i bini shkurt !...me vezet ju mund te beni supe pule.
bleresi (e korigjon) : supe me veze.
shitesja - supe pule po them.vezet mund t'i vini te ngrohen.Te dalin zogj,,,te rriten.
bleresi - ohu! Me kenaqet.
shitesja- pse c'dashkeni ju ? gati fare? Ne i kemi gjysme te gatshme !



3-djali,babi,mami...

babi- m'u duk sikur u zgjua djali.
mami (pasi ve vesh) - jo,po fle.Ju befte mami ! E kam mbuluar mire.Shyqyr filloi te flase. E degjove sot ne mengjes? Sa lezet i kishte kur tha <<mama>>.
babi- i kishte lezet,por ama tha <<baba>>.
mami- <<mama>> !
babi- <<baba>> ! Vete ndertimi i fjales <<baba>> è me i lehte. <BA-BA>!
mami - fjala e pare qe meson cdo femije è <<mama>> !
babi - s'è e vertete ! Fjala e pare qe kam thene une x shembull,è <marmelate> !
mami- ti ben perjashtim !
babi - dhe djali yne ben perjashtim.Tha baba.Pike.Diskutimet mbyllen.
zeri i bebit - (qe tej) BABA ! (qan). BA-BA !
babi - (qe perton te ngrihet). He moj,tundu ! MAMA ,po therret . Nuk degjon ?! Tundu !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Portrete pa makiazh,,,

ALMA RRJEDH NGA MAJMUNI​

(tregim i nje vajze 4-vjecare)


Sot ne kopesht,kur po shikonim ca revista me kafshe, edukatorja na tha nje gje qe nuk e kishim degjuar me pare:
-Ne njerezit rrjedhim nga majmuni!
-Edukatore , te gjithe? - e pyeta une.
Pa perjashtim, - tha edukatorja e iku e na la vetem.
Floriani dhe Brikena filluan te qanin.Pastaj filluan te qanin dhe nja dhjete te tjere.Ishin qe te gjithe nga 4 -vjece dhe qe te gjithe rridhnin nga majmuni.Erdhi edukatorja e mezi i pushoi.Ne e pyetem perseri edukatoren,qe te na e shpjegonte ,po ajo na e preu:
- Pushoni se ju s'merrni vesh.Eshte shkencore...Ne nuk e pyetem me se ajo bertet pastaj.Nje dite kur Eriona, shkeli barin ku kullosnin disa lope, edukatorja tha:
- Te dashur femije, Eriona shkeli qumeshtin, se bari behet qumesht.
E pyetem si behet, ajo tha :mbylleni gojen, se kjo è shkencore...
Po pune e madhe per bariun . Mua me mbeti mendja tek majmuni! Dmth dhe xhaxhi Liku ,qe shet kartolina ngjitur me kopshtin tone rridhte nga majmuni, dhe xhaxhi Stefani qe kishte hipur mbi shkalle e rregullonte antenen, rridhte po nga majmuni. Ia tregova gjyshes.
- Nuk e di x te tjeret, - tha gjyshja, po fisi yne ,me c'mbaj mend une,jo njehere.Majmune s'kemi pasur ne.
Vrapova tek gjyshja tjeter,mami i mamit. Ajo u inatos:
- Majmune nga raca jone?! C'jane keto marrezira ! Ne ne fis kemi pasur vetem njerez te pashem e me shendet te plote.
U gezova, oh sa u gezova ! Kur erdhi babi nga puna ia tregova gjithe historine duke qeshur.
- S'ka gje per te qeshur ,- tha ai.Vertet ne rrjedhim nga majmuni.Po ti s'ke njohuri shkencore e nuk e merr vesh.TANI ME LER REHAT SE JAM I LODHUR.
Shkova tek mami.Ajo po lante ne govate.
- Do s'do ti , ne rrjesdhim nga majmuni.Puna , na beri nje ,po hiqmu se kam akoma pune ! Shko fli ! DHE ME DEBOI NGA BANJA .
U shtriva po nuk flija dot.Pastaj me zuri gjumi.U zgjova shpejt.Kot qe na e thane kete shkencoren.Tani une nuk e dija si ishte e verteta.Rrjedhim apo jo nga majmuni.Se ca thone po e ca thone jo.
Une vendosa : e verteta è si thone gjyshet.Ato jane te vjetra dhe e dine me mire.Pra, une rrjedh nga gjyshet e nga gjysherit e mi, qe jane aq te mire e aq te bukur.
Majmunet...Po deshen le te pelcasin nga inati !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top