Porto Romano, miqtë e Berishës pronarë të tokave dhe impianteve

Зngjεll

___________
Gazeta “Albania” zbuloi përfshirjen e pronarit të “BG&R” në Porto Romano
Nga: Habjon Hasani

Amerikanët e kompanisë “BG&R”, të cilët organizuan fushatën e vitit 2005 për PD-në, janë pronarë tokash dhe impiantesh në Porto Romano nëpërmjet blerjeve që ka bërë Damir Fazlliç, miku boshnjak i Kryeministrit tonë. Të martën kryeministri Berisha “vulosi” shpalljen e zonës së Porto Romanos si Park Energjitik, por “fatlumët” rezultojnë të jenë vetëm miqtë e kryeministrit, që me shkathtësi kanë blerë me çmime simbolike këto toka, që tashmë kanë marrë një vlerë të jashtëzakonshme. E gjithë historia fillon në janar të vitit 2005, kohë kur një kompani rumuno–shqiptare (me selinë qendrore në Holandë), e quajtur “Rompetrol Grup”, vendosi të blejë disa hektarë tokë në Porto Romano për të ndërtuar një impiant gjigant të depozitimit të naftës. Në shtator të vitit 2005 kryeministër bëhet Sali Berisha, ndërsa firma “Rompetrol Grup” (e cila përbëhej nga dy filiale) atë kohë kishte probleme serioze me zyrat e Tatim-Taksave në Shqipëri. Fil pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet firma pajtoi si eksperte kontabël zonjën Shpresa Breçani, ndërsa si me magji dhe problemet me taksat u zhdukën dhe firma po operonte e qetë.

Lidhja

Më 8 maj të vitit 2007, datë në të cilën kreu rumun i kompanisë Bogdan Kostaçe e autorizoi me prokurë nga Amsterdami avokaten Flutura Kola të regjistronte një firmë të re të quajtur “Rompetrol Albania”. Kjo firmë u krijua si pasojë e bashkimit të aksioneve të “Rompetrol Grup” me një firmë qipriote të quajtur “Kelena”, me seli në Limasol të Qipros. Sipas prokurës nr. 610, firma “Rompetrol Albania” do të përfaqësohej pikërisht nga “Rompetrol Grup”, me 60 për qind të aksioneve dhe “Kelena” me 40 për qind të aksioneve. Përfaqësuesit e këtyre firmave ishin mbledhur në Amsterdam, ndërsa nga verifikimi i mëtejshëm i dokumentacionit zyrtar rezulton se pas firmës qipriote “Kelena” qëndron sërish biznesmeni Damir Fazlliç. ثshtë pikërisht kështu, Damir Fazlliç është pronar i firmës qipriote dhe është futur aksionar fill pasi firma “Rompetrol Grup” zgjidhi problemet me taksat në Shqipëri, ndërsa eksperte kontabël kishte Shpresa Breçanin, e cila rezulton eksperte kontabël dhe e firmës “Alpha” të Damir Fazlliçit. Sikundër me firmat që janë krijuar në Tiranë, edhe “Kelena” është krijuar në Qipro nga Fazlliçi vetëm në dhjetor të vitit 2005, pikërisht atëherë kur Berisha sapo ishte bërë kryeministër i vendit.

Kelena

Por firma qipriote “Kelena” fsheh dhe të tjera surpriza, pasi përveç Damir Fazlliç, në të rezulton pronar dhe Eduard Roxhers, i cili është njëkohësisht edhe pronari i kompanisë amerikane “BG&R”. Roxhers, ka qenë prezent në mbledhjen e bordit drejtues të firmës qipriote “Kelena ltd” së bashku me Damir Fazlliçin, kur kjo firmë vendosi të blinte 40 për qind të aksioneve të firmës “Rompetrol Grup” në Shqipëri. Dokumenti ekskluziv që riboton sot “Albania” tregon se në datën 20 mars të vitit 2007, në Florida të Shteteve të Bashkuara, Damir Fazlliç, pronar i “Kelena ltd” dhe Eduard Roxhers, i cili rezulton të jetë pikërisht pronar i firmës “Barbour Griffith & Rogers” (BG&R) kanë nënshkruar së bashku. Në dokumentin origjinal përcaktohet se me vendim të posaçëm, gjatë kësaj mbledhjeje, firma “Kelena ltd”, me seli në Limasol të Qipros, do të blinte 40 për qind të kompanisë “Rompetrol Grup”, ndërsa firma e re që do të krijohej do të quhej “Rompetrol Albania”. “Rompetrol Grup” kishte blerë ndërkohë që në janar të vitit 2005 tokë në Porto Romano për një impiant gazi dhe produktesh nafte. Gjithsesi, firma e re “Rompetrol Albania” (40 për qind aksionar Fazlliç dhe 60 për qind “Rompetrol Grup”) u regjistrua me një prokurë të posaçme nga Flutura Kola, e cila në këtë kohë ka qenë dhe anëtare në disa borde nën varësinë e Ministrisë së Transporteve.

BOX
Eduard Roxhers, amerikani që bleu toka nëpërmjet Damir Fazlliçit


Në mbledhjen e bordit të firmës “Kelena” në Florida, ku u vendos për krijimin e firmës “Rompetrol Albania”, Damir Fazlliç ka firmosur si pronari i firmës, ndërsa Eduard Roxhers në cilësinë e sekretarit. Por duke qenë se firma operon në Qipro, atëherë “loja” ndryshon dhe kështu ndryshon dhe roli i zotit Roxhers në gjithë këtë histori. Mjaft të konsultosh faqet juridike në internet që bëjnë përshkrimin e mënyrës së funksionimit të firmave qipriote. Sipas këtyre shpjegimeve, shpesh firmat qipriote përdorin një skemë e cila kontrollin nga aksionarët e bën të tërthortë. E thënë shkurt, një firmë me seli të shpallur (diku në Londër për shembull), mund të hapë shtatë ose më shumë filiale në Qipro, ndërsa për çdo vendim të rëndësishëm që firma londineze ndërmerr (nëpërmjet kontratave të firmosura nga filialet qipriote) aksionarët e firmës mëmë në Londër firmosin si sekretarë apo si përfaqësues sekretarialë të një tjetër firme qipriote, që është pjesë e rrjetit të firmave që kontrollohen nga Londra. Por, përveç skemës dhe studimeve të juristëve ndërkombëtarë rezulton se edhe vetë statuti i firmës “Kelena ltd” parashikon që një drejtor i firmës mund të firmosë në cilësinë e sekretarit. Kësisoj, ekzistojnë të gjitha hapësirat ligjore që ndonëse Roxhers ka firmosur si sekretar teknik, në të vërtetë ai të jetë një drejtues dhe aksionar i paketës së interesave që krijuan firmën “Rompetrol Albania”./Albania/
 
po bazona vetem ne titull sepse nuk e lexova nuk e di qka ka t'keqe nese jon miq apo armiq te berishes ? nese e kryjn pun siq duhet ?
 
Bën mirë të lexosh atëherë para se të flasësh e të postosh kot duke u bazuar nga një titull, pak lexim nuk bën keq jo :)
 
Back
Top