Porti në Vlorë, turistët me hidroplan në Shqipëri

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Për herë të parë në Shqipëri, në gjirin detar të Vlorës do të ndërtohet porti ujor hidroplan. Projekti që ka qëllim transportin e pasagjerëve, turistëve dhe mallrave nëpërmjet avionëve hidroplan, pritet të përfundojë brenda vitit 2013. Falë financimit të Bashkimit Europian dhe porteve përkatëse, me një vlerë financimi prej 80 mijë eurosh, nga të cilat 85 për qind nga BE-ja dhe 15 për qind nga Porti Detar Vlorë, është parashikuar të ndërtohet hidroplani ujor në zonën detare në afërsi të Akademisë së Marinës. Më pas, linja e transportit do të jetë ndërmjet disa porteve të rëndësishme siç është ai i Korfuzit, me Malin e Zi Kroacinë, si dhe disa porte të Italisë. Ndërkaq, nuk ka ende të dhëna se sa e kushtueshme mund të jetë kjo mënyrë e transportit, pasi ende nuk janë përcaktuar kompanitë që do të marrin përsipër menaxhimin e këtij porti dhe vlerën që do të përcaktojnë për turizëm apo edhe për transport pasagjerësh. Sipas drejtoreshës Fato Nuredini, Porti i Vlorës ka fituar të drejtën e këtij projekti pas një punë të gjatë të bërë nga Drejtoria e Portit, si dhe me ndihmën e partnerëve që prej vitit 2009. “Kemi fituar të drejtën si palë partnere në projektin, implementimin e transportit me hidroplan në zonën e Adriatikut, konfirmuar nga partnerët drejtues Lead Partner, provinca Teramo e Italisë. Projekti në nivel rajonal ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e një alternative transporti më të shpejtë nëpërmjet vendosjes së një linje të qëndrueshme me hidroplan. Kjo do aplikohet për herë të parë në Shqipëri, por projekti do të ndërmerret në zbatim nga sektorët privatë. Për këtë qëllim është krijuar dhe një komitet drejtues për hidroplanet në zonën e Adriatikut dhe portet përkatëse”, bëri të ditur drejtoresha e Portit, Fato Nuredini. Mësohet se palët përfituese në këtë projekt do të jenë Lead Partner Itali, Porti detar Vlorë, Porti i Barit, Ministria e Transportit, Mali i Zi, Rajoni i Puljas, Porti i Brindizit, Porti i Kroacisë, Prefektura e Korfuzit, ENAC Aviacion Romë. Zbatimi i këtij projekti është ndarë në 5 faza dhe do të përfundojnë në vitin 2013.
Vendet më të mira të përcaktuara në projektin e transportit ajror me hidroplan në Europë, janë Kroacia dhe Greqia, të cilat kanë pasur konceptin e përfitimit potencial në përdorimin e hidroplanëve për lidhjen ndërmjet vendeve shumë afër, apo të largët, duke bërë transportin e pasagjerëve apo mallrave sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt, si dhe thithjen e shumë turistëve që kanë avionë hidroplan personal apo të kompanive të ndryshme. Pritet përfundimi i dokumentacioneve, dhe më pas hedhja e tenderit dhe përcaktimi i firmave që do të marrin përsipër transportin me hidroplanë ujorë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa vende të tjera të rajonit.

vlore-zona-ku-do-ndertohet-hidroplanti.jpg


panorama
 
Titulli: Porti në Vlorë, turistët me hidroplan në Shqipëri

WestCoastAirFloatplane.jpgEpo mire kete po pres une, te vij ne Vlore.

Gjithsesi, gezohem per hapat para qe behen per zhvillimin e turizmit.
 
Titulli: Porti në Vlorë, turistët me hidroplan në Shqipëri

Sa mire ,investime te tilla ngren turizmin...Vlora i meriton keto ndryshime ......

368.jpg
 
Back
Top